Nënshtrimi i njerëzve karshi njerëzve dhe nënshtrimi i njerëzve karshi Allahut


Në namazin e sabahut myezini lexoi një pjesë nga Kurani, më saktë ajetet e fundit të sures El-Hashër, ku Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

لا يَسْتَوِي أَصْحَابُ النَّارِ وَأَصْحَابُ الْجَنَّةِ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ هُمْ الْفَائِزُونَ (20) لَوْ أَنْزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَرَأَيْتَهُ خَاشِعاً مُتَصَدِّعاً مِنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (21) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ (22) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ (23) هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ لَهُ الأَسْمَاءُ الْحُسْنَى يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ ْبِ (24)

 

“Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit.

59:21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.

59:22. Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!

59:23. Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!

59:24. Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti! (El-Hashër).

Ajo që më shkoi ndërmend ishte krahasimi që duhet ta bëjnë njerëzit kur u nënshtrohen krijesave që kanë pushtet shumë të kufizuar për tu bërë ndonjë dëm apo mirësi, e harojnë ti nënshtrohen Allahut i cili është i Plotfuqishëm, Mbizotërues dhe i Madhërishëm! Ata nëse i ikin ti nënshtrohen Allahut me dëshirë, detyrimisht do ti nënshtrohen Allahut me dhunë, në momentet më të rëndësishme të tij, siç është lindja dhe vdekja. Andaj lum për atë që i nënshtrohet Allahut me vullnet dhe dëshirë dhe me këtë fiton begatitë dhe mirësitë e Allahut, të cilat janë aq shumë saqë nuk mund të numërohen…Allahu na bëftë prej atyre që i nënshtrohen Allahut me dëshirë dhe vullnet dhe e shfrytëzojnë këtë sezonë xheneti për të fituar mëshirën dhe begatitë e Allahut, subhanehu ve teala! Amin!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *