Një qasje mbi Islamin në Amerikë


Edhe pse Kryetari Bush e karakterizoi “Islamin si fe që praktikohet nga shumica e njerzëve, si religjion paqëdashës, si religjion që i respekton të tjerët”, edhe më tej është në rritje numri i politikave të jashtëm që po i bashkangjiten thashethënmeve fetare konzervative duke marr pjesë në këtë karakteizim.

Ata poashtu flasim për plasaritje të civilizimeve duke i bërë Muslimanët shënjestër të konfliktit me Perendimin, gjithë kjo e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kështu, me gjendjen e tanishme të krizës së luftës kundër Irakut, skena është e gatshme për kampanjën kundër Iranit, Sudanit, Jemenit, Siris, Libis dhe me vendet tjera Musliamane që janë për rreth.

Keneth Adelman, i cili është anëtar i Këshillit për Mbrojtje të Pentagonit, e ka thënë këtë për Islamin: “Sa ma tepër e studioni këtë religjion, aq ma tepër militante ju duket. Tek e fundit, krijeusi i saj, Muhamedi, ka qen luftar, e ai nuk fliste për paqë si Isa (Isusi). 

Një anëtar tjetër i këtij këshilli, Eliot Kohen duke shkruajtur për editorialin e Wall Street Journal thot se armik i SHBA-së nuk është terrorizmi por “Islami militant”. Pol Vejrih (Paul Weyrich) i cili ka ndikim të madhë në Shtëpin e Bardhë, para sa kohe ka shkruajtur se ai është i brengosur për shkak se Kryetari Bush “vazhdimisht po e prezenton Isalmin si religjion i paqës dhe tolerancës sikur Judaizmi ose Krishterizmi. Sipas tij Islami nuk është asnjëra prej tyre”. 

Këto komente janë të përcjellura me të ngjajshme si të liderëve konzervatvë krishterë siq janë Xheri Vines (Jerry Vines), ose të ish krytarit të Baptistëve Jugor dhe të evangelistit Frankiln Graham, i cili më parë thoshte se praktikimi i Islamit është një gjë e turpshme. 

Edhe pse më vonë ai kërkoi falje, Jerrz Falwell duke u marr pjesë në kanalin CBS, në emisionin “60 Minuta” e emërtoi Pejgamberin e Islamit si “Terrorist”. 

Poashtu një evengelist që udhëheq emsion televiziv, i cili asnjëher nuk kërkon falje, Pat Roberstson, vazhdon të bën shpifje kundër Islamit, Musliamanëve dhe Pejgamberit të Islamit. 

Edhe pse Ibrahim Hooper, përfaqsuses i Këshilli të Amerikanëve dhe Lidhjeve Islame, grup i cili mbron të drejtat e Amerikanëve Musliman, komentoi, “këto të krahut të djathtë po mundohen të krijojnë plasaritje të civilizimeve me gjithçka çka mund duke e imituar Osama bin Ladenin në çdo hap. Edhe pse ne në çdo mënyrë po mundohemi ta parandalojmë këtë, mirëpo dita ditës po duket se po shkon në atë kahje.

Së pari, është me rëndësi mos ta ngatrojmë religjionin me veprimet e disa njerëzve. Sepse përndyshe, dikush mund të barazon gjenocidin e bërë nga Hitleri ose nga Nacistat, ose Slobodan Milosheviçin me Sërbët, dhe gjith kjo me Krishterizmin.

Islami thëret në principet e njejta të paqës, dashurisë dhe tolerancës sikur edhe Krishterizmi. Për të përfituar respekt për të Dërguarin po i drejtohem një filmit dokumentar të PBS-ës i quajtur “Muhamedi: Trashigimi i Pejgamberisë”, i relaizuar nga Majkël Volf (Michel Wolfe) dhe Aleksandar Kronemer (Alexander Kronemer).

Si e dyta, çdo fjalim për dhunën pa vëmendjen e duhur dhe pa shembuj konkret është kontraproduktivë. 

Mes të tjerëve, Jean Chretien, Kryeministri i Kanadës i lidhi sulmet e 11 Shtatorit me sjelljen e Perendimit, e sidomos të SHBA-së me “fryrjen e muskujve” dhe me nënshtrimin e “vlerave” të tyre në tërë botën. Edhe ish kryetari i SHBA-së Jimmy Carter është i brengosur për “fëtyrën e re agresive të Amreikës”.

Rritja e tanishme e anti-amerikanizmit nuk është e kufizuar vetem në vendet Muslaimane, por është gjërë e përhapur edhe në Europë sepse e konsiderojnë SHBA-në si arogente dhe superfuqi unilatiriste. 

Shumica e qeverive Europjane janë kundëer luftës me Irakun, dhe protestat e mëdha nëper rrugët janë fotografi e zakonshame nëpër qytete e këtyre vendeve. 

Një oficer i lartë i ushtrisë Britaneze komentoi se sulmi mbi Irakun është “sikur të vësh benzin mbi zjarr”. 

Rapotet e FBI dhe CIA poashtu tregojnë se këto sulme edhe më shumë do ta ndezin zjarrin në Lindejn e Afërt dhe botën Muslimane. 

Rryma e re konzervative është duke bërë një monolog indirekt, duke e bazuar politikën e jashtme të SHBA-së në dizajnin e tyre imperialist. Kjo është e rezikshme sepse mund të bëhet një gjë e detyrueshme dhe në këtë mënyrë të krijoj edhe më tepër konflikte. 

Ata duhet ditur se kjo botë është e përbër nga entitete të ndryshme, dhe çdo njëra me traditë të veçantë, me vlera, nevoja dhe interese. 

Për këtë shkak sjellja e zakonshame e neokolonistave ndaj Musliamëve në botë duhet ndyshuar me barazi dhe fer sjellje. Dhe me dialogje të hapura kulturore, me këmbimin e ideve, duhet krijuar një rrethinë të paqës dhe mirëqenies për tërë njerëzimin si një tërësi. 

Dr. Siraj Mufti punon si gazetar.

Nga: Dr Siraj Islam Mufti 

Publikimi i pare: 20.2.2003

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *