Irani dhe demokracia e tij


 

Disa shkrimtarë kështu mendojnë, madje e cilësojnë Iranin si shtet demokratik, kurse në botën arabe nuk ka demokraci të këtij lloji. Ta pranojmë hipotetikisht se në Iran ka demokraci, pasi që ka zgjedhje dhe parlament, mirëpo ajo sërish bën shtypjen dhe zullumin më të madh të një pjese të popullit të vet dhe ithtarët e këtij shteti bëjnë kriminalitetin më të keq, nga i cili turpërohet njeriu.

 

Po, në Iran ka votime dhe ka parlament, mirëpo të gjitha këto institucione mund të shpërbëhen me një shkrim të atij që ka titullin vilajetul-fekih dhe zëvendësi i Imamit. Homeini në vitin 1988 publikoi se interesi i shtetit është mbi çdo gjë, madje edhe mbi ligjet dhe adhurimet islame, sikurse jane haxhi, agjërimi, etj. Pastaj kur tentoi zëvendësi i tij Hamnei që ta komenton këtë mendim se ka për qëllim interesin e shteti në suaza të sherijatit e qortoi Homeini në një letër të hapur, ku edhe një herë përsëriti potencimin e interesit të shtetit para sherijatit dhe se i lejohet Imamit t[i vëndon në pushim tekstet e sherijatit për ta mbrojtur shtetin. (shiko shkrimin në revistën El-Kuds El-Arabij, me datë 28-8-1996, Abdulvehab Efendi).

 

Institucioni Vilajetul-Fekih në realitet është mbi kushtetutën dhe mbi popullin, është referenca e fundit e mbarë pushtetit. Kjo referencë është më afër imamit të pagabuar. A është kjo demokraci? Ku është liria e popujve tjerë? Në Iran ka Belush, Turkmen, Kurd, Arab, kurse këta nuk kanë të drejta dhe liri sepse janë Ehli Sunnet. Disa lider arab në rajonin e Ahvazëve tregojnë se shteti i Iranit nuk pranon regjistrimin e fëmijëve arab me emra arab, kurse sa i përket shkenctarëve të Ehli Suneti nga populli Belush ka shumë raste të vrasjes të tyre dhe kjo është shumë e njohur. Ajo që e bëjnë bashkëpunëtorët e Iranit në Irak janë aq të mëdhaja sa që edhe fëmijën e kaplojnë thinjat dhe kjo manifeston nivelin shumë të ultë në të cilin ka ardhur njerëzimi, madje ajo që janë duke e bërë këta në Irak paraqet sadizmin në format më të këqija që ekzistojnë në botë.

 

Ata që lavdërojnë demokracinë e Iranit a kanë dëgjuar se çka janë duke bërë njerëzit e Iranit në Irak me fëmijët e Irakut, ata vëndojnë fëmijën në furë para syve të prindërve të tyre? A kanë dëgjuar për grupet e vdekjes, të cilët i masakrojnë viktimat para vdekjes dhe pas vdekjes? A kanë dëgjuar për shpërnguljen e dhunshme të Ehli Sunetit nga Bagdadi dhe vendeve tjera, gjëra që janë shumë të qarta dhe njohura, sepse mediat vazhdimisht na i tregojnë. Nëse çështja ndalet te demokracia, edhe Izraeli pretendon se ka demokraci, mirëpo i bën llojet më të këqija të shtazarisë kundrejt popullit palestinez. A kemi haruar demokracinë e Amerikës, e cila asesi nuk mund të krahasohet me demokracinë e Iranit? A kemi haruar se çka është duke bërë me botën islame, shkatërrime, vrasje dhe përkrahje të verbër për sionizmin? A kemi haruar demokracinë e Britanisë, e cila llogaritet si demokracia më e vjetër në botë, e cila e ndau botën islame në pjesë të shumta dhe i vjodhën thesaret e tyre?

 

A duhet tua falim të gjitha gabimet sepse janë demokrat? A do të ngadhnjen Islami nëse dominon bestytnia, idhujtaria, iracionaliteti të cilin e promovon Irani dhe projekti i tij safevit? A ngadhnjeu Islami kur arritën në pushtet Hashashijunët, Karamitët dhe Ubejdijunët, të cilët e prishën botën islame dhe bashkëpunuan me armiqtë?

 

Flasim për demokracinë, e kjo nuk domethënë se ne jemi dakord me tiraninë, ashtu sikurse nuk domethënë pranimin e demokracisë, si mendim politik të plotë, i cili ndërlidhet me nacionalizmin, liberalizmin dhe kapitalizmin. Fotografia e kësaj demokracie ka filluar të dridhet në vendin e vet, sepse është mendim njerëzor, shkrimet janë shtuar në kritikimin dhe shpalosjen e negativiteteve të tija. Shumë shkrimtar dhe mendimtar në perendim kanë mendim se demokracia nuk u përgjigjet nevojave të njeriut në lidhje me lirinë e vërtetë dhe stabilitetin. Votuesit janë të lirë në momentin e votimit, mirëpo pastaj situata kthehet në skllevërim të njerëzve, sikurse thotë Ruso në një kompleks shoqëror. Shumë shkrimtar dhe mendimtar kanë folur për krizën e demokracisë, kurse Martan Hedler e manifeston frikën e tij duke thënë: jemi duke shkuar në udhëkryq. Filozofi bashkëkohorë grek Kastor Jadis sistemin politik në perendim e përshkruan si totalitarizëm të egër dhe nuk sheh zgjidhje për shoqërinë perendimore, nëse gjendja vazhdon në këtë drejtim. Kurse historiani i njohur Tëinbi nuk sheh mirësi në liberalizëm, i cili mendon se duhet të çlirohemi nga çdo besim apo gjëra të trashëguara dhe dëshiron që të sheh njerëzimin duke ecur në rrugë të caktuar dhe të qartë, ashtu sikurse mendojnë edhe besimtarët në Zot.

 

Njerëzit e demokracisë në perendim i kanë lërë principet që të shndërrohen në agjent të ndërmarjeve të mëdhaja ose në fytyra mediale, ashtu sikurse vërehet edhe zvoglimi maksimal i njerëzve që dalin në votime, kjo domethënë ikje nga participimi politik, sepse e shohin se premtimet që i japin kandidatët për deputet janë gënjeshtra. Disa shkrimtar mendojnë se demokracia është në frymëmarjet e fundit për shkak të orientimit drejt një shoqërie perandoriale, sikurse është shoqëria europjane. Zgjidhja sipas autorit të librit “Fundi i demokracisë” Mari Gajhani është nevoja për një revolucion shpirtëror.

 

 

Muhamed Abdeh

 

Përktheu: B.H. 

 

Analiza politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *