Thatësi në mes të dimrit


S’ka shi, s’ka borë, toka ka nevojë për ujë!

 

A duhet humbur shpresat?

 

Allahu na përgjigjet e na thotë:

وَهُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ الْغَيْثَ مِنْ بَعْدِ مَا قَنَطُوا وَيَنشُرُ رَحْمَتَهُ وَهُوَ الْوَلِيُّ الْحَمِيدُ (28)

“Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t’i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari”. (Esh-Shura: 28).

 

Por parashtrohet pyetja: pse ndodh kjo?

 

Përgjigja është në vazhdimin e ajeteve të po kësaj sureje:

وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ (30)

“Ç’farëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).

 

Cila është urtësia e vonimin ose lëshimit të shiut?

 

Dhe për në fund Allahu na e sqaron shkakun pse e lëshon ose vonon shiun duke thënë:

وَلَوْ بَسَطَ اللَّهُ الرِّزْقَ لِعِبَادِهِ لَبَغَوْا فِي الأَرْضِ وَلَكِنْ يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَا يَشَاءُ إِنَّهُ بِعِبَادِهِ خَبِيرٌ بَصِيرٌ (27)

“Sikur All-llahu t’ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t’i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet”. (Esh-Shura: 27).

Pasi që Allahu është hollësisht i informuar për njerëzit dhe i sheh punët larg ua ofron këto gjendje dhe situata që ata të mos e humbin baraspeshën e të zhyten në mëkate dhe padrejtësi, por ti kujtojnë të mirat e Allahut, ta falënderojnë Atë për to dhe ti shfrytëzojnë në drejtim dhe gjëra me të cilat e fitojnë kënaqësinë e Allahut.

O Allah, na jep shi e borë dhe na i bën të bereqetshme ato! Amin!

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *