Fitimi i vendbanimeve në xhenet


 

 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë

(من غدا إلى المسجد أو راح أعد الله له نزلا في الجنة كلما غدا أوراح) متفق عليه .

“Çdo herë që njeriu shkon dhe vjen në xhamia, Allahu i përgatit vendbanim në xhenet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Imam hafidh Ibën Haxheri, rahimehullah, thotë:

Nuzul, d.m.th: vend i përgatitur për të pushuar në te mysafiri, kurse nuzlu, dmth: shërbimi dhe nderimi që i bëhet mysafirit. (2/183).

Shejh Ibën Uthejmini, rahimehullah, duke e komentuar këtë hadith në komentin e librit “Rijadus-Salihin”, thotë:

“Sipas hadithit na bëhet e qartë se ai që shkon dhe vjen në xhami për të falë namaz, për të mësuar fenë, ose për ndonjë qëllim tjetër të mire, Allahu atij i cakton vendbanim në xhenet”.

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *