Yjet e reja të Kanit


Revista prestigjioze Foreign Policy në numrin e fundit shkroi artikull me titull “Yjet e reja në Kan” duke lavdëruar zhvillimin e madh ekonomik që ka Turqia në kohën kur janë duke perënduar yje gjigante të ekonomisë evropiane.

Ky titull iu dha artikullit të inspiruari nga tubimi i G-20 në qytetin Kan të Francës.

Artikulli, refuzimin e pranimit të Turqisë në unionin evropian nga ana e Evropës e konsideron si “një gjë e çuditshme dhe e habitshme”.

Autori në këtë artikull bëri një analizë të ekonomive të dhjetë shteteve të cilat “kanë rëndësi të madhe strategjike në fushën e ekonomisë” duke potencuar se Turqia është e radhitur e treta, pas Kinës dhe Argjentinës, për shpejtësinë e zhvillimit ekonomik. Aty nuk përmenden aspak shtetet e mëdha, sikur Britania, Italia dhe Spanja.

Kjo analizë tregon se Kina me zhvillim prej 9.5% është lidere në zhvillimin ekonomik, pasohet nga Argjentina me zhvillim prej 8.2% dhe pason Turqia me 7% zhvillim, e cila vetëm në dekadën e fundit kishte një zhvillim trefishor.

Autori në fund të kësaj analize insistoi në mundësinë e kontributit të madh të këtyre “forcave të reja ekonomike” për tejkalimin e problemeve ekonomike që kanë shtetet evropiane.

Përktheu: Bekir Halimi

http://www.foreignpolicy.com/articles/2011/11/03/stars_cannes_G20_economy?page=0,2

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *