Garancia prej Allahut


Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhuma, na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

من صلى الصبح فهو في ذمة الله تبارك وتعالى فلا تخفروا الله تبارك وتعالى في ذمته فإنه من أخفر ذمته طلبه الله تبارك وتعالى حتى يكبه على وجهه 

“Ai që fal namazin e sabahut është nën garancinë e Allahut, të Bekuar dhe Lartësuar, andaj mos e dëmtoni këtë garanci të Allahut, të Bekuar dhe Lartësuar, sepse ai që e dëmton garancinë e Allahut, e kërkon Allahu deri sa ta hedh me fytyrë ne zjarr”. (Sahih, Ahmedi, Bezari dhe Taberaniu).

Në fillim të transmetimit të këtij hadithi ka një tregim interesant, të cilin e përmend Ibën Haxheri.

Haxhaxhi kishte urdhëruar Salimin, të birin e Abdullah ibën Omerit për të vrarë një njeri.

Salimi e pyeti këtë njeri: e ke falë namazin e sabahut?

U përgjigj: po.

I tha: ec dhe shko.

Haxhaxhi i tha: pse nuk e vrave?

U përgjigj: më ka treguar babai se ka dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:

“Ai që fal namazin e sabahut atë ditë është nën përkujdesin e Allahut”. Andaj nuk dëshirova të vras atë që Allahu e ka nën kujdesin e Tij.

Haxhaxhi i tha Ibën Omerit: vërtetë e ke dëgjuar këtë nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?

Ibën Omeri i tha: po.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *