Injoranti zullumqar të kundërshton dhe të shpall kafir ose bidatçi pa argument


 

 

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thotë:

“Nëse e gjen një njeri prej dijetarëve, i cili hulumton argumentin, gjykon me te, e ndjek të vërtetën ku do që është ajo dhe me cilindo që është ajo, largohet injorimi dhe arrihet afërsia. Edhe nëse të kundërshton, ai të kundërshton dhe të arsyeton. 

Kurse injoranti zullumqar, ai të kundërshton pa argument dhe të shpall kafir apo bidatçi pa argument.

Mëkati yt në këtë rast është vetëm ikja nga rruga e tij e keqe dhe biografia e tij e poshtër, andaj mos u mashtro me numrin e madh të këtij lloji të njerëzve, sepse mijëra prej tyre nuk mund të barazohen me një njeri prej dijetarëve, kurse një dijetarë vlen sa një tokë përplot me njerëz të llojit të tyre”. (“A’lamul-Muvekiin”, 3/307).

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *