A lejohet që muslimanët ta festojnë vitin e ri


Vëllezër të nderuar musliman!

Jemi duke jetuar në këto dite kur njerëzit bëhen gati për të festuar vitin e ri. Ata me mish e me shpirtë mundohen që ti japim sa ma shumë pamje festive dhe cilësi kremtive këtyre ditëve të fundit të këti viti gregorian.

Ajo që na habit neve nuk është përpjekjet e mëdha që i bëjnë në këtë drejtim të krishterët dhe të tjerët, mirëpo ajo që na habit dhe befason neve është përgaditjet që i bëjnë muslimanët për të festuar këtë “festë”. Përgaditjet e tyre të mëdha, të cilat dalin në shesh nëpërmjet atmosferës festive që e paraqesin me lula, llëmba dhe veshmbathje të babadimrit.

Pa dyshim se kjo është një pamje shumë e keqe e muslimanëve që reflekton besimin e dobët dhe humbjen e identitetit të tyre.

Populli harxhon para duke u përgaditur për këto netë të hareshme dhe festive, tregtarët përpjeken që sa ma shumë të fitojnë duke mos u kujdesur se ata me këtë tregti të tyre a e dobësojnë besimin dhe fenë e tyre, të rinjtë rezervojnë bileta dhe vende nëpër kafeteri dhe kafe të ndrsyhme, e ata që janë të pasur dhe kanë besimin e dobët udhëtojnë për jashtë vendit tonë, që atje ta festojnë dhe ti kalojnë këto natë “të paharueshme”.

Zakonisht këto natë kalohen me alkool, zina, e shumë mëkate tjera.

Kësaj atmosfere pa dyshim i ndihmon edhe media, e cila gjatë tërë kohës e reklamon dhe agjiton këtë festë, ku ekranet televizive mbushen përplot vasha dhe këngëtare të çveshura lakuriq, lajme nga “atmosfera festive” anë e mbanë qyteteve tone të banuara nga muslimanët, etj.

Pa dyshim se ky pasim i verbër, ky imitim i të krishterëve, tregon dobësinë e besimit që e kemi, mungesën e besimit të shëndoshë dhe të vërtetë, çveshja nga komponentet e identitetit islam, mëkat i cili na futë në qarkun e atyreve për të cilët Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ مِنْهُمْ)) ـ أبو داود ـ.

“Kush i përngjan një popullit ai është prej tyre”. (Ebu Davudi, sahih).

Ose në transmetimin tjetër:

وفي رواية أنه  قَالَ: ((لَيْسَ مِنَّا مَنْ تَشَبَّهَ بِغَيْرِنَا، لَا تَشَبَّهُوا بِالْيَهُودِ وَلَا بِالنَّصَارَى…))

“Nuk është prej nesh ai që u përngjanë tjerëve përveç neve. Mos u përngjani çifutëve dhe të krishterëve”. (Tirmidhiu, sahih).

Imam Ahmedi ka thënë:

“Ky hadith në minimum domethënë se përngjajësimi me të ta është i ndaluar, edhe pse nga aspekti i jashtëm tregon se përgjajësimi me ta është kufër, siç është edhe në ajetin Kur’anor:

وَمَن يَتَوَلَّهُمْ مّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ [المائدة:51].

“E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre”. (El-Maide: 51).

Përgjajësimi i muslimanëve me mosbesimtarët është nënçmim dhe përkulje, sepse muslimani është më i lartë se mosbesimtari, e nëse e imiton zbret nga lartësirat dhe pozitën në të cilat gjindet, duke zëvendësuar të mirën me atë që është e keqe. Kjo është përbuzje e dhuntisë dhe nënçmim i Islamit.

 

Festat në Islam janë të caktuara

 

Allahu [subhanehu ve teala] nuk na e ka lërë këtë çeshtje pa sqarim. Neve si musliman na ka caktuar dy festa vjetore dhe një festë javore. Festat vjetore janë fitër dhe kurban Bajrami, kurse javore, festa e ditës së xhuma.

Bazë për këtë që themi është hadithi i Enesit [radijAllahu anhu], i cili thotë:

قدم رسول الله صلى الله عليه وسلم المدينة ولهم يومان يلعبون فيهما فقال: ((ما هذان اليومان؟)) قالوا: كنا نلعب فيهما في الجاهلية، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: ((إن الله قد أبدلكم بهما خيراً منهما يوم الأضحى ويوم الفطر)).

“Erdhi Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në Medinë, kurse ata i kishin dy ditë në të cilët loznin. E u tha: “Çka janë këto ditë? Thanë:në këto ditë loznim në injorancë. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha: Allahu ua ka ndërruar me ditë më të mira se këto: kurban dhe fitër bajramin”. (Ahmedi, sahih).

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Nga ky hadith i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nënkuptojmë se muslimanëve u ndalohet të festojnë edhe festat e tyre të injorancës edhe festat e tyre islame, përndryshe nuk od të kishte kuptin zëvendësimi i tyre me dy festat islame”. (shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 434).

Aisheja [radijAllahu anha] thotë:

دخل أبو بكر وعندي جاريتان من جواري الأنصار تغنيان بما تقولت الأنصار يوم بعاث، قالت: وليستا بمغنيتين، فقال أبو بكر: أمزامير الشيطان في بيت رسول الله صلى الله عليه وسلم؟! وذلك في يوم عيد .

“Ebu Bekri hyri te unë, kurse dy vasha këndonin atë që kishin thënë Ensaritë ditën e Buathit. Ato dy vashat nuk ishin këngëtare. Ebu Bekri [radijAllahu anhu] tha: fryllat e djallit në shtëpinë e Pejgamberit [alejhis-selam]?! E kjo ndodhi në një ditë të festës. Atëherë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] tha:

((يا أبا بكر، إن لكل قوم عيداً وهذا عيدنا)).

“Ebu Bekr! Secili popull ka festën e vet, kurse kjo është festa jonë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu duke e komentuar këtë hadith ka thënë:

“Ky hadith na tregon se secili popull ka festat e veta, kurse muslimanët e kanë vetëm këtë festë, e nuk kanë festa tjera”. (Shiko: “Iktidaus-Siratul-Mustekim”, 1/ 446- 447).

Kurse argument se xhumaja është festë e muslimanëve është hadithi në vijim:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ نَحْنُ الْآخِرُونَ الْأَوَّلُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَنَحْنُ أَوَّلُ مَنْ يَدْخُلُ الْجَنَّةَ بَيْدَ أَنَّهُمْ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِنَا وَأُوتِينَاهُ مِنْ بَعْدِهِمْ فَاخْتَلَفُوا فَهَدَانَا اللَّهُ لِمَا اخْتَلَفُوا فِيهِ مِنْ الْحَقِّ فَهَذَا يَوْمُهُمْ الَّذِي اخْتَلَفُوا فِيهِ هَدَانَا اللَّهُ لَهُ قَالَ يَوْمُ الْجُمُعَةِ فَالْيَوْمَ لَنَا وَغَدًا لِلْيَهُودِ وَبَعْدَ غَدٍ لِلنَّصَارَى

“Ne jemi ta fundit, mirëpo të parët në ditën e Kijametit. Ne jemi të parët që do të hyjmë në xhennet. Edhe pse atyreve u është dhënë libri para nesh, mirëpo ata u përçanë kurse neve Allahu na udhëzoj në të vërtetën rreth së cilës janë përçarë. Kjo është dita për të cilën janë përçarë ata, në të cilën ditë na ka udhëzuar Allahu. Tha: dota e xhuma është e jona, kurse nesër është e çifutëve, kurse pas nesër është e kirshterëve”. (Muslimi).

Ka edhe shumë argumente tjera të cilat e ndalojnë shpikjen e festave tjera. Prej tyre është edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], i cili thotë:

((من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد)).

“Kush shpik në çeshtjen tonë gjëra që nuk janë prej sajë (fesë), ato janë të refuzuara”, kurse në transmetimin tjetër qëndron:

((من عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد)).

“Kush bën ndonjë vepër e cila nuk është prej veprave tonë, është e refuzuar”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadith është bazë për të refuzuar të gjitha gjërat e shpikura që kanë të bëjnë me fenë, e prej tyre janë edhe festat kohore dhe vendore.

 

Ndalohet përgjajësimi me mosbesimtarët në festat e tyre

 

Ka shumë argumente që ndalojnë përngjajësimin me mosbesimtarët në gjërat e tyre fetare, prej të cilave janë edhe festat.

Argumentet janë të dy kategorive, argumente që ndalojnë përngjajësimin e përgjithshëm me ta dhe argumente që ndalojnë përngjajësimin me ta në festat e tyre.

a) Ndalimi i përngjajësimit të përgjithshëm me ta.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ثُمَّ جَعَلْنَـٰكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٍ مّنَ ٱلأَمْرِ فَٱتَّبِعْهَا وَلاَ تَتَّبِعْ أَهْوَاء ٱلَّذِينَ لاَ يَعْلَمُونَ} [الجاثية:18].

“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”. (El-Xhathije: 18).

Në këtë ajet Allahu [subhanehu ve teala] tregon se i ka përcaktuar Muhammedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] një ligj të cilin duhet ta pasojë dhe e ka ndaluar nga pasimi i epsheve dhe ënjdeve të atyreve që nuk kanë dituri. Në këtë grup hynë të gjithë ata që e kundërshtojnë sherijatin e Allahut. Dëshirat e idhujtarëve janë atë që e ata e pasojnë dhe sipas së cilës udhëhiqen në jetë. Andaj ata gëzohen shumë kur shohin se edhe muslimanët i pasojnë dhe imitojnë ata në disa çeshtje. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 85).

Poashtu Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{وَلاَ تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَٱخْتَلَفُواْ مِن بَعْدِ مَا جَاءهُمُ ٱلْبَيّنَـٰتُ} [آل عمران:105].

“E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh”. (Ali Imran: 105).

Allahu [subhanehu ve teala] në këtë ajet na e ndalon tu përgjajmë çifutëve dhe të krishterëve, të cilët janë përçarë dhe dallojnë mes tyre duke u bërë grupacione dhe parti të ndryshme. Pra, lloji i kundërshtimit të tyre dhe mospërgjajësimi me ta është e ligjshme. Aq sa ma shumë largohet njeriu nga përgjajsimi me ta në gjërat e paligjshme për na është aq ma larg përgjajësimit në gjërat e ndaluara për ne. Në këtë pa dyshim se ka interes shumë të madh”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 88).

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

 يا أيها الذين آمنوا لا تتخذوا اليهود والنصارى أولياء بعضهم أولياء بعض ومن يتولهم منكم فإنه منهم إن الله لا يهدي القوم الظالمين [المائدة:51].

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar”. (El-Maide: 51).

يا أيها الذين آمنوا لا تتخذوا عدوي وعدوكم أولياء تلقون إليهم بالمودة وقد كفروا بما جاءكم من الحق [الممتحنة:1].

“O ju që besuat, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve”. (El-Mumtehine: 1).

 ودّوا لو تكفرون كما كفروا فتكونون سواء فلا تتخذوا منهم أولياء [النساء:89].

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni sikurse nuk besuan vetë dhe bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre…”. (En-Nisa: 89).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((لتتبعنَّ سنن من كان قبلكم شبراً شبراً وذراعاً ذراعاً حتى لو دخلوا جحر ضب تبعتموهم))، قلنا: يا رسول الله اليهود والنصارى؟ قال: ((فمن؟!))

“Do të pasoni adetet e atyreve që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, llërë pas llëre, saqë po të hynin ata në vrimë të hardhucës, do ti pasonit”. I thamë: kush janë ata, çifutët dhe të krishterët? Tha: “kush tjetër përpos tyre”. (Buhariu dhe Muslimi).

Në transmetimin tjetër qëndron: “Kush janë ata, persianët dhe romakët? Tha: po kush tjetër përpos tyre”.

Ibn Battali thotë: “Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka lajmëruar se ummeti i tij do të pasojë gjërat e shpikura, bidate dhe epshet, ashtu siç ka ndodhur në popujt e mëparshëm. Në shumë hadithe se në fund do të përmbledhet e keqeja, sepse Kijameti nuk ndodh vetëmse në njerëz të këqinjë, kurse feja do të mbetet e fuqishme vetëm te disa njerëz të veçantë”. (Fethul-Bari; 13/ 301).

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Ky hadith tregon gjërat e këqija që do të ndodhin…nga kjo kuptohet se përgjajësimi me çifutët dhe të krishterët, me persianët dhe romakët është prej gjërave që i ka qortuar Allahu dhe Pejgamberi”. (“El-Iktida”; 1/ 147).

b) Ndalimi i përgjajësimit veçanërisht në festa.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{والذين لا يشهدون الزور } [الفرقان:72].

“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (El-Furkan: 72).

Dijetarët e tefisirit siç është Ibn Sirini, Muxhahidi, Dahaku dhe të tjerët kanë thënë se janë festat e idhujtarëve.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

{ولكل أمة جعلنا منسكاً هم ناسكوه } [الحج:7].

“Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, …”. (El-Haxhxh: 67).

Festat janë nga ligjet fetare. Ibn Tejmiu thotë: “festat jane prej veçorive më të mëdha të një ligji…andaj pëlqimi në këtë gjë është pëlqim në pjesën më delikate të ligjeve të kufrit dhe në simbolin më publik”. (shiko: “El-Iktida”, 1/ 476).

 

Shkaku i ndalesës së përgjajësimit

Përngjajësimi në çeshtjet e kësaj bote shkakton dashuri dhe miqësi me ata që u përgjajësohesh. Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë:

“Nëse dy persona gjatë udhëtimit të tyre në një vend të huaj takohen edhe i përngjajnë njëri tjetrit në rroba, kapelë, flokë, mjetin vartës, etj, do të kishin afërsi mes tyre ma shumë se sa mes tij dhe tjerëve. Poashtu edhe njerëzit e një zanati janë më të afërt me njëri tjetrin se sa me të tjerët”. (shiko: “El-Iktida”; 1/ 488 dhe 490).

Nëse përgjajësimi në çeshtje të kësaj bote shkakton afërsi dhe dashuri, atëherë në gjërat e besimit dhe gjërat e veçanta të fesë shkakton afërsi dhe dashuri edhe më të madhe, kurse kjo është në kundërshtim të plotë me besimin.

 

Si manifestohet mosfestimi i festave të tyre

 

Mosfestimi i festave të tyre manifestohet në disa mënyra:

a) Mospjesmarrja në festimet e tyre.

Dijetarët janë të pajtuar se ndalohet pjesmarrja në festat e mosbesimtarëve dhe përgjajësimi me ta, duke u mbështetur në argumentet e përgjithshme që i përmendëm më lartë dhe konsenzusin e sahabeve dhe tabiinëve.

b) Mospërputhje në veprimet e tyre.

Nëse disa muslimanëve nuk u mundësohet të marrin pjesë në festimin dhe kremtimin e kafirave, atyreve edhe nuk u lejohet që të bëjnë atë që e bëjënë kafirat.

Shejhul-Islam Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotë: “Muslimanëve nuk u lejohet që tu përgjajnë në asnjë gjë e cila është veçori e festave të tyre, as në ushqim, as në veshmbathje, as në larje, as në ndezje të zjarrit, as pasivizim të ndonjë adeti nga përditshmëria e jetës ose të ndonjë ibadeti, as përgaditja e gostisë, as dhuratat, as shitja e gjërave, me të cilat ndihmohen në këto festa, as mundësimi i fëmijëve dhe të tjerëve që të lozin e as që të veshin rroba të zbukuruara. Thënë troç, nuk u lejohet që të veçojnë festat e tyre me simbole të veçanta të tyre, por dita e festës së tyre te muslimanët duhet të jetë sikurse edhe ditët tjera”. (“El-Fetava”; 25/ 329).

c) Mosdhënia dhurata dhe mosndihmimi i festave të tyre me shitblerje.

Ebu Hafs Hanefiu thotë:

“من أهدى فيه بيضة إلى مشرك تعظيماً لليوم فقد كفر بالله – تعالى -“.

“Kush i dhuron një vezë idhujtarit në shenjë të madhërimit të asaj dite, ka bërë kufër ndaj Allahut”. (“Fet’hul-Bari”; 2/ 513).

Ibn Turkmani thotë:

“فيأثم المسلم بمجالسته لهم وبإعانته لهم بذبح وطبخ وإعــارة دابـة يركبونها لمواسمهم وأعيادهم”(28).

“Muslimani bën mëkat nëse ulet me ta, u ndihmon me therrje gatim të ushqimit, dhënja në shërbim të ndonjë kafshe bartëse që ta përdorin në rastet dhe festat e tyre”. (“El-Lumea fil-Havadith”, 1/ 294).

d) Mos tu ndihmohet atyreve që i përgjajnë mosbesimtarëve.

e) Mos tua uron festën e tyre.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotë:

“Urimi i simboleve të veçanta të kufrit është haram sipas të gjithë dijetarëve, sikurse tua uron festat dhe agjërimin e tyre duke thënë: urime festën, etj. nëse thënësi i kësaj fjale shpëton nga kufri, nuk shpëton nga harami. Ky njeri i ngjan atij që ia uron përuljen kryqit. Madje kjo është mëkat edhe më i madh dhe më i keq se sa urimi për konsumim të alkoolit, vrasjes së njeriut, bërjes zina, etj. Shumica e atyreve që nuk e vlersojnë fenë kanë rënë në këtë mëkat duke mos e ditur keqëinë e asaj që e kanë bërë. Ai që e uron një njeri për mëkat, bidat ose mosbesim, e meriton mllefin dhe urrejtjen e Allahut. Njerëzit e devotshëm prej dijetarëve largohen nga urimet ndaj zullumqarëve për marjen e posteve në shtet, ose urimet ndaj injorantëve kur të marin ndonjë post në arsim, gjykim ose dhënie të fetvasë, për shkak të mllefit të Allahut dhe rënies nga Syri i Allahut”. (“Ahkamu Ehludh-Dhimmeti”, 1/ 441- 442).

Ndalohet urimi i kafirave të festave të tyre sepse me këtë aktivitet e konfirmojmë kufrin e tyre dhe dakordohemi me këtë kufër të tyre edhe pse nuk dakordohemi me atë kufër për vetveten tonë. Andaj i ndalohet muslimanit të dakordohet me simbolet e kufrit ose tua uron këtë atyreve. Sepse me këtë nuk dakrodohet as Allahu:

(( إن تكفروا فإن الله غني عنكم ولا يرضى لـعـبـاده الكفر وإن تشكروا يرضه لكم)) [{الزمر:7]}

“Nëse ju nuk besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. …”. (Ez-Zumer: 7).

(( الـيــوم أكـمـلـت لـكـم دينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت لكم الإسلام دينا)) [{المائدة:3]}

“…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. (El-Maide: 3).

(( ومن يبتغ غـيــر الإسلام دينا فلن يقبل منه وهو في الآخرة من الخاسرين)) [{آل عمران: 85]}

“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran: 85).

Përgaditi: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *