Flijimi për të fituar dije




Hisham ibën Amari, rahimehullah, thotë:

“Babi im e shiti shtëpinë për njëzet dinar dhe më përgatiti për të shkuar në haxh. Kur arrita në Medinë, shkova te mexhlisi i Imam Malikut, rahimehullah, i cili ishte i ulur si mbret, kurse njerëzit e pyetnin e ai u përgjigjej. Kur më erdh rendi i thash: më trego hadithe? Ai tha: jo. I thashë: patjetër do të më tregosh hadithe. Kur insistova dhe polemizova me të u hidhërua dhe i tha shërbëtorit: shko dhe jepja pesëmbëdhjetë shkopinj. Më rrahu dhe më solli prapë te Imam Maliku. I thash: më bëre padrejtësi. Babi im shiti shtëpinë dhe më solli te ti për të mësuar prej teje dhe të marr dijen nga ti, kurse ti më rrahe me pesëmbëdhjetë shkopinj pa faj, kurrë s’ta bëj hallall. Maliku tha: cili është shpagimi i këtij gabimi? Tha: të m’i mësosh pesëmbëdhjetë hadithe. Hishami tregon: mi mësoi Maliku pesëmbëdhjetë hadithe, e kur i përfundoi i thashë: rrahëm akoma dhe më mëso hadithe. Qeshi Maliku dhe më tha: shko”. Marrë nga libri “Ma’rifetul-Kurra’, 1/ 196 të Imam Dhehebiut.

Vallë a kemi ne kësi durimi dhe vullneti për të mësuar fenë e Allahut?!

A ja dimë vlerën dijës për të qenë të gatshëm për këtë flijim?!

Ku është kërkimi i dijes dhe mësimi i fesë në listën e prioriteteve në jetën tonë?!

Si mendojmë pa dije të udhëtojmë drejt Allahut?!

Allahu na i çeltë sytë dhe na dhashë vullnet në zemër!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *