Tekstet e meditimit mbi një perandori të frikësuar


 

Shumë intelektual dhe botues francez në armiqësinë kundër Amerikës shohin anim nga e majta ekstreme (refuzues i kapitalizmit) ose e djathta esktreme (refuzues i demokracisë). Dyshimi në dimplomacinë amerikane qortohet në emër të ineteresave madhore, aleancës demokratike dhe domosdoshmërisë së ecjes pas Washingtonit në luftën kundër terorizmit.

 

Ata që refuzojnë kritikat i këshillojmë të lexojnë katër libra, të cilat dallojnë për nga gjuha dhe personalitetet që i kanë shkruar ato libra, mirëpo që të gjitha arrijë në një rezultat: Xhorxh Bushi udhëheqë diplomaci e cila nuk është në interes të Sh.B.A- ve, as në planin afatgjat e as në atë afatshkurtë.

 

Zbigniev Brzezinski, politikolog, “realist”, të cilin nuk mund ta akuzojnë se është ithtar i qetësimit; Xhorxh Sorosi, kapitalist botëror, të cilin është vështirë ta rëndisim në anën e armiqve të kapitalizmit; Benjamin Barber, profesor univerzitar opozitar dhe kinemaistin dhe dokumenataristin e njohur Majkl Mur. Të gjithë këta pajtohen në konkluzat e reziqeve dhe reagimeve negative që i bart sjellja ndërkombtare e Washingtonit pas 11 shtatorit, 2001.

 

Brzezinski forcën amerikane e konsideron si garancën më të madhe ndërkombtare[1], mirëpo Bushi, sipas mendimit të tij nuk ka ditur të përthekon rezultatet e globalizmit, që prej domethënieve të veta ka edhe ndërlidhjen reciproke në rrafshin botëror. Nuk ka imunitet të veçantë asnjë shtet përballë revolucionit teknologjik, i cili e shumëfishoi mundësinë e njeriut për të përdorur dhunën. Ai konfirmon se urrejtja e arabëve buron nga përkrahja amerikanë dhënë Izraelit dhe se kjo ndjenjë është përhapur edhe në vendet islamike joarabe.

 

Xhorxh Sorosi është edhe më i ashpër, ai e akuzon Bushin se ka keqpërdorur me qëllim ndodhinë e 11 shtatorit për të pasuar një metodë politike, të cilën amerikanët nuk do ta pranonin në ambient tjetër.[2]

 

Ëndëra për epërsi botërore nuk mund të realizohet dhe është në kundërshtim me principet e Sh.B.A-ve. Ajo i rrënon vlerat dhe sigurinë nacionale, kurse mbarë botën e rezikon, duke patur parasysh peshën dhe fuqinë e Sh.B.A- së.

 

Sorosi potencon fuqishëm: “Kjo nuk është ajo Amerikë që e kam zgjedhur të jet vendbanimi im”.

 

Një pjesë shumë e vogël e 160 miliard dollarëve që janë varosur në Irak do të mund të realizonin shtytje përpara nëse shfrytëzoheshin pozitivisht, sidomos në sferën e edukimit.

 

Benjamin Barbari publikon kundërthëniet, të cilat e shtyjnë Washingtonin që të ndihmojë totalitarizmin në një shtet që e emërton si mike dhe dëshiron tua imponon demokracinë me fuqinë e armëve armiqve që skanë as mundësi e as fuqi.

 

E kritikon ashpër iluzionin që thotë se tregjet e privatizuara dhe konsumimi i shtuar dhe i lirë nga çdo përkufizim demokratik është mjet të cilin e prodhon demokracia.[3]

 

Duke patur parasysh mënyrën e gëzuar dhe përbuzëse, libri i Majkl Murit[4] zbulon perden nga marëdhëniet mes administratës së Bushit, Saudisë dhe familjes së Bin Ladenit, ashtu sikurse mohon të nxitet tërë ajo zhurmë rreth “çështjes së Monika Levinskit” e mos ti jepet rëndësi të madhe kësaj politike luftarake, të cilën është duke e kultivuar Bushi, e cila është shumë më e rezikshme për Sh.B.A- të se sa sjellja personale e Klintonit.

 

 

Pascal BONIFACE

 

Përkthyer nga versioni arabisht i “le Mond diplomatique”

 

Përktheu: B. H.

 

Analiza politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *