Takimet për syefaqësi


 

 

Një ditë u takuan Sufjan Theuriu dhe Fudajl ibën Ijadi dhe u ulën të përkujtojnë njëri tjetrin dhe të llogarisin veten. Kur përfundoi tubimi Sufjani vërejti se ka marrë një mbushje limanore nga ky tubim e i tha Fudajlit: Sa tubime të mira janë këto!

Ia ktheu Fudjali duke i thënë: sa tubime të këqija janë këto. I zgjodha gjërat e mia më të mira dhe t’i thash edhe ti i zgjodhe gjërat më të mira tuajat dhe mi the, pra u tubuam të tregojmë syefaqësi mes nesh.

Nëse këto takime të mira, këta dijetar i kanë llogaritë si të këqija, çka mund të themi për ato takime tonat që janë përplot përgojim, shpifje, bartje llafesh, ofendimesh, manifestim mendjemadhësish, insistim në agjenda personale, injorim i aktiviteteve të tjerëve dhe biseda kote. Allahu na ndihmoftë!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *