Bë mirë!


 

Teksti i hadithit

روى ابن عمرَ رضي الله عنهما أنّ رجلاً جاء إلى النبيّ فقال: يا رسولَ الله، أيُّ الناسِ أحبّ إلى الله؟ وأيّ الأعمالِ أحبُّ إلى الله؟ فقال رسولُ الله : ((أحبُّ الناسِ إلى الله تعالى أنفعُهم للنّاس، وأحبّ الأعمال إلى الله سرورٌ يدخِله إلى مسلمٍ أو يكشِف عنه كربةً أو تقضِي عنه دينًا أو تطرُد عنه جوعًا، ولأن أمشيَ مع أخٍ في حاجةٍ أحبّ إليّ مِن أن أعتكِفَ في هذا المسجد ـ يعني مسجدَ المدينة ـ شهرًا، ومن كفَّ غضبَه سترَ الله عورته، ومن كظمَ غيظَه ولو شاء أن يمضيَه أمضاه ملأَ الله قلبَه رجاءً يومَ القيامة، ومن مشى مع أخيه في حاجةٍ حتى تتهيّأ له أثبتَ الله قدمَه يوم تزول الأقدام، وإنَّ سوءَ الخلُق ليفسِد الدّين كما يفسِد الخلُّ العسل)) حديث رواه الطبرانيّ في الكبير وابن أبي الدنيا في قضاء الحوائج وغيرهما، وسنده حسن عند المحقّقين من المحدّثين.

Transmeton Abdullah ibn Omeri, radijall-llahu anhuma, se një njeri erdhi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: o i Dërguar i All-llahut, cili njeri është më i dashur te All-llahu dhe cilat janë veprat më të dashura te All-llahu?

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha:

((أحبُّ الناسِ إلى الله تعالى أنفعُهم للنّاس، وأحبّ الأعمال إلى الله سرورٌ يدخِله إلى مسلمٍ أو يكشِف عنه كربةً أو تقضِي عنه دينًا أو تطرُد عنه جوعًا، ولأن أمشيَ مع أخٍ في حاجةٍ أحبّ إليّ مِن أن أعتكِفَ في هذا المسجد ـ يعني مسجدَ المدينة ـ شهرًا، ومن كفَّ غضبَه سترَ الله عورته، ومن كظمَ غيظَه ولو شاء أن يمضيَه أمضاه ملأَ الله قلبَه رجاءً يومَ القيامة، ومن مشى مع أخيه في حاجةٍ حتى تتهيّأ له أثبتَ الله قدمَه يوم تزول الأقدام، وإنَّ سوءَ الخلُق ليفسِد الدّين كما يفسِد الخلُّ العسل))

“Njerëzit më të dashur te All-llahu janë më të dobishmit për njerëzit, kurse veprat më të dashura te All-llahu janë:

– gëzimi i një muslimani;

– t’ia largoj një brengë;

– tia lajë borxhin;

– tia largoj urinë;

– të eci me një vëlla timin për ndonjë nevojë të tijë është më e dashur për mua se sa të qëndroj nëj muaj itikaf në këtë xhami (xhaminë e Pejgamberit);

– ai që e përman hidhërimin e tij, All-llahu ia mbulon të metat;

– ai që ngulfat mllefin e tij edhe pse ka mundësi që të hakmiret, All-llahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Kijametit;

– ai që ecë me vëllanë e tij derisa tia kryejë nevojë, All-llahu ia forcon këmbët atë ditë që shumë këmbë do të rrëshqasin.

Kurse sjellja e keqe e prish fenë ashtu sikurse e prish mjaltën uthulla”. (transmeton Taberaniu, Ibn Ebi Dynja, e të tjerë, hadithi është hasen. Shiko “Es-Sahiha”, nr. 903)

Një hadith shumë madhështor, i cili shkakton dashurinë ndaj All-llahut dhe dashurinë ndaj njerëzve, përhap frymën vëllezërore mes muslimanëve dhe i frocon marëdhëniet mes besimtarëve.

Hadith i madh i cili i përmban vlerat e moralit, edukatën e muslimanit, sjelljen e mirë dhe virtytet e larta.

Udhëzime që pastrojnë shpirtin, përmirësojnë shoqërinë dhe sjellin lumturi te individët dhe shoqëritë.

Këto udhëzime nuk i ke askund, në asnjë shoqëri dhe në asnjë civilizim, udhëzime të pashembullta, sepse vijnë nga:

إِنْ هُوَ إِلاَّ وَحْيٌ يُوحَى [النجم:4].

“Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet”. (En-Nexhm: 4).

Vëllezër musliman!

Do të ndalemi në sqarimin e këtij hadithi në disa pika.

Pika e parë: ky hadith potencon që të jemi të dobishëm për njerëzit në të gjitha format e mundshme, sepse kjo është shkak për të fituar shpërblime të mëdha.

Andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((أحبُّ النّاس إلى الله أنفعُهم للناس)).

“Njerëzit më të dashur te All-llahu janë më të dobishmit për njerëzit”.

Ky hadith i mëson muslimanët që të jenë dashamirë të së dobishmes, ta duan humanizmin, të jenë filantrop, tua duan njerëzve atë që ia duan vetes. Pa dyshim se ky hadith në këtë formë luan rol shumë të madh në ndryshimin e gjendjeve të këqija të shoqërive tona, ku dominon egoizmi, zilia, grykësia, moskujdesi për tjetrin, e kështu me radhë.

Shoqëria muslimane duhet ndërtuar në këtë formë ndryshe edhe nuk ban edhe nuk mundet.

Mund të jemi të dobishëm për tjerët nëse ua kryejmë nevojat që kanë, pa marë parasysh se a ka nevojë për pasuri, punë, detyrë, ose fjalë të mirë. Këtë mund ta bëjmë duke e mbrotjur nga zullumi, duke participu në ndjenjat e tij gjat gëzimeve dhe mërziave.

Ky rregull i madh në fe, rregulli i solidarizimit mes besimtarëve dhe kujdesi për tua kryer nevojat muslimanëve. Nga kjo pikënisje ka ardhur në këtë hadith detajizimi i këtij rregulli:

((ولأن أمشيَ مع أخٍ في حاجةٍ أحبُّ إليَّ من أن أعتكفَ في هذا المسجد شهرًا))

“… të eci me një vëlla timin për ndonjë nevojë të tijë është më e dashur për mua se sa të qëndroj nëj muaj itikaf në këtë xhami (xhaminë e Pejgamberit);..”.

((ومن مشى مع أخيه في حاجةٍ حتى تتهيّأ له أثبتَ الله قدمَه يومَ تزول الأقدام)).

“… ai që ecë me vëllanë e tij derisa tia kryejë nevojë, All-llahu ia forcon këmbët atë ditë që shumë këmbë do të rrëshqasin…”.

Këtë gjë e ka sqaruar edhe më shumë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në një hadith të cilin e transmeton Tirmidhiu ku mes tjerash thuhet:

((وإرشادُك الرّجلَ في أرض الضلالِ لك صدقة، وبصرُك للرجل الرّدِيء البصَر لك صدقة، وإماطتُك الحجر والشوكةَ والعظم عن الطريق لك صدقةٌ، وإفراغك من دلوك في دلو أخيك لك صدقَة)).

“Udhëzimi i njeriut në vend të humbur është për ty sadaka, të shikosh për njeriun me pamje të dobët është për ty sadaka, largimi i therës dhe ashtit nga rruga është sadaka, të shprazish nga kova yte në kovën e vëllaut tënd është sadaka”. (sahih, shiko “Vargun e haditheve të vërteta”, nr. 572).

Për këtë bamirësit dhe humanët janë kujdesur që tua kryejnë nevojat besimtarëve dhe të jenë të dobishëm për ta.

Hakim ibn Hizami radijall-llahu anhu, thotë:

(ما أصبحتُ صباحًا قطّ فرأيت بفناءِ داري طالبَ حاجة قد ضاقَ بها ذرعًا فقضيتُها إلاَّ كانت من النِّعَم التي أحمدُ الله عليها، ولا أصبَحتُ صباحًا لم أرَ بفنائي طالبَ حاجة إلاَّ كان ذلك من المصائبِ التي أسأل الله عزّ وجلّ الأجرَ عليها).

“Çdo ditë që kam gdhirë dhe kam parë në prag të shtëpisë sime ndonjë nevojtar, i cili ka qenë në ngushticë e i kam ndihmuar, këtë e kam konsideruar prej dhuntive për të cilat e faëlnderoj All-llahun, kurse atë ditë që nuk shihja te dera e shtëpisë ndonjë nevojtar atë ditë e konsideroja prej fatkeqësive, për të cilat kërkoja te All-llahu shpërblim”. (Ibn Ebi Dynja në librin me titull “Mekarimul-Ahlak”).

Pika e dytë: I ka potencuar ky hadith disa cilësi të veçanta dhe disa vepra që kanë shpërblim të madh te All-llahu, subhanehu ve teala, kurse prej tyre janë: largimi i brengës, larja e borxhit dhe largimi i urisë.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka urdhëruar këto vepra në hadithet e tija, sepse vetëm në këtë formë mund të demostrohet uniteti në një shoqëri dhe lidhshmëria e fortë mes tyre.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((أطعِموا الجائعَ، وعودوا المريضَ، وفكّوا العاني)) رواه البخاري

“Ushqeni të uriturin, vizitoni të sëmurin dhe çlironi të robëruarin”. (Buhariu).

Shikoni se si krijohen raporte të mira shoqërore. Si mendoni, nëse realizohen këto udhëzime pejgamberike ne jetën tonë, do të kishte ndonjë situatë të palakmueshme në jetën shoqërore?!

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

((ألا رجلٌ يمنَح أهلَ بيتٍ ناقةً تغدو بعُسّ ـ أي: قدحٍ كبير ـ وتروح بعسٍّ، إنَّ أجرها لعظيم)) متفق عليه.

“A ka kush i ofron i ofron kësaj familjeje një deve për të bartur enën e madhe, se kjo vepër ka shpërblim të madh”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ti që ke veture, ose ti që ke ndonjë mjet bartës shfrytëzoje për vehte dhe ndihmoi edhe tjerëve, ofroja të shërbehen edhe të tjerët, sepse në këët vepër ka shpërblim të madh te All-llahu, subhanehu ve teala.

Sa i përket faljes së borxheve ose larjes së borxheve, për vlerën e kësaj vepre flet Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

((كان رجلٌ يدايِن الناسَ، فكان يقول لفتاه: إذا أتيتَ معسِرًا فتجاوز عنه لعلَّ اللهَ أن يتجاوزَ عنَّا، فلقيَ الله عز وجل فتجاوز عنه))

“Ishte një njeri që u jepre njerëzve borxh. Djemve që e mbledhnin borxhin u thoshte: nëse takoni ndonjë të ngratë faljani, se ndoshta All-llahu na e fal neve. E kur e takoi All-llahun e gjeti se ia kishte falur mëkatet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Abdull-llah ibn Ebi Katadeja tregon se Ebu Katadeja e kërkoi një borxhli, kurse ai fshihej. Pas një kohe e gjeti, kurse ai i tha: jam në ngushticë. I tha: pashë All-llahun je në ngushticë? I tha: pasha All-llahun jam në ngushticë. I tha: kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

((مَن سرَّه أن ينجيَه الله من كُرَب يومِ القيامة فلينفِّس عن معسرٍ أو يضَع عنه)) رواه مسلم.

“Cilin e gëzon shpëtimi nga brengat e Ditës së Kijametit le tia lehtëson atij që është në ngushticë ose le tia fal borxhin”. (Muslimi).

Këto cilësi i kanë patur burrat e mëdhenjë nga brezi i parë i muslimanëve.

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, thotë: “Ebu Xhaferin e quanim babai i të ngratëve, sepse shkonte në shtëpi e nëse nuk gjente asgjë, na sillte enën ku kishte mbetur pak mjaltë dhe ne lëpinim atë që kishte mbetur”. (Tirmidhiu).

Ebu Berzete El-Eslemiu kishte me vehte një enë të veçantë me përshesh në mëngjes dhe në mbrëmje, të cilin e kishte të rezervuar për të vejat, jetimët dhe të ngratët. (“sijer”, 3/42).

Ali ibn Husejni, radijall-llahu anhu, mbante bukë në shpinë gjatë natës dhe i përcjellte të ngratët në erësirë dhe thoshte:

“إنّ الصّدقةَ في سوادِ اللّيل تطفِئ غضَبَ الربّ”

“Sadakaja në erësirën e natës e fik hidhërimin e Zotit”. (“sijer”, 4/393).

Muhamed ibn Is’haku, rahimehull-llah, thotë: njerëzive të Medinës u vinte ushqimi e ata nuk e dinin se nga ju vjen. Kur vdiq Ali ibn Husejni, u mungoi ai ushqim që u vinte natën dhe e kuptuan se ai paska qenë. Andaj thuhej se ai kujdesej për njëqind shtëpi në Medinë”. (shiko: “Zevaiduz-Zuhd”, fq. 166).

Shubeja, rahimehull-llah, thotë: Kur vdiq Zubejri, Hakim ibn Hizami e takoi Abdullah ibn Zubejrin e i tha: sa ka lënë borxh vëllau im? Tha: një milion. Tha: unë i laj pesëqind mijë prej tyre.

Shikoni se sa janë interesuar për njëri tjetrin ata burra të devotshëm, sa janë kujdesur për të ngratët dhe nevojtarët, sa shumë janë kujdesur për shoqërinë, andaj ata edhe meritojnë të jeni shembulli ynë.

Pika e tretë: Ky hadith stimulon futjen e gëzimit dhe lumturisë në zemrën e muslimanit, me fjalë të mirë, me ndihmesë të ndryshme, me participim në brengat e tija, etj.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((أحبُّ الأعمال إلى الله سرورٌ تدخِله على مسلم))

“… veprat më të dashura te All-llahu janë: gëzimi i një muslimani;…”.

Kurse në hadithin tjetër Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na i tregon disa cilësi me të cilat duhet të pajisemi dhe stolisemi për të sjellur gëzim dhe lumturi në shoqërin në të cilën jetojmë, duke thënë:

((لا تحقِرَنّ من المعروف شيئًا ولو أن تلقَى أخاك بوجهٍ طلق)) رواه مسلم

“Mos nënçmoni asnjë të mirë, edhe në qoftëse është takimi i vëllaut i buzëqeshur”. (Muslimi).

Pastaj tregon se buzëqeshja konsiderohet edhe sadaka, një vepër e cila shpalos shpirtin human që ka besimtari në raport me vëllan e tij:

((تبسّمُك في وجه أخيك صدَقة)) رواه الترمذيّ وابن حبّان والبيهقيّ وإسناده حسن

“Buzëqeshja në fytyrën e vëllaut tënd është sadaka”. (hasen, Tirmidhiu).

Këto cilësi i kanë poseduar burrat e devotshmë nga gjeneratat e para dhe kanë dhënë shëmbull konkret në këtë drejtim. Zbatimi i këtyre porosive pejgamberike ka qenë edhe shkaku i cili i ka bërë ata fatlum dhe shoqëri e artë në historinë njerëzore.

Pika e katërt: Ky hadith thërret në posedim edhe të një vlerë të lartë, e ajo është posedimi i durimit kur të hidhërohet njeriu dhe përmbajtja e vetes gjatë mllefosjes.

Durimi gjat hidhërimit dhe përmbajtja e vetes gjat mllefosjes është prej veçorive të burrave të mirë dhe cilësi prej cilësive të njerëzve të devotshëm.

All-llahu, subhanehu ve teala, i sqaron këto cilësi në Kur’an duke thënë:

وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَوَاتُ وَالأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ * الَّذِينَ يُنْفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنْ النَّاسِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ [آل عمران:133، 134].

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit”. (Ali Imran: 133- 134).

Komentatorët e Kur’anit kanë thënë: “frenimi i mllefit” ka domethënien se njeriu ka mundësi të hakmiret, mirëpo këtë nuk e bën, ai nuk shfaq as fjalë e as vepër e cila mund të kuptohet si hakmarje edhe pse ai ka mundësi ta bëjë këtë gjë.

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka sqaruar vlerën e përmbajtjes së vetes gjatë mllefosjes duke thënë:

((من كظمَ غيظًا وهو قادِر على أن ينفذَه دعاه الله على رؤوسِ الخلائق حتى يخيِّره من الحورِ ما شاء)) رواه الترمذيّ وأبو داود وسنده حسن

“Ai që frenon mllefin edhe pse ka mundësi të hakmiret, All-llahu do ta thërret në prani të gjithë krijesave dhe do ti jep të zgjedh prej cilave hurija dëshiron”. (Hasen, Tirmidhiu).

Kurse në transmetimin e Ibn Maxhes qëndron:

((ما من جُرعَة أعظم أجرًا عند الله من جرعَةِ غيظٍ كظمها عبدٌ ابتغاءَ وجهِ الله))[19]

“Sa gëlltitje me shpërblim më të madh se sa gëlltitja e hidhërimit për hirë të All-llahut”. (hasen, Ibn Maxheja, shiko: “sahihu Ibn Maxhe”, nr. 3377).

Asnjëher njeriu nuk duhet ti lejoj vetes që të marrë vendim kur të është i hidhëruar, sepse secilin vendim që do ta mer në atë gjendje më shumë do të sjell pasoja negative se sa zgjidhje të problemit. Andaj edhe nga kjo këshillë Pejgamberike e përfitojmë edhe këtë mësim pedagogji, që vendimet tona mos të mirën në afekt dhe si reagim i ndonjë presioni ose padrejtësie, por duhet duruar në goditjen e parë dhe duhet pritur që të na kalojë hidhërimi dhe mllefi, e pastaj të marrin ndonjë vendim ose qëndrim, pa dyshim se këto qëndrime dhe vendime që do të mirren pas largimit të hidhërimit, do të jenë të sakta dhe të gjithdobishme.

Pika e pestë: Ky hadith qorton moralin e keq dhe tregon se morali i keq edhe fundin e ka të keq.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ardhur për të përsosur moralin, u ka sjellu njerëzve një sistem të madh moral, i cili i ka fisnikëruar edhe beduinët më të pagdhendur.

Me moral të lartë e ka lavdëruar All-llahu në Kur’an duke thënë:

وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ (4)

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”. (El-Kalem: 4).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në shumë hadithe e ka sqaruar vlerën e moralit të mirë duke thënë:

((ما مِن شيءٍ أثقَلُ في ميزانِ المؤمِن يومَ القيامة من خلُق حسَن، وإنَّ الله يبغِض الفاحشَ البذيء)).

“Nuk ka gjë më të rëndë në peshojën e besimtarit Ditën e Kijametit se sa morali i mirë, kurse All-llahu e urren ate që flet fjalë imorale dhe të keqin”. (sahih, Tirmidhiu).

Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka treguar se njeriu me moral të mirë arrin gradën e atij që fal namaz nate dhe agjëron vullnetarisht duke thënë:

إن المؤمن ليدرك بحسن خلقه درجة الصائم القائم

“Besimtari me moralin e tij të mirë arrin gradën e agjëruesit (vullnetar) dhe atij që fal namaz nate”. (sahih, Ebu Davudi).

Disa dijetar të selefit kanë thënë:

“سوءُ الخلُق سيّئةٌ لا تنفَع معها كثرةُ الحسنات، وحُسن الخلق حَسنةٌ لا تضرّ معها كثرةُ السيّئات”

“Morali i keq është e keqe që me te nuk ban dobi sasia e madhe e të mirave, kurse morali i mirë është një e mirë që nuk ban dëm sasia e madhe e të këqijave”.

Transmeton Imam Ahmedi me sened të vërtetë nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, i cili tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

يا رسولَ الله، إن فلانة تكثِر من صلاتها وصيامِها وصدقتها غيرَ أنها تؤذِي جيرانها بلِسانها، قال: ((هي في النار))، قال: يا رسول الله، إنّ فلانة تذكُر من قِلّةِ صلاتها وصِيامها وإنها تتصدّق بالأثوارِ مِن الأقِط ولا تؤذي جيرانها، قال: ((هي في الجنة)).

“O i Dërguar i All-llahut, një grua fal shumë namaz, agjëron shumë dhe jep sadaka shumë, mirëpo u pengon fqinjëve me gjuhën e sajë? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: ajo është një zjar. Pastaj i tha: o i Dërguar i All-llahut. Një grua nuk falet shumë, nuk agjëron shumë dhe nuk jep sadaka shumë, sadaka jep pjesë të vogla nga tlyni, mirëpo nuk i dëmton fqinjët? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: ajo është në xhennet”.

Ska dilem se sjellja dhe morali i mirë i sjellin këto shpërblime, kurse sjellja e keqe ta prish fenë sikurse uthula që e prish mjaltën, sepse i hap dyert e veprave të këqija dhe e shpien njeriun në gabime shkatërruese.

Besimtar të nderuar!

Keni frikë All-llahun dhe përgjigjuni Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ju thërret në gjëra të cilat ju gjallërojnë, kapuni për këto virtyte të larta, pajisuni dhe stolisuni me to, nëse dëshironi të jeni të lumtur dhe fitimtar.

Hutbeja e dytë

All-llahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, familjen e tij të pastër dhe të ndershme, shokqët e tij fisnik dhe të sinqertë dhe mbi të gjith ata që ecin rrugës së tyre deri në Ditën e Kijametit.

Besimtar të nderuar!

Jemi në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, andaj duhet të përgaditemi.

Përgaditja nuk është vetëm mbushja e frigoriferave me ushqime të llojllojshme, mirëpo ajo që është më e rëndësishmeja është të përgaditemi psiqikisht dhe me iman për ta pritur këtë mysafir të nderuar.

Prej gjërave që konsiderohen si përgaditje shpirtërore janë edhe këto:

1- Vendose të largohesh nga mëkatet që i ke bërë deri tani;

2- Vendose ti shtosh veprat e mira që i ke bërë deri tani;

3- Vendose ta shtosh leximin e Kur’anit dhe bërjen e dhikrit, që së paku një herë gjat këtij muajit ta bësh hatme Kur’anin, në mos ma shumë.

4- Vendose që gjëtë këtij muajit ta përmirësosh sjelljen dhe moralin tënd, ashtuqë kur të përfundon ky muaj i bekuar ta ndërrosh veten tënde tërësisht.

5- Pajisu me një pendim të sinqertë dhe të pastër, i cili të çon në këtë muaj të pastër nga çdo mëkat.

Këto janë disa porosi që duhet ti kemi parasysh dhe të bëjmë nijet për punë të mira, sepse ai që e bën nijet ta bëjë një punë të mirë, All-llahu ia shenon si një vepër të mirë, siç transmeton Imam Muslimi në sahihun e Tij, nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

إِنَّ اللَّهَ وَمَلائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا صَلُّوا عَلَيْهِ وَسَلِّمُوا تَسْلِيمًا [الأحزاب:56].

اللهمّ صلِّ على النبيِّ المصطفى المختار، اللهمّ صلّ عليه ما غرَّدت الأطيارُ وأزهرت الأشجَار وهطَلت الأمطار، اللهمّ صلّ عليه ما سالت الأوديةُ والأنهار وفاضت العيون والآبار، اللهمّ صلّ عليه وعلى المهاجرين والأنصار وعلى جميع الآل والصحب والأخيار…

All-llahun e lusim që të na e shton dijen dhe besimin!

All-llahun e lusim që të na jep dije të dobishme, vepra të mira dhe rizk hallall!

All-llahun e lusim që të na jep nga të mirat e kësaj bote dhe nga të mirat e ahiretit!

All-llahun e lusim që të na mundësoj ta arrimë këtë muaj ashtu si i ka hije një besimtari të devotshëm dhe serioz! Amin.

Përgaditi: Bekir Halimi

 

Hutbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *