Vërtetësia shkak i udhëzimit


Abdul-Kadër Xhejlani tregon për veten e tij e thotë: e kisha vendosë që çdo herë të flas drejtë. Kur u nisa nga Mekja për të shkuar në Bagdad për të mësuar, nëna mi dha dyzet dinar dhe më morri besën që çdo herë ta flas të vërtetën. Kur arritëm në Hamadan na dolën disa cuba dhe e vodhën karvanin. Njëri prej tyre më pyeti: sa të holla ke? I thash: dyzet dinar. Mendoi se tallem dhe më lëshoi. Kur mu afrua një tjetër cub. Edhe ai më pyeti të njëjtën. Edhe atij ia tregova të vërtetën. Ai më morri dhe më dërgoi te i pari i tyre. Ai më pyeti për të hollat dhe unë i tregova drejt. Më tha: pse tregon drejt? I thashë: i kam dhënë besë nënës, andaj kam frikë të tradhtojë besën e dhënë. Lëshoi një britmë dhe i shqeu rrobat e tha: ti ke frikë të tradhtosh besën e nënës tënde, kurse unë nuk kam frikë të tradhtojë besën e Allahut. I urdhëroi shokët e tij t’i kthejnë të gjitha gjërat që i morën nga karvani dhe tha: po pendohem te Allahu për shkak teje. Shokët e tij i thanë: ti ishe i pari i ynë në hajni e tash do të bëhesh i pari i ynë në pendim. U penduan edhe ata. Krejt kjo ndodhi për shkak të vërtetësisë dhe sinqeritetit. 

Marrë nga “Nuz’hetul-Mexhalis ve Muntehabun-Nefais”, 1/160.

Sa kemi nevojë që dijen teorike ta zbatojmë në praktikë edhe në momente shumë të vështira?!

Kur të përputhet ajo që kemi në zemër me atë që bëjmë me vepra, atëherë del në shesh bereqeti i dijes tonë.

Allahu na i pastroftë zemrat dhe na e bëftë dijen të bereqetshme. Amin!

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *