Largohet nga haramet, mirëpo nuk kujdeset për gjuhën


Imam ibën Kajimi, rahimehullah, thotë:

ومن العجب أن الإنسان يهون عليه التحفظ والإحتراز من أكل الحرام ، والظلم ، والزنا والسرقة ، وشرب الخمر ، ومن النظر المحرم ، وغيرذلك ويصعب عليه التحفظ من حركة لسانه ، حتى يري الرجل يشار إليه بالدين ، والزهد ، والعبادة ، وهو يتكلم بالكلمات من سخط الله لا يلقى لها بالا ينزل بالكلمة الواحدة منها أبعد ما بين المشرق والمغرب .

وكم ترى من رجل متورع عن الفواحش والظلم ,ولسانه يفري فى أعراض الأحياء والأموات ولا يبالى مايقول

“Është për tu habitur! E sheh një njeri që e ka të lehtë të largohet dhe të ruhet nga ushqimi haram, nga zullumi, nga zinaja, nga vjedhja, nga pirja e alkoolit, nga shikimi në haram dhe nga shumë vepra të ndaluara, kurse e ka të vështirë të kujdeset për lëvizjen e gjuhës, saqë ndodh të shohim njeri i cili është i njohur për nga feja, asketizmi dhe adhurimi, mirëpo flet fjalë pa u kushtuar vëmendje të cilat e zemërojnë Allahun, fjalë të cilat e largojnë aq shumë nga Allahu, ma larg se sa lindja dhe perëndimi. Pra, shumë herë na ndodh që të shohim njerëz që kujdesen dhe largohet nga veprat amorale dhe zullumi, mirëpo gjuha e tij shpif për nderin e atyre që janë të gjallë dhe të vdekur dhe aspak nuk i kushton vëmendje asaj që e thotë”.

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *