Sa afër e kemi xhenetin?!


Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

 

(( الجَنَّةُ أَقْرَبُ إِلَى أَحَدِكُمْ مِنْ شِرَاكِ نَعْلِهِ ، وَالنَّارُ مِثلُ ذلِكَ )) رواه البخاري .

 

“Njeriu e ka më afër xhenetin se sa kaishin e sandaleve të veta, por edhe xhehenemin gjithashtu”. Buhariu.

 

Në këtë hadith kemi:

 

– Lajmërim për afërsinë e xhenetit dhe xhehenemit për njeriun,

 

– Motivim dhe inkurajim për vepra të mira dhe frikësim nga veprat e këqija,

 

– Sqarim se adhurimet dhe veprat e mira e shpijnë njeriun në xhenet dhe se mëkatet dhe gabimet në xhehenem,

 

– Njeriu kurrë nuk duhet ti nënçmojë veprat e mira, sado të vogla qofshin ato por edhe të këqijat.

 

– Shpërblimi na vjen sipas veprave që i bëjmë dhe

 

– Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm për formën në të cilën ua paraqet Islamin dhe mësimet e Islamit njerëzve.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *