Program të cilin mundet ta zbatoj muslimani në jetën e tij


Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s’ka kush e përudhë. Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.

Nga: Muhammed ibn Salih El-Uthejmin … 

deri te: djali im….All-llahu e ruajtë nga çdo e keqe.

Kërkove prej meje, All-llahu të bekoftë, të të pregadis një planprogram të cilin do ta shfrytëzosh në jetën tënde. Unë e lus All-llahun që të na orijentojë të gjith ne në atë që ka ushëzim dhe saktësia, të na bëjë udhëzues e të udhëzuar, të mirë e përmirësues. Me ndihmë të All-llahut të porosis:

 

Një: Me All-llahun [subhanehu ve teala].

1- Të porosis të kujdesesh që vazhdimisht të jeshë me All-llahun duke e kujtuar madhërinë e Tij, duke menduar mbi argumentet kozmologjike të Tija, siç është krijimi i qiejve dhe tokës, dhe gjërat që i ka vënduar në to sipas urtësinë, fuqisë, madhërisë, mëshirës dhe dhuntive të Tija. Pastaj mbi argumentet fetare me të cilat i ka dërguar Pejgamberët, sidmos Pejgamberin e fundit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

2- Le të jetë zemra yte e mbushur me dashuri ndaj All-llahut [subhanehu ve teala], për shkak të dhuntive të mëdha të cilat të vijnë rresht dhe për shkak largimit të fatëkeqësive prej teje, e sidomos dhuntia e Islamit dhe përqendrimit në te, që është dhuntia më e madhe.

3- Le të mbushet zemra yte më madhërim të All-llahut [subhanehu ve teala] saqë të jetë Qenia më e madhe te ti. Nëse i bashkon dashurinë dhe madhërimin, kjo do të nxitë të respektosh All-llahun, do ti përmbushish urdhërat e Tij sepse e don dhe do të largohesh prej ndalesave të Tij sepse e madhëron.

4- Bëhu i sinqertë ndaj Tij në të gjitha adhurimet dhe vetëm Atij mbështetju në të gjitha gjendjet tuaja. Me këtë e realizon pozitën e “Ijjake na’budu ve ijjake nestein”. Përkujto vetveten gjatë bërjes së ibadeteve se zbatimin e urdhërave e bënë sepse All-llahu të ka urdhëruar, kurse largohesh prej ndalesave sepse All-llahu të ka ndaluar, sepse në këtë mënyrë do të gjeshë ëmbëlsine dhe kënaqësinë e adhurimeve, të cilën nuk mundesh ta gjeshë nëse je i pakujdesshëm dhe do të gjeshë ndihmës, të cilin nuk od ta kishe po u mbështete në vetveten.

 

Dy: Me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

1- T’i japish përparësi në dashuri, udhëzim dhe sunnet, para çdo krijese, para çdo udhëzimi ose sunneti të ndonjë krijese.

2- Ta marish për imam tëndin në të gjitha adhurimet dhe sjelljet tuaja, duke e përkujtuar vetveten duke e bërë ndonjë ibadet se je duke e pasuar dhe sikur të jetë para teje, kurse ti ecë pas tij dhe pas hapave të tija. Kjo vlen edhe për sjelljen me njerëzit, duhet të kshë sjelljen e tij, për të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

{ وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ}(القلم: 4)

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!”. (El-Kalem: 4).

Nëse kujdesesh për këtë që thame, ti do të kujdesesh me të madhe që të njohish sunnetin dhe udhëzimin e tij.

3- Të thërrasish në sunnetin e tij, ta përkrahish, ta ndihmosh dhe ta mbrosh, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] do të mbronë aq sa e mbronë sherijatin e Tij.

 

Tre: Veprat tuaja ditore përveç farzeve.

1- Nëse ngritesh gjatë natës përmende All-llahun [subhanehu ve teala] dhe lutu me çka të duashë sepse lutja në këtë rast pranohet dhe lexo ajetin:

{ إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ}(آل عمران: 190)

“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt”. (Ali Imran: 190). Deri në fund të sures, gjithsej dhjetë ajete.

2- Falë së ke mundësi në fund të natës dhe përfundo namazin tënd me vitër.

3- Kujdesu sa të mundesh ndaj dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes. Thuaj 100 herë la i lahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir.

4- Fali dy rekate namaz duha.

 

Katër: Metoda e kërkimit të diturisë.

1- Kujdesu ta memorizosh Kur’anin e Madhëruar dhe për çdo ditë lexo diçka të caktuar nga Kur’ani, mirëpo lexim me meditim dhe kuptim, e nse të kujtohet ndonjë dobi gjatë leximit regjistroje në fletore.

2- Kujdesu të memorizosh sa të keshë mundësi prej haditheve të vërteta të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], psh. le të jetë “Umdetul-Ahkam”.

3- Kujdesu të koncentrohesh dhe të përqendrohesh, e mos ta matish ilmin nga pak prej secilës lëmi, sepse kjo mënyra ta humbë jetën dhe ta shpërndanë mendjen.

4- Fillo prej librave të vegjël, mendo mirë rreth tyre, pastaj ngritu në libra pak më të mëdha, derisa të fitosh dituri pak nga pak, duke u përforcuar në zemrën tënde dhe duke u qetësuar në to.

5- Mundohu t’i kuptosh rregullat kryesore të meseleve- çeshtjeve dhe çdo gjë që e lexon në këtë kontekst regjistroje në ndonjë fletore, më parë është thënë: ai që si njeh rregullat kryesore nuk mundet të arrijë diturinë.

6- Polemizoi meselet me hoxhën tënd ose me atë person që i beson diturisë dhe fesë së tij, edhe në qoftë se është mocanik i yti, ose së paku parafytyro se ndokush është duke polemizuar me ty reth ndonjë mesele dhe ti mundohesh ti përgjigjesh, nëse nuk ke mundësi ta bësh atë që thamë më parë.

Këto do të ishin disa porosi, kurse i lutem All-llahut [subhanehu ve teala] që të të mëson atë që të bënë dobi dhe të bënë dobi me atë që ke mësuar, ta shtonë diturinë dhe të bëjë prej robërve të mirë dhe nga partia e Tij e shpëtuar.

Ves-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.

Përktheu: Bekir Halimi

Muhammed ibn Salih El-Uthejmin,

Publikimi i pare:11.11.2000

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *