A janë të shëndosha këto terme?


Nuk shkon shumë kohë nga ofrimi i një termi ose parulle në tregun e gazetarisë, ose prej disa njerëzve të medias, ose ata që i shohin këto gjëra nëpërmjet kanaleve satelitore, menjëher fillojnë njerëzit ti përsërisin këto terme sikurse të jenë të vërteta shkencore, sikurse të jenë të vërtetë që nuk pranojnë asnjë polemikë. 

Shumë herë ata thonë: ruzulli tokësor është shndërruar në fshat kosmologjik, vallë a është e vërtetë kjo gjë?

Nëse është për qëllim shpejtësia e lidhjeve dhe transportit, ska dyshim se bota e njeh njëra tjetrën, ashtu që çdo gjë që ndodh në skajin më të largët të botës skaji tjetër ose e sheh ose e dëgjon drejtpërsëdrejti. Mirëpo përmbajtja e diktatit “fshat kosmologjik” jep të kuptosh se ky fshat duhet ta ketë një kulturë dhe se askush nuk duhet të ikë nga kjo, por njerëzit duhet të jenë dakord me realitetin e tij, sepse bota është shndëruar në një fshat kurse lufta kulturore është detyrimisht duke ardhur.

Ky inspirim asesi nuk është i saktë e as i vërtetë, sepse divergjenca dhe dallimi në besimin e njerëzve, kulturën dhe zakonet e tyre është i natyrshëm, është prej ligjeve të All-llahut kosmologjike dhe do të mbetet kjo divergjencë, majde kjo është pjesë e laramanisë, e cila e pasuron kulturën e tjerëve dhe secili popull përfiton prej asaj që gjindet te tjerët.

Prej këtyre parullave dhe termeve që i përsërisin njerëzit është edhe se ne jemi në shekullin e “globalizmit” dhe se “ideologjitë” kanë rënë, nacionalizmi ka dështuar, është shekulli i “tregut”, sikurse të është shndëruar njeriu në “krijesë ekonomike”, dhe nuk mendon, nuk i përket ndonjë gjëje e as që ka botëkuptim të veçantë për gjithësinë dhe jetën. Kjo pa dyshim se është injorancë e madhe mbi njeriun dhe synimin për të cilin është krijuar, ose është kurthë e keqe mbi popujt që të lënë besimet dhe kulturat e tyre.

Më dhemb shumë kur dëgjoj që edhe intelektualët musliman i përsërisin këto terme duke mos menduar thellë rreth domethënies së tyre…

Hamza Mejdani

 

Përktheu: Bekir Halimi 

Publikimi i pare: 7.1.2005

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *