Disa domethënie të shkëlqyeshme të tekbireve


Profesori i mrekullueshëm, Muhamed Ramadan, jep një sqarim fenomenal në lidhje me tekbiret e bajramit duke thënë:

“Allahu Ekber…fjalë, ngjyra e të cilës është dritë e cila të mundëson të shohësh të metat dhe defektet e shpirtit, që me të të arrihet zgjimi dhe dhimbja, zgjim karshi asaj që e vëren njeriu te vetja kur e ngrit zërin me tekbir dhe sheh vonim dhe mosplotësim të adhurimit. Sheh pasivitet, i cili gjendet në çdo udhëtim dhe lëvizje. Sheh të meta që ia ndërpresin përpjekjen dhe ia vjedhin fitimin. Sheh defekte dhe të meta, për shkak të cilave shpirti është i sëmurë dhe lëngon dhe atëherë njeriu e ndjenë dhimbjen, kurse dhimbja është argument se zemra është gjallë. Pra, Allahu Ekber, për zgjimin që na jep.

Vazhdon më tutje dhe thotë: “Allahu Ekber krijon në zemër forcë dhe vendosmëri për të kontrolluar veten, për ta detyruar që t’i përmbahet asaj për të cilën i ka dhënë besë më herët Zotit të vet, të zbaton atë në të cilën qëndron shpëtimi i tij. Pra, Allahu Ekber është marrëveshje dhe detyrim. Allahu Ekber, me këtë fjalë i eliminon dhe shembë tërësisht të metat”.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *