Një mënyrë pejgamberike për ta larguar zullumin


Transmeton Imam Ahmedi në “Musnedin” e tij, Imam Buhariu në librin e tij “Edebul-Mufred”, Ebu Davudi në “Sunenin” e tij dhe Hakimi në “Mustedrek” me sened të vërtetë nga Ebu Hurejre, radiallahu anhu, i cili thotë:

قَالَ رَجُلٌ : يَا رَسُولَ اللهِ ، إِنَّ لِي جَارًا يُؤْذِينِي ، فَقَالَ : انْطَلِقْ فَأَخْرِجْ مَتَاعَكَ إِلَى الطَّرِيقِ ، فَانْطَلَقَ ، فَأَخْرِجَ مَتَاعَهُ ، فَاجْتَمَعَ النَّاسُ عَلَيْهِ ، فَقَالُوا : مَا شَأْنُكَ ؟ قَالَ : لِي جَارٌ يُؤْذِينِي ، فَذَكَرْتُ لِلنَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم ، فَقَالَ : انْطَلِقْ فَأَخْرِجْ مَتَاعَكَ إِلَى الطَّرِيقِ ، فَجَعَلُوا يَقُولُونَ : اللَّهُمَّ الْعَنْهُ ، اللَّهُمَّ أَخْزِهِ ، فَبَلَغَهُ ، فَأَتَاهُ فَقَالَ : ارْجِعْ إِلَى مَنْزِلِكَ ، فَوَاللهِ لا أُؤْذِيكَ.

“Një njeri erdhi te Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dhe i tha: kam një komshi i cili më bën dëm. I tha: nxjerri teshat e tuaja në rrugë. Ashtu edhe bëri dhe i nxori teshat në rrugë. U mblodhën njerëzit dhe i thoshin: çka je duke bërë? U përgjigj: kam një komshi që më bë dëm, e ia përmenda këtë gjë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ai më tha t ë veproj kështu, ti nxjerrë teshat në rrugë. Filluan njerëzit ta mallkojnë duke thënë: o Allah mallkoje, o Allah poshtëroje. Kur i erdhi ky lajm këtij komshiut erdhi dhe i tha: ktheu në shtëpi se pasha Allahun nuk do të bëj dëm më”. 

Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, në librin e tij “Turukul-Hukmije fis-Sijasetish-Sherijeti” thotë:

“Prej llojeve të fiziognomisë (mençurisë politike) është edhe ajo që na mëson syneti pejgamberik për tu larguar nga një gjë e padëshirueshme me një veprim të lehtë, duke përdorë eufemizëm me fjalë ose me vepra. Pastaj e përmend hadithin e lartpërmendur, që më pas të shton:

“Ky rast dhe rastet e ngjashme me të janë prej lajkave që i lejon ligji fetar. Ky rast na mësojnë përdorimin e lajkave me vepra të lejuara fetarisht për tu çliruar nga zullumi dhe dëmi i tjetrit, dhe jo për të braktisur ndonjë obligim ose për të lejuar ndonjë ndalesë fetare”. (fq. 27).

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *