Koha e humbur


 

Fëmiu im i vogël që nga mbrëmë nuk është mirë me shëndet…Sonte, pasiqë erdha nga puna vendosa ta dërgoj në spital…edhe pse isha i lodhur dhe i raskapitur, mirëpo lodhja për hirë të tij është rehati.

E mora dhe shkova në spital…Kishte shumë njerëz që pritnin rend…mundej të vonoheshim ma shumë se një orë. E mora numrin dhe u drejtova kah dhoma e pritjes.

Kishte njerëz të ndryshëm…të vegjël e të mëdhenjë..Të gjitha ata heshtnin…ishin disa fletushka dhe broshura, të cilat i kishin marur disa vëllezër.

Hedha një shikim njerëzve të pranishëm…ndonjëri kishte mbyllyr sytë, nuk e di se për çka mendon..tjetri i përcjell shikimet e të gjithëve…kurse te shumica vërën mërzi dhe lodhja nga pritja.

Ndërpritet heshtja e gjatë…thërret një njeri…numri kaq…gëzohet ai që thërritet…ecën me hapa të shpejta…sërsih të gjith heshtin.

Ma tërhoqi vëmendjen një djalosh në fillim të jetës…asgjë përreth nuk e preokuponte…kishte me vehte një mus’hav të vogël, në të cilin lexonte…Pasiqë pritja ime zgjati ma shumë se një orë, shikimi im u shndërrua në mendim të thellë mbi metodën e jetës së tij dhe kujdesi i tij për kohën. Një orë e plota nga jeta ime, vallë çka përfitova. Kohë, kur nuk isha i angazhuar me asgjë. Por isha në pritje të mërzitur.

Thërriti ezani i namazit të akshamit…shkuam ta falim namazin.

Tentova të jem afër këtij djaloshi që lexonte Kur’an, gjatë qëndrimit në xhaminë e spitalit. Kur e kryem namazin, eca me te dhe i tregova se shumë më pëlqeu kujdesi i tij mbi kohën.

 Biseda e tij përqendrohej në kohën e madhe të cilën aspak nuk e shfrytëzojmë, kurse ato janë ditët dhe netët që kalojnë nga jeta jonë, pa e vërjetur dhe pa u penduar.

Më tregoi se këtë mus’haf të vogël, në format të xhepit, e ka marur që një vjet, nga momenti kur e ka nxitur një mik i tij që të kujdeset për kohën e vet.

Më tregoi se në kohët, të cilat nuk shfrytëzohen, lexon shumfish ma shumë se në kohën kur gjindet në xhami ose në shtëpi…madje leximi në mus’haf, përveç shpërblimit, ia largon brengat dhe mërzitë e pritjes…bashkëbiseduesi im e shtoi edhe këtë: jam duke pritur një orë e gjysmë.

Më pyeti: kur do të gjesh një orë e gjysmë për të lexuar Kur’an?

Mendova…sa kohë harxhojmë kot?! Sa çaste të jetës na kalojnë pa i bërë asnjë llogari?!

Madje sa muaj na kalojnë pa lexuar aspak Kur’an?!

U thellova në mendime…vërejta se do të llogaritem, kurse koha nuk është në dorën time…

Vallë, çka pres?

Ma ndërpreu mendimin zëri i thirrësit… shkova te mjeku.

Mirëpo vendosa të realizoj diç.

Pasiqë dola nga spitali shkova me nxitim në librari dhe bleva një mus’haf në format të xhepit…

Vendosa të kujdesem për kohën time…duke vënduar mus’hafin në xhep, më shkoi ndërmend… sa njerëz do ta bëjnë të njejtën..

Sa shpërblim të madh do të fitojë ai që udhëzon në kjo vepër?

Përktheu: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *