Drejtimi i rreshtave dhe bashkimi i këmbëve në faljen me xhemat


Gjenden thënie te shumta të profetit salallahu alejhis ua selam të cilat na urdhërojnë të drejtojmë rreshtat [në faljen me xhemat] dhe kështu kjo është rralle e fshehur nga studentet e dijes [islame] duke mos përmendur mësuesit e tyre. Megjithatë ende është e panjohur për shumë që drejtimi i rreshtave duhet të bëhet edhe me këmbë e jo vetëm me shpatulla.

Me të vërtetë ne kemi dëgjuar shpesh disa imam xhamiash duke deklaruar -kur i urdhërojne njerëzit të drejtojnë rreshtat-që sunneti është të veprohet kështu me shpatulla por jo me këmbë.

Derisa ky është në kundërshtim me disa thënie autentike të profetit salallahu alejhis ua selam unë mendova se është e nevojshme të përmend disa thënie të profetit salallahu alejhis ua selam që ekzistojnë për këtë temë.Si një pëerkujtues për ata që dëshirojnë të veprojnë në përputhje me Traditën autentike të profetit salallahu alejhis ua selam e jo të mashtrohen nga përhapja e gjërë e traditave dhe zakoneve të pranishme në popullin musliman.

Gjenden dy thënie të profetit salallahu alejhis ua selam mbi këtë temë. i pari është hadithi i transmetuar nga Enesi dhe I dyti është i transmetuar nga En-Numan Ibn Beshir,Allahu qoftë i kënaqur me të dy.

Përsa i përket hadithit të Enesit atëherë është si më poshtë:

Hadithi i Enes ibn Melik

“Drejtoni rreshtat tuaj dhe afrohuni së bashku më të vërtetë unë ju shoh nga mbrapa.”

Hadithi është transmetuar nga Bukhari [2/176-el-Fath],Ahmedi [3/182 dhe 263] dhe el-Mukhalis në el-Fauaid [1/10/2] të gjitha ato janë të transmetuar nga një numër i rrugëve të transmetimit nga Humeid et-Teuil i cili ka thënë që Enes Ibn Melik na ka treguar ne duke thënë:

“Thirrja për fillimin e faljes kishte mbaruar I Dërguari i Allahut salallahu alejhis ua selam u kthye nga ne dhe tha….” [atëherë ai përmendi hadithin e mësipërm]El-Bukhari shtoi në një transmetim të këtij hadithi: “[Ai u kthye nga ne] dhe tha para se të thonte tekbirin…..”

Gjithashtu në fund duke shtuar: ” ….secili prej nesh do të bashkonte shpatullën e tij me atë të shokut të tij [duke qëndruar ngjeshur me të ] dhe këmba e tij me ate te shokut të tij.”

Kjo shtesë gjithashtu ndodhet në raportin e el-Mukhalis dhe Ibn Ebi Sheijbah [1/351] me fjalët e mëposhtme :

Enesi ka thënë:

“…Kështu unë pashë secilin nga ne të bashkonte shpatullat tona me ata të shokëve tanë dhe gjithashtu [shtesën] këmbët me ato të shokëve tanë por nëse ju do të ishit duke e praktikuar atë sot një person do të largohet [nga ju ]si një mushkë e tërbuar.”

Zingjiri i transmetimit është gjithashtu i saktë duke u bazuar në kushtet e specifikuara nga dy Sheikhët [Bukhari dhe Muslimi].El Hafidh [ibn Haxher] shënoj këto fjalë për Seid Ibn Mansurin dhe Ismali.

El-Bukhari i dha titullin e një kapitulli për këtë hadith duke thënë:

Kapitulli:Bashkimi i shpatullës me shpatullën dhe këmbës me këmbën në rreshtin [e faljes].

Përsa i përket hadithit të En-Numan [Ibn Beshir] atëherë është si më poshtë:

Hadithi i En-Numan Ibn Beshir

“Drejtoni rreshtat tuaj [ai e ka thënë atë tri herë] Për Allah ose do ti drejtoni rreshtat tuaj ose Allahu do t’iu shkaktojë konflikt midis zemrave tuaja.”

Hadithi është seleksionuar nga Ebu Daudit [nu.662] Ibn Hiban [nu.396],Ahmedi [4/276] dhe Ed-Dulabi në el-Kunne [2/86] nga Ebil-Kasim el-Khadali Husejn Ibnil-Harithi i cili ka thënë:

Unë kam dëgjuar en-Numan Ibn Beshir duke thënë: “I dërguari i Allahut u kthye nga ne dhe ka thënë …..”[atehere ai përmendi hadithin e mësipërm].Atëherë En-numan Ibn Beshir ka vazhduar: “Kështu unë kam parë secilin burrë të bashkojë shpatullën e tij gjunjeët e tij dhe kyçet e këmbëve të tij me ato të shokut të tij.”

Zingjiri i hadithit është i saktë dhe Bukhari e ka shënuar atë në formën e jovazhdueshmërise në një mënyrë të vendosur[duke treguar që ai e konsideronte atë autentik]. Ibn Khuzejmeh gjithashtu e ka lidhur zingjirin e transmetimit në Sahihun e tij [1/82,83] dhe el-Mundhiri në [et-Targhib 1/176] dhe el-Hafidh [el-Fath 2/176] te dy e kanë konfirmuar këtë. Ibn Hiban e ka seleksionuar hadithin në Sahihun e tij [114/396-Maurid] duke e raportuar përmes rrugës së Ibn Khuzejmeh-s. Teksti i hadithit është gjithashtu i transmetuar nga ed-Dulabi me rrugën e Bakijeh Ibnil-Ualid I cili ka thënë: “Huzejz na e ka treguar duke thënë: “Unë e kam dëgjuar Ghajlan el-Mukrin i cili e ka marrë nga Ebi Kulejleh Marthad Ibn Uadah [I cili ka thëne:”Unë e kam dëgjuar]en-Numan Ibn Beshir të thotë :[atëherë ai përmendi hadithin]. Nuk ka asnjë gabim më këtë zingjir për qëllimin e mbështetjes së transmetimeve,transmetuesit janë të besueshëm përvec Ghajlan el-Mukrit. Ndofta ai ishte Ghajlan Ibn Enes el-Kalbi ed-Dimishki. Nëse nuk është e nohur ky atëherë kushti [si transmetues ]është i panjohur. Një grup transmetuesish e kanë treguar për atë dhe el-Hafidh [Ibn Haxher] duke thënë rreth tij: “Ai është i pranueshëm”.Atëherë bëhet e qartë që identifikimi i këtij transmetuesi në këtë zingjir sikur el-Mukri të ishte i gabueshëm el-Bukhari dhe Ibn Hibani do të kishin thënë dhe që në fakt ai është Ghajlan Ibn Mashar el-Mukrai [Luban3/237]. Ibn Ebi Hatim [7/53] e ka dhënë një biografi për atë duke përmendur që një numër njerëzish kanë treguar për atë dhe Ibn Hiban [5/290] duke e deklaruar atë si të besueshëm.

Fikhu i këtyre haditheve

Në këto dy hadithe gjenden një numër i rëndësishëm pikash të dobishme dhe fikhu.

1.Obligimi i drejtimit të rreshtave për falje dhe qëndrimi i ngjeshur i atyre si rezultat i urdhërit të përmendur në këto hadithe.

Parimi që vërteton të tillë urdhër është që ata të bëhen të obligueshme përvec nëse janë të shoqëruara me fakte ndryshe sic është në vendimet e mira në principet e shkencës së fikhut.

Fakti këtu e bën të qartë obligimimin dhe që është në thënien e profetit salallahu alehis ua selam “…..ose Allahu do të shkaktojë konflikt midis zemrave tuaja”.derisa një i tillë paralajmërim nuk është dhënë kurrë per tu lënë atë që nuk është e obligueshme sic është krejt e qartë.

2.Formimi dhe drejtimi i rreshtave i përmendur në hadith është vetëm i arritur duke bashkuar shpatullën dhe anën e njërës këmbëme shpatullën dhe këmbën e personit tjetër.

Kjo është sepse çfarë sahabet [shokët dhe të gjithë ato musliman të cilët kanë pasur rastin të flasin,ta dëgjojne dhe shohin Profetin salallahu alejhis ua selam] radiallahu anhum kanë bërë kur ishin urdhëruar të drejtonin rreshtat dhe të qëndronin ngjeshur me njëri tjetrin.

Pra el-Hafidh [IbnHaxher] ka thënë në el-Fath pasi ka përmendur shtesën e Enesit në hadithin e parë që Unë kam shënuar të meposhtmen:

“Këto fjalë janë një shpjegim që vepra e përmendur [e sahabeve]ishte bërë në kohën e Profetit salallahu alejhis ua selam. Me këtë në mendje zbatimi i kësaj vepre jep shpjegimin deri kur drejtimi i rreshtave te bëhet i kompletuar.”

Eshtë për të të ardhur keq që shumë musliman kanë neglizhuar këtë sunnet të drejtimit të rreshtave ose disi ato kanë humbur atë se bashku përvec pak prej tyre.

Por unë nuk e kam parë këtë të praktikohet nga asnjë grup midis atyre përvec Ehlul Hadith [njerëzve të hadithit].Une i kam parë ata në Mekë në vitin e 1368 ah entuziast dhe të kapur me këtë sunnet ashtu edhe të tjera tradita të el-Mustafas[Muhammedit te dërguarit të Allahut]salallahu alejhis ua selam. Këtë kundërshtim të të tjerëve nga ndjekësit e Medhhebit [shkollë juridike islame]-dhe unë nuk përjashtoj madje edhe hanbilitë për këtë sunnet që është harruar kompletisht nga ata.

Kjo është sepse pjesa më e madhe e Medhhebeve të tyre që thojnë që Sunneti në këtë rast është një hapësirë katër gishtash të cilat duhet mbajtur midis njerëzve në këmbë dhe për më tepër që kjo është e papëlqyeshme sic është përshkruar në el-fikh alal -Madhahib el-Arbah[1/207]

Kjo hapësirë nuk ka bazë në sunnet përvec se ajo është bazuar vetëm në opinione . Nëse do të ishte korrekte atëherë do te jetë e nevojshme të bisedohet kjo praktikë tek imami dhe një thenie me vetveten e tij kështu që sunneti autentik [të qëndruarit ngeshur në rreshta] nuk do të kundërshtohet në këtë praktikë si bazat e principeve të fikhut [el-Usullijeh] të nevojshme.

Shkurt unë i thërras të gjithë muslimanët vecanërisht imamët e xhamive atyre që duan të ndjekin profetin salallahu alejhis ua selamdhe të pajisen me virtutin e ringjalljes së sunnetit te tij.Unë i thërras ata të veprojnë këtë sunnet i cili është i vërtetuar dhe thirrni njerëzit në të derisa ata të bashkohen në të dhe nga ajo do të shkaktojë shpëtimin nga paralajmërimi “…ose Allahu do të shkaktojë konflikt midis zemrave tuaja.”

Unë po shtoj në këtë shtesë[të librit tim]: Më është thënë nga një thirrës në islam që ai e zvogëlonte statusin e këtij hadithi që sahabet e praktikuan dhe të cilët bënë kështu me aprovimin e Profetit salallahu alehis ua selam. Ai po thoshte që profeti salallahu alejhis ua selam nuk ia ka mësuar këtë praktikë atyre. Kështu ai nuk e ka kuptuar-Allahu e di më së miri -që kjo ishte e të kuptuarit të tyre dhe që Profeti salallahu alejhis ua selam e ka aprovuar të kuptuarit e tyre dhe praktikën e tyre. Kjo është e mjaftueshme midis Ehlul sunnetit të pohohet legjitimiteti i kësaj praktikë sepse dëshmitari shikon çfarë ai që mungon nuk sheh dhe sahabet janë njerëz të cilët ndjekësit nuk do të bëhen kurrë të pasukseshëm.

3.Në hadithin e parë gjendet një pohim i një mrekullie të qartë të dhënë profetit salallahu alejhis ua selam dhe që ishte kjo aftësi që e bënte atë të shihte nga mbrapa pa kthyer kokën. Megjithatë duhet të merret parasysh që kjo ishte eskluzivisht për profetin salallahu alejhis ua selam kur ai ishte duke u falur derisa nuk ekziston në sunnet që dëshmon që ai shihte mbrapa tij pa kthyer kokën e tij jashtëfaljes. Dhe Allahu e di më së miri.

4.Në dy hadithet është një fakt i qartë për diçka që shumë njerëz nuk dinë për të është bërë e njohur në fushën e psikologjisë dhe që është fakt që e keqja e jashtme dhe efektet e korrupsionit, të keqijave te brendëshme dhe korrupsioni dhe e kundërta. Gjenden shumë hadithe rreth kësaj ndofta ne do të ndërmarrim një detyrë për të grumbuluar dhe ti tregojmë atyre në një mundësi tjetër të nevojshme nëse Allahu, i Lartëmadhëruar dëshiron kështu.

5.Hyrja e imamit me tekbir për faljen kur muezinin thotë “Ejani në falje.”[kad Kametis-salah][pa i këshilluar njerëzit që të drejtojnë rreshtat dhe të bashkojnë shpatullat, gjunjët, këmbët e tyre më njëri­ tjetrin]është një spikje e re në fe [ose bidat] sepse ai kundërshton sunnetin autentik të fakteve të këtyre haditheve e vecanërisht i pari. Hadithet na paraqesin ne që para se ikametit të thirret është detyrë e imamit i cili duhet ta përmbushi dhe është të urdhërojë njerezit ti drejtojne rreshtat duke i përkujtuar atyre që ai është përgjegjës për ata dhe do të pyeten “….dhe të gjithe ju jeni bari dhe të gjithë ju do të pyeteni për tufën tuaj…”

Sheikh Muhamed Nasir ud-Din el-Albani

Përktheu: Ammar Abdulxhelil

Publikimi i pare: 18.10.2001

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *