Ngashërimi gjatë lutjes


 

Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhu, na tregon:

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, lexoi ajetin Kuranor në të cilin Ibrahimi, alejhisselam, u lut:

رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضْلَلْنَ كَثِيرًا مِنَ النَّاسِ فَمَنْ تَبِعَنِي فَإِنَّهُ مِنِّي [إبراهيم: 36].

“Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron”. (Ibrahim: 36).

Dhe ajetin Kuranor ku Isa, alejhisselam, u lut:

إِنْ تُعَذِّبْهُمْ فَإِنَّهُمْ عِبَادُكَ وَإِنْ تَغْفِرْ لَهُمْ فَإِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ [المائدة: 118].

“Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti”. (El-Maide: 118).

Pastaj i ngriti duart dhe u lut duke thënë:

«اللهم أمتي أمتي وبكى»

“Allahu im, ymeti im, ymeti im dhe qau”.

Atëherë Allahu, subhanehu ve teala, tha: O Xhibril shko te Muhamedi, edhe pse Allahu e di më mirë, pyete pse qanë?

Shkoi Xhibrili, alejhisselam, dhe e pyeti. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tregoi pse qau. Xhibrili i tregoi Allahut pse qau Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse Allahu e di më së miri këtë gjë. Pastaj i tha: Xhibril, shko te Muhammedi dhe thuaji:

أنا سنرضيك في أمتك ولا نسوؤك».

“Do të kënaqim në Ymetin tënd dhe nuk do të zemërojmë me asgjë”. (Muslimi).

 

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *