Si të arrijmë ta shoqërojmë Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Xhenet?!


Na rrëfen Ebu Firasi, Rebia ibën Ka’b El-Eslemiu, radijallahu anhu, i cili ishte shërbëtori i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe banorë i Suffes (Vend i veçantë në xhaminë e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ata që nuk kishin shtëpi):

كُنْتُ أبِيتُ مَعَ رسولِ الله  فآتِيهِ بِوَضُوئِهِ وَحَاجَتِهِ ، فَقَالَ : (( سَلْنِي )) فقُلْتُ : اسْأَلُكَ مُرَافَقَتَكَ في الجَنَّةِ . فَقَالَ : (( أَوَ غَيرَ ذلِكَ )) ؟ قُلْتُ : هُوَ ذَاكَ ، قَالَ : (( فأَعِنِّي عَلَى نَفْسِكَ بِكَثْرَةِ السُّجُودِ )) رواه مسلم .

Banoja afër Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ia sjellja ujin për abdes dhe gjërat për të cilat kishte nevojë. E një ditë më tha: “Kërko çka të duash?” I thashë: Kërkoj prej teje të jem shoqëruesi yt në Xhenet! Më tha: “Diçka tjetër?” I thashë: vetëm kaq! Më tha: “Ndihmoi vetes me shumë sexhde (namaze)”. (Muslimi).

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *