Porosi për agjëruesin nga Imam Ibën Xhevziu


 

 

Imam Ibën Xhevziu në librin “Bustanul-Vaidhin”, fq. 213 thotë:

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

يَا أَيهَا الَّذين آمنُوا كتب عَلَيْكُم الصّيام كَمَا كتب على الَّذين من قبلكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُون} (الْبَقَرَة 183) 

“  “. (El-Bekare: 183).

Ti o i shkujdesur nga shpërblimi i madh, neglizhent ndaj pushtetit të madh, dëfrehesh duke u larguar nga petku i mëndafshit dhe kadifes, i palëvizshëm karshi ditës së vrenjtur dhe të zezë, gjumash karshi asaj të cilën na e solli Muhamedi, myzhdexhi dhe vërejtës, me të cilin Allahu na shpëtoi nga xhehenemi dhe vapa e zjarrit. Ti o gafil dhe ti o i shkujdesur! Të erdhi muaji i Ramazanit, i cili në vete ngërthen mëshirë dhe falje, kurse ti insiston në mëkate dhe gabime, vazhdon të bësh gjynahe dhe armiqësi, zhytesh edhe më shumë në injorancë dhe zullum, flet e përgojon dhe shpif, i ekspozohesh hidhërimit të Mëshirshmit. Shejtani ta sundon zemrën, futi aty gafletin dhe harresën, të bëri ta harrosh begatinë e qëndrimit të përhershëm në xhenet, andaj fillove të veprosh vepra të banorëve të xhehenemit. E nëse o i ngratë je i këtillë, atëherë si shpreson të fitosh Kënaqësinë e Allahut?! Si e shpreson qëndrimin në shtëpinë e përhershëm dhe të sigurt?! Si e shpreson shpëtimin nga shtëpia e ndëshkimit dhe poshtërimit?! Si i shpreson këto gjëra ti që ushqimi yt është nga harami, veshmbathja jote është nga harami, gjuha jote nuk ndalet nga fjalët e këqija, shikimi jot nuk largohet nga shikimi në haram, dora jote zgjatet drejt asaj që ta ka ndaluar Allahu, Mbreti i Gjithëdijshëm, këmba jote ecë drejt asaj që është gjynah dhe haram, pra në të gjitha çështjet dhe veprimet tuaja je në kundërshtim me Kuranin dhe dispozitat e fesë dhe je flakës i synetit të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Trupin e lodh me uri që nga agimi e deri në perëndim, lodhesh dhe rraskapitesh, kurse agjërimi yt është i penguar për të arritur te Allahu dhe kam frikë se do të hidhesh në zjarr me fytyrë përtokë, sepse e ke kundërshtuar Allahun, Njohësin e të Fshehtës.

Andaj, ke kujdes dhe lëre të uritur barkun tënd nga kamata dhe harami, prangose gjuhën tënde nga të folurit kundër myslimanëve, ule shikimin ndaj asaj që për ty është mëkati më i madh, e ajo është shikimi në nderin e huaj, zbato urdhrat e Gjykatësit më të Urtë, çohu para Tij në natën e errët kur të gjithë të tjerët flenë dhe lutju Atij në thellësinë e natës. Atëherë mund të të pranohet muaji i Ramazanit, fiton kënaqësinë e përhershme në Shtëpinë e Paqes dhe shpëton nga trishtimet dhe dënimet e vështira. Largo shikimin tënd nga gjërat e ndaluara, dëgjimin nga fjalët e këqija, barkun nga ushqimi i ndaluar, kurse angazho zemrën tënde për të menduar mbi të mirat dhe ditën e Kthimit, angazho gjuhën duke përmendur Mikun dhe Zotërinë tënd dhe harxho pasurinë tënde për të respektuar Allahun, Krenar e të Plotfuqishëm, e:

{إِن السّمع وَالْبَصَر والفؤاد كل أُولَئِكَ كَانَ عَنهُ مسؤولا} (الإِسْرَاء: 36).

“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (El-Isra: 36).

Allahu, Miku yt të ka treguar se shejtani është tradhtari yt e pse atëherë tradhtove marëveshjen dhe besën e dhënë Mikut tend dhe u bërë zullumqar dhe injorues i vetes tënde”.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *