Aisheja, radijallahu anha


 

Aisheja, radijallahu anha,

e bija e Ebu Bekrit, gruaja e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe dijetarja më e madhe e ymetit

 

Dituria dhe fiku i sajë:

Imam Zuhriu, rahimehullah, thotë: “Nëse krahasojmë diturinë e Aishes me diturinë e krejt grave tjera, dituria e Aishes do të ishe më e mirë (madhe)”. (Shiko: “Sijeru A’lamun-Nubela”, 2/141).

Ajo ishte mendjemprehtë, inteligjente dhe me memorie të fuqishme.

Imam Ibën Kethiri, rahimehullah, thotë:

“Asnjë popull nuk ka patë njëri me kujtesë të fuqishme, me dije të madhe, me elokuencë dhe inteligjencë, sikur Aisheja, radijallahu anha”.

Imam Dhehebiu, rahimehullah, thotë:

“Gruaja më dijetarë në tërë këtë ymet. Nuk di se në ymetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje në krejt gratë ka grua më të ditur se ajo”.

Ajo ka transmetuar më shumë se 2100 hadithe nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të cilat gjenden të shpërndara në librat e Synetit, siç është Sahihu i Buhariut, Sahihu i Muslimit, Synenet, musnedet, etj.

Imam Dhehebiu, rahimehullah, thotë: musnedi i Ashes arrinë 2210 hadithe, Buhariu dhe Muslimi i transmetojnë 147 hadithe, vetëm Buhariu 54 dhe vetëm Muslimi 69. (Shiko: “Sijeru A’lamun-Nubela”, 2/139).

Urvetu ibën Zubejr, radijallahu anhu, thotë:

“Nuk kam parë grua më të ditur në fikh, në mjekësi e as në poezi, se Aisheja, radijallahu anha”.

Ebu Abdul-Beri, rahimehullah, thotë:

“Aisheja ishte e rrallë në kohën e vet në tre shkenca: në shkencën e fikhut, në shkencën e medicinës dhe në shkencën e poezisë”.

Ishte referencë e madhe për as’habët e vjetër të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sidomos në raste të vështira dhe telashe. Ajo jepte fetva me dijen që kishte në kohën e kalifit Omer dhe Othman, radijallahu anhuma, deri sa edhe ndërroi jetë. Allahu e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur me te.

Bekir Halimi

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *