Logjikimi konstruktiv dhe liria e shprehjes


 

Edhe elita e cila dominon në qarqet e vendimmarjes akoma i arsyeton veprimet e tyre kriminele me preteks të luftës kundër terorizmit dhe me arsyetimin se është duke e përhapur demokracinë, paqën, drejtësinë shoqërore, të drejtat e njeriut, edhe nëse ky akcion shkakton therrjen e këtij “njeriu”!

 

Kjo media, e përkrahur nga politika e fuqisë, i injoron rregullat logjikore të cilat i sjellin rezultatet e hidhura të terorizmit dhe insiston në mosdebatimin e tyre në mënyrë konstruktive dhe serioze, andaj biseda e kësaj medie për këtë fenomen rrotullohet rreth gëzhojës dhe aspak nuk depërton në esencën e problemit.

 

Në Britani, pas shpërthimeve të Londrës, opinioni publik ndërkombëtar ka vërejtur një ndryshim thelbësor të gjuhës mediale, sepse dolën në shesh disa zëra të mençura që thërrasin të shikohen shkaqet që i sollën këto shpërthime në Londër e jo në qytetet tjera europjane.

Më shumë se një njeri nga ata që paraqesin simbolet e medias dhe gazetarisë britaneze në mënyrë konstruktive dhe të paanshme folën rreth pjesmarrjes së qeverisë së Blerit në avanturat e pallogaritura mirë në Afganistan dhe Irak duke vrapuar pa frymë pas udhëheqësisë së Shtëpisë së Bardhë. Ata gjithashtu shkruajtën dhe folën mbi zullumin që i bëhet njeriut në lindjen e mesme, lirinë dhe të drejtat e të cilit Washingtoni i shfrytëzon si preteks për të bërë gabime strategjike që shkaktojnë urrejtje dhe armiqësi shumë të mëdha, jo vetëm në botën islame, por edhe anë e mbanë botës.

 

Disa lider të opinionit në Britani kanë vërtetuar se ata janë më të vetëdijshëm dhe mirë perceptojnë se sa amerikanët, pasiqë gjërat kanë arritur në nivel që nuk mund të injorohet masa e gjërë ose të manipulohet me të vërtetat. Madje opinioni publik qëndroi në përkrahje të liderëve të vet duke e shprehur këtë me demonstrata ku nuk mungonin shorehjet e qarta që thërrasin në gjykim të logjikës në leximin e fenomenit të terorizmit.

 

Kjo që thamë deri tani nuk e arsyeton atë që ka ndodhur në Londër por sjellim dëshmi se çka mund të bëjë media nëse i plotëson dy kushte: logjikim konstruktiv dhe liri të shpehjes.

 

Në Britani këto dy kushte janë të plotësuara, kurse në Sh.B.A- mungon kushti i parë, kurse rezultati i pritur në këtë drejtim është ferr i vazhdueshëm!!

 

 

Dr. Muhamed ibën Suud El-Bishr

 

Përktheu: Bekir Halimi 

 

Analiza politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *