VENDIMI I SHERIATIT PËR TË…KOHA E NAMAZIT TË BAJRAMIT…DALJA NË MUSAL-LA…A THIRRET EZANI DHE IKAMETI PËR KËTË NAMAZ…FORMA E NAMAZIT…ÇKA ËSHTË E PREFERUESHME TË LEXOHET NË KËTË NAMAZ…HUTBEJA THUHET PAS NAMAZIT…A KA NAMAZ PARA DHE PAS NAMAZIT TË BAJRAMIT…ÇKA ËSHTË E PËELQYER TË BËHET DITËN E BAJRAMIT

 

 

 

VENDIMI I SHERIATIT PËR TË

 

Namazi i Bajrameve është vaxhib për burrat dhe gratë, ngase Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vazhdimisht ka falur dhe ka urdhëruar njerëzit për ta falë. Ummi Atije thotë: “Jemi urdhëruar t’i nxjerim vajzat dhe gratë (për të falë namazin e Bajramit).”(Buhariu).

 

Hafseja e bija e Sirinit thotë: “I ndali vajzat (shërbëtoret) të dalin ditën e Bajramit, e erdh një grua musafir në pallatin e Beni Hunejfit e unë shkova ta vizitoj, e ajo tregoj se burri i motrës së saj ka prezentuar në 12 luftëra me Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse motra e saj ka marë pjesë në 6 luftëra me burrin e vet, e ka thënë: “U shërbenim të sëmurëve dhe i shëronim të plagosurve. Një ditë i kam thënë Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “nëse njëra prej neve nuk ka gjilbab (hixhab), a bën gabim nëse nuk del (me falë namazin e bajramit) Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Le të vesh hixhabin e shoqës së saj dhe le të dëshmojë të mirën dhe thirrjen e besimtarëve.”(Buhariu dhe Muslimi).

 

KOHA E NAMAZIT TË BAJRAMIT

 

Jezid bin Himar thotë: “Abdull-llah bin Busri – shoku i Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], doli me njerëzit në Ditën e Fitër Bajramit – Kurban Bajramit e mohoi vonesën e imamit dhe tha: “Në këtë kohë, ne e kryenim namazin e Bajramit, e kjo ndodhte kur vinte koha e nafiles (kur ngritej dielli).” ( Ebu Davudi).

 

DALJA NË MUSAL-LA

 

Prej hadithit të lartëpërmendur mund të përfundojmë se vendi për të falë namazin e Bajramit është hapsira e gjërë, e jo xhamia, në të cilën dilte Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe të cilën gjë e kanë pasuar të tjerët pas tij.

 

Shënim:

 

Nëse Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka lënë xhaminë e tij, në të cilën xhami – një namaz vlenë sa një mijë namaze dhe ka dalur dhe e ka falur Bajramin në hapësirë, kjo tregon se sa vlerë të madhe ka dalja dhe falja e namazit në hapësirë.

 

A THIRRET EZANI DHE IKAMETI PËR KËTË NAMAZ

 

Ibni Abbasi dhe Xhabiri thotë: “Nuk thiri ezani ditën e Fitër Bajramit e as ditën e Kurban Bajramit.” (Buhariu dhe Muslimi).

 

Në transmetimin e Muslimit – Xhabiri shton: “Nuk ka ezan për namazin e Fitër Bajramit, e as kur del imami, e as pasiqë del imami, nuk ka ikamet e as gjë. Atë ditë s’ka as thirrje e as ikamet.” (Muslimi).

 

FORMA E NAMAZIT

 

Namazi i Bajramit është dy rekate, përmban 12 tekbire, 7 në të parin, duke filluar menjëher pas tekbirit fillestar dhe para leximit dhe 5 në të dytin para leximit. Amr bin Shuajbi transmeton nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij, i cili thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në namazin e Bajramit morri 7 tekbire në rekatin e parë, 5 në të dytin.” (Ibn Maxheja).

 

Aishja [radijall-llahu anha] thotë: “Gjatë namazit të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit mirren 7 dhe 5 tekbire me përjashtim të tekbireve të rukus.”(Ebu Davudi).

 

ÇKA ËSHTË E PREFERUESHME TË LEXOHET NË KËTË NAMAZ

 

“Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë Bajramëve e ditës së xhuma, lexonte suren A’la dhe suren Gashije.” (Muslimi).

 

Ubejdull-llah bin Abdull-llahi tha: “Umeri doli ditën e Bajramit, e patë dërguar tek Ebu Vakid el-Lejthi për ta pyetur: “Çka lexonte Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në këtë (ditë)?” I është përgjigjur: “Ka lexuar suren Kaff dhe Kamer.” (Muslimi).

 

HUTBEJA THUHET PAS NAMAZIT

 

Ibën Abbasi thotë: “Kam dëshmuar namazin e Bajramit me Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me Ebu Bekrin, Umerin dhe Othmanin, e të gjithë falnin namazin para hutbes.” (Buhariu dhe Muslimi).

 

A KA NAMAZ PARA DHE PAS NAMAZIT TË BAJRAMIT

 

Ibën Abbasi thotë se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ditën e Bajramit i fali dy rekate e asgjë para dhe pas këtij namazi. (Buhariu dhe Muslimi).

 

ÇKA ËSHTË E PËELQYER TË BËHET DITËN E BAJRAMIT

 

1. Të lamurit

 

Aliu është pyetur për larjen, ka thënë: “Larja ndodhë Ditën e Xhuma, Ditën e Arafatit, Ditën e Fitër dhe Kurban Bajramit.” (Bejhakiu).

 

2. Veshja e teshave më të mira

 

Ibën Abbasi [radijall-llahu anhu] thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ditën e Fitër Bajramit vishte manto të kuqe.” (Taberaniu).

 

3. Është mirë të hash diç ditën e Fitër Bajramit, para se të dalish për në xhami.

 

Enesi thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk dilte ditën nga shtëpia – ditën e Fitër Bajramit derisa të hante disa hurma.” (Buhariu).

 

4. Është mirë të vonohet të ngrënurit gjatë ditës së Kurban Bajramit, me qëllim që të hajë nga Kurbani i tij.

 

Ebu Burejdeja thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk dilte nga shtëpia ditën e Fitër Bajramit derisa të hante, nuk hante ditën e Kurban Bajramit derisa ta therte (Kurbanin).” (Tirmidhiu).

 

5. Ndryshimi i rrugës gjatë shkuarjes dhe ardhjes.

 

Xhabiri thotë: “Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ditën e Bajramit i ndrronte rrugët.” (Buhariu).

 

6. Thënia e tekbireve ditën e Bajramit

 

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “…Plotësoni ditët të madhëroni All-llahun për atë që iu ka udhëzuar, ndoshta e falënderoni…” (El-Bekare: 185). Kjo është gjatë Fitër Bajramit.

 

Ndërsa për Kurban Bajramin All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Dhe përmendeni All-llahun ditëve të caktuara.” (El-Bekare: 203). Dhe thotë: “Kështu u kam nënshtruar juve ditët për të madhëruar All-llahun, për atë që iu ka udhëzuar.” (El-Haxhxh: 37).

 

Gjatë Fitër Bajramit fillohet prej kur të del në musal-lah derisa të falet. Ibën Ebu Shejbe thotë: “Na ka treguar Jezid Ebu Haruni nga Zuhriu se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dilte nga shtëpia, mirte tekbire derisa arrinte në musal-la, kështu vazhdonte derisa ta kryente namazin, e kur e kryente namazin – ndërprente tekbiret.”

 

Albani thotë: “Ky sened është i vërtetë Mursel.”

 

Bejhakiu transmeton nga Abdull-llah bin Umeri i cili thotë se Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë ditëve të Bajramëve dilte me Abdull-llah bin Abbasin, Aliun, Xhaferin, Hasanin, Huseinin, Usame bin Zejdin, Zejd bin Harithin dhe Ejmen bin Ummi Ejmen [radijall-llahu anhum] duke e ngritur zërin me tahlilë dhe tekbire.

 

Albani thotë: “Transmetuesit e këtij hadithi janë transmetues prej të cilëve transmeton Muslimi – përveç Abdull-llah bin Umerit (jo sahabe) për të cilën Dhehebiu ka thënë: “Është i drejtë, mirëpo memoria e tij ka pak dobësi.” E disa të tjerë e kanë konsideruar prej transmetuesve të Muslimit. Ky hadiht është dëshmitar për hadithin e lartëshënuar që ishte mursel, e më këtë hadith bëhet i vërtetë edhe meukufen edhe merfuan.”

 

Kurse gjatë Kurban Bajramit tekbiret fillojnë prej mëngjesit të ditës së Arafatit deri në ikindinë e ditës së fundit, prej ditës së teshrikut (domethënë ditës së Arafatit). Kjo bëhet rivajet nga Ali Ibën Abbasi dhe Ibën Mes’udi. (Hakimi, Bejhakiu dhe Ibn Ebi Shejbe).

 

Sa i takon formës së tekbirëve çështja është e lehtë. Ibën Mes’udi gjatë ditëve të teshrikut kështu thonte tekbiret:

 

الله أكبر كبيراً الله أكبر كبيراً الله أكبر وأجلّ ، الله أكبر ولله الحمد . الإرواء 3/126

 

“(tri herë) ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER. E njëjta gjë transmetohet edhe nga ibën Abbasi.” (Bejhakiu).

 

Ose:

 

الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله والله أكبر الله أكبر ولله الحمد .

 

“All-llahu ekber, All-llahu ekber, la ilahe il-lall-llah vall-llahu ekber. All-llahu ekber ve lilahil-hamd”. (Ibn Ebi Shejbe).

 

 

Ky material është marur nga libri “El-Vexhiz fi fikhis-Sunnetil vel-Kitabil-Aziz”, të Abdul-Adhim Bedeviut, i cili është në përkthim e sipër.

 

Përktheu: bekir halimi 

 

 

publikimi i parë: 4.12.2002

 

Hutbet nga Shkupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *