Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s’ka kush e përudhë. Paqa dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasojnë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kiametit.

Vëlla i dashur. 

U ndala para kalendarit tim të murit, që ta shkëpus fletën e fundit të sajë, dita e fundit të vitit 1432. Jo si zakonisht, mu rëndua dora kur e zgjata që ta shkëpusë këtë fletë. Përjetova ndjenja që depërtuan deri në thellësira të ndërgjegjes time. Ndjenja që si kam përjetuar gjatë 350 ditëve që kanë kaluar. Sot mu dhimbën këto ditë që kaluan, mu duk sikur të jetë duke dhënë shpirt. Sikurse kërkon prej meje ti jap afat edhe pak kohë duke u përshëndetur nga kjo jetë. Nuk e shkëputa, e lash këtë letër të fundit dhe fillova të mendojë rreth sajë. U trishtova pa masë kur kuptova se me shkëputjen e sajë, jam duke shkëputur një grumbull të ditëve të jetës sime, për ta mbyllur fletoren, e cila nuk le asnjë vepër, qoftë e vogël ose e madhe, qoftë e mirë ose e keqe, pa e regjistruar.

I nderuari vëlla.

Ky kalendar, i cili gjendet në prag të dhënies së shpirtit, i ngjanë jetës së një njeriut, pakësohen ditët ashtu siç na pakësohet edhe ne jeta, ashtu siç pakësohet jeta e kohës me kalimin e viteve e dekadave. Secila krijesë është në numërimin e ditëve të pakta që i kanë mbetur derisa të përfundojë, të zhduket.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

 (كل من عليها فان *ويبقى وجه ربك ذو الجلال والإكرام)

“Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. (Er-Rahman: 26-27).

Secilës krijesë i përfundon jeta e sajë dhe shkon atje ku ka caktuar Allahu të shkojë, për dallim nga njeriu, i cili edhe pas vdekjes dhe udhëtimit nga kjo botë do të ndalet për të dhënë llogari dhe për tu shpërblyer.

Kur u kthjella e fillova të shfletoj memorien time të dobët, që të përkujtoj ato ndodhi që kanë ndodhur në vitin e kaluar, para se të harrohen tërësisht. U ndala dhe gjatë kohë vështrova këtë shirit filmik (jetën). Subhall-llah, vërejta se me të vërtetë është shirit i çuditshëm. Është ngarkuar përplot. Është ngarkuar dhe stërngarkuar me ndodhi të ndryshme dhe të llojllojshme, me vepra të mëdha dhe të vogla, pa vlerë, me vepra që kanë të bëjnë me mua dhe me tjerët. Njerëz që kanë kaluar nën këtë thjerrëz, me zë dhe fotografi.

Mu kujtua hixhreti i Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe ndodhitë e saja.

Vëlla i dashur.

Sa kemi nevojë, në prag të vitit të ri të hixhretit, të jetojmë me zemrat, ndjenjat dhe realitetin tonë me Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] gjatë hixhretit të tij nga Mekeja në Medine, shpërngulje e cila përmban mësime dhe këshilla të shumta, prej tyre është edhe njohja e vlerës së kohës dhe rëndësi e sajë.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] bëri xhihad të vërtetë në rrugë të Allahut nga ditë që i zbriti ajeti:

 (يا أيها المدثر قم فأنذر و ربك فكبر ، و ثيابك فطهر) 

“O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroji!”. (El-Mudeththir: 1-4).

Gjatë ditës dhe natës, në fshehtësi dhe publikisht, duke mos iu frikësuar askujt thirrte në rrugë të Allahut [subhanehu ve teala]. Asgjë se ndalte nga thirrja, as kërcënimi e ofendimet e kurejshitëve. Në fillim, prej burrave, iu përgjigj Ebu Bekri [radijAllahu anhu], prej djelmoshave, Aliu [radijAllahu anhu], prej grave, gruaja e tij, Hadixheja [radijAllahu anha]. Kurse Ebu Bekrit ia pranuan ftesën për hyrje në Islam: Othmani, Talha ibn Ubejdil-lahi, Sa’d ibn Evi Vekasi, [radijAllahu anhum].

U përkujdes Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] për shokët e tij, që ti edukojë dhe ti mësojë, andaj i mblidhte te shtëpia e Erkam ibn Erkamit, e ua mësonte ajetet që zbritnin, i urdhëronte në sjellje të mira dhe ua tërhiqte vërejtjen nga veprat e këqija dhe të shëmtuara, nga mëkatet dhe shirku. Në tërë këtë Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ishte shëmbëlltyrë e tyre.

Koha kishte vlerë të madhe në jetën e tyre. Ata e shfrytëzonin kohën në ibadete, adhurime dhe në përfitim nga dituria dhe vlera e Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]. Te ata akideja, besimi islam ishte më e vlefshme se sa pasuria, familja dhe fëmija. Kur u dha rasti të zgjedhin mes vatanit, farefisit, jetës komode dhe jetës së vështirë, kurbetit dhe ikjes, ata zgjodhën ta shoqërojnë Pejgamberin [alejhis-selam] dhe të bëjnë hixhret në rrugë të Allahut.

Ata e zbatuan premtimin e vet që ia dhanë Allahut. Kur u sprovuan, ata duruan dhe dhanë shembull në sakrificë dhe flijim. Kur thërriti thirrësi i xhihadit garonin për të vdekur në rrugë të Allahut, kurse gjendja e tyre thoshte:

 (وعجلتُ إليك ربي لترضى) .

“… e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!”. (Taha: 84).

Trembëdhjetë vjet pas sakrificave dhe flijimit, Allahu [subhanehu ve teala] e nderoi Pejgamberi [alejhis-selam] dhe shokët e tij me fitore e cila u erdhi në Medinë.

13 vjet të llogaritura, me ditë, netë dhe orë.

13 vjet nuk kënaqeshin myslimanët as me ushqim, as me pije. Mirëpo asgjë si largonte nga përmendja e Allahut, as dashuria ndaj kësaj bote as rëndimi në tokë.

13 vjet punë serioze, planifikim preciz dhe edukatë të shkëlqyeshme.

Ku jemi na sot, sa dallojmë nga jeta e Pejgamberit [alejhis-selam] dhe shokëve të tij.

Kaloi një vit i plotë nga jeta jonë…shkuan edhe sekondat, minutat edhe ditët. Vallë sa punë të mira i kemi bërë në këto ditë, vepra të cilat do ti deponojmë për atë ditë kur gruaja shtatzënë do ta hedh foshnjën e sajë, foshnja do të thinjet, kurse njerëzit do të duken si të dehur edhe pse s’janë të dehur, mirëpo pasi që të shohin dënimin e vështirë të Allahut.

Përgjigjja e kësaj pyetje, me të vërtetë, është shumë i turpërueshëm. Mirëpo doemos duhet pranuar realitetin.

Secili prej nesh del në mëngjes dhe e kalon ditën në shkollë, universitet ose në punë të tij. Në fund të ditës kthehet në shtëpi i lodhur, e hanë drekën dhe pushon pak, e pastaj pjesën e mbetur të ditës dhe fillimin e natës e kalon ose në mësim, ose në kryerjen e obligimeve jetësore. Pastaj flenë. Të nesërmen në mëngjes e fillon të njëjtën gjë. E kështu me radhë. 

Jetë, ku s’ka minutë të veçuara për të lexuar Kur’an, për të mësuar rregullat e fesë tonë, nuk ka minutë për namaz nate, ose për faljen e sunneteve, nuk ka minutë për të marrë pjesë në mexhlise të përkujtimit dhe ligjëratave. Nuk ka ditë për agjërimin e të hënës dhe të enjtes. Nuk ka ditë për të bërë mirë dhe për tu kryer nevojat njerëzve.

Vëlla i dashur.

Dynjaja na ka angazhuar nga ibadeti, adhurimi ndaj Allahut, kurse ne jemi ata, të cilëve Allahu na e ka tërhjekë vëmendjen prej sajë duke thënë:

(يا أيها الذين آمنوا لا تلهكم أموالكم و لا أولادكم عن ذكر الله ومن يفعل ذلك فأولئك هم الخاسرون * و أنفقوا مما رزقناكم من قبل إن يأتي أحدكم الموت فيقول رب لولا أخرتني إلى أجل قريب فأصدق و اكن من الصالحين ، و لن يؤخر الله نفساً إذا جاء أجلها والله خبير بما تعملون) .

“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!” Po, Allahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. Allahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni”. (El-Munafikun: 9-11).

Ibën Omeri [radijAllahu anhu] thoshte:

(إذا أمسيت فلا تنتظر الصباح و إذا أصبحت فلا تنتظر المساء ، وخذ من صحتك لمرضك ومن حياتك لموتك) رواه البخاري .

“Kur të ngrysësh në mbrëmje mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhish në mëngjes mos e prit mbrëmjen. Merr nga shëndeti për ditët e sëmundjes tënde dhe nga jeta për ditët e pas vdekjes tënde”. (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(لا تزول قدما عبد يوم القيامة حتى يسأل عن أربع : عن عمره فيم أفناه ، و عن شبابه فيم ابلاه ، وعن ماله من أين اكتسبه و فيم أنفقه ، و عن علمه ماذا عمل به) السلسلة الصحيحة (946) . 

“Ditën e Kiametit nuk do të lëvizin këmbët e birit të Ademit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka harxhuar; për rininë ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për diturinë e tijë, çka ka vepruar me te”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).

Mbreti i ditës së Sundimit do të na pyet për jetën tonë, e kemi harxhuar në vepra të mira dhe ibadete, apo e kemi harxhuar në lozje, pakujdesi dhe vepra pa vlerë. Do të na pyes për trupin tonë, a e kemi shfrytëzuar në agjërim, namaz, ulje shikimi, mbrojtje të veshëve dhe gjuhës, ose i kemi shfrytëzuar në përdorimin e çdo gjëje të këndshme. Ky Pyetës, i di fshehtësirat tona, asgjë s’mundet t’i ikë, as në tokë e as në qiell.

Allahu [subhanehu ve teala] thotë:

(ألم تر أن الله يعلم ما في السماوات وما في الأرض ما يكون من نجوى ثلاثة  إلا هو رابعهم ولا خمسة إلا هو سادسهم ولا أدنى من ذلك ولا أكثر إلا هو معهم أين ما كانوا ثم ينبئهم بما عملوا يوم القيامة إن الله بكل شيء عليم) . 

“A nuk e di ti (o dëgjues) se Allahu di çka ka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kiametit i njofton ata me atë që kanë punuar. Allahu ka përshirë çdo send në dijen e vet”. (El-Muxhadele: 7).

 

Vëlla i nderuar.

Shumë bijë të myslimanëve, në shumicën e vendeve myslimane e festojnë hixhretin e Pejgamberit [alejhis-selam], mirëpo, për fat të keq, pak janë ata që kanë kuptuar urtësitë që i përmban ky hixhret. Allahu [subhanehu ve teala] i ka qortuar disa shokë të Pejgamberit [alejhis-selam], të cilët qëndronin në Mekë, falnin namaz dhe agjëronin, mirëpo nuk mundnin të bënin asgjë ma tepër se kjo, sepse ishin në pushtetin e kurejshitëve e s’kishin forcë kundër tyre, e nuk shpërnguleshin në kalanë e Islamit që të jenë ushtarët e tij dhe ku do të shfaqnin simbolet e Islamit në rehati. Me këtë rast Allahu zbriti këtë ajet:

 (إن الذين توفاهم الملائكة ظالمي أنفسهم قالوا فيم كنتم قالوا كنّا مستضعفين في الأرض قالوا ألم تكن أرض الله واسعة فتهاجروا فيها فأولئك مأواهم جهنم وساءت مصيرا) .

“Engjëjt që ua morën shpirtine atyre që ishin mizorë të vetëvetës ju thanë: “Në çka ishit ju? – Ata thanë: “Ne ishim të paftë në atë tokë!” (engjëjt) ju thanë: “A nuk ishte e gjërë toka e Allahut e të migronit në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është Xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!”. (En-Nisa: 97).

Urtësia nga hixhreti është se Islami nuk mjaftohet vetëm me namaz e agjërim, por kërkon që të zbatohen të gjitha urdhrat e Allahu [subhanehu ve teala] dhe urdhrat e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në çështjet e tyre individuale por edhe në çështjet kolektive, siç thotë Allahu [tebareke ve teala]:

 (يا أيها الذين آمنوا ادخلوا في السلم كافة و لا تتبعوا خطوات الشيطان إنه  لكم عدو مبين)

“O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët”. (El-Bekare: 208).

(قل إن صلاتي و نسكي و محياي ومماتي لله رب العالمين) .

“Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve”. (el-En’am: 162).

Hixhreti do të mbetet dhe deri në ditën e Kiametit nuk do të mbyllet. Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(لا تنقطع الهجرة حتى تنقطع التوبة ، و لا تنقطع التوبة حتى تطلع الشمس من مغربها) رواه ابوداود و النسائي ، صحيح الإرواء ( 1208 )  .

“Hixhreti nuk ndalet gjersa nuk ndalet pendimi, kurse pendimi nuk ndalet gjersa të del dielli nga perëndimi”. (Ebu Davudi, hadithi është sahih).

Dhe kur e kanë pyetur Pejgamberin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]: cili është hixhreti më i mirë? Ka thënë:

أنه قيل لرسول الله صلى الله عليه وسلم: ما أفضل الهجرة ؟ قال : (من هجر ما حرم الله) . مشكاه المصابيح ( 3833 ) .

“Hixhreti më i mirë është largimi nga ajo që e ka ndaluar Allahu”. (Ebu Davud dhe të tjerët, hadithi është sahih).

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në haxhin lamtumirës ka thënë:

(ألا أخبركم بالمؤمن ؟ من أمنه الناس على أموالهم و أنفسهم . و المسلم ؟ من سلم الناس من لسانه ويده . و المجاهد ؟ من جاهد نفسه في طاعة الله . و المهاجر ؟ ( وهنا الشاهد ) من هجر الخطايا و الذنوب) السلسلة الصحيحة (549)   .

“A t’ju tregojë për besimtarin? Atij të cilit i besojnë njerëzit për vetveten dhe pasurinë e tyre. Kurse për myslimanin? Ai, nga dora dhe gjuha e të cilit janë të shpëtuar myslimanët. Kurse për muxhahidin? Ai që e lufton vetveten në respekt ndaj Allahut. E për muhaxhirin? Ai që largohet nga gabimet dhe mëkatet”. (Ahmedi, hadithi është sahih).

Patjetër të bëjmë hixhret nga lënia e namazit, nga falja e namazit pas kohe, nga mosfalja e namazit me xhemat, nga mosfalja e namazit në saff të parë.

Patjetër duhet të shpërngulemi nga leximi i revistave dhe gazetave të padobishme në leximin e Kur’anit dhe mendimit rreth argumenteve të tija.

Patjetër duhet të shpërngulemi nga dëgjimi i muzikës, nga kënaqja me përgojim në dëgjim të Kur’anit dhe ligjëratave të dobishme.

Doemos duhet të largohemi nga shikimet e ndaluara në revista, tregje e kanale televizive, e të shikojmë në Kur’an, në sunnet të Pejgamberit [alejhis-selam], në jetëpërshkrimin e tij dhe në madhështinë e krijesave të Allahut.

Doemos duhet të shpërngulemi nga gënjeshtra, përgojimi, fjalët e këqija në përmendje të Allahut, në lutje dhe përulje.

Patjetër duhet të bëjmë hixhret nga ndejat boshe dhe pa vlerë në ndeja të mësimit dhe ligjëratave të dobishme.

Patjetër duhet të shpërngulemi nga shoqëria e keqe, qofshin ata të afërt ose shokë të shkollës ose punës, njerëz të cilët të largojnë nga rruga e udhëzimit dhe fetarizmit në shokë të mirë, të cilët të udhëzojnë nga e mira dhe të ndihmojnë në këtë rrugë.

Shkurt thënë, duhet larguar nga çdo gjë që e hidhëron Allahun dhe duke shkuar pas çdo gjëje që e kënaq Allahun, nga çdo mëkat në çdo ibadet.

Vëlla i dashur.

Fillimi i vitit të ri është shans për secilin prej nesh që të hapë faqe të re me Allahun [subhanehu ve teala]. Faqe të bardhë dhe të pastër. Ku do ti premton Allahut se do të ecë rrugës së mbarë, rrugës së udhëzimit. 

Do ti premton Allahut se Libri i Tij do të jetë shoqëruesi më i mirë, kurse përmendja e Tij, miku më i mirë, namazi i natës dhe agjërimi i ditës, rruga e tij, kurse vëllai i mirë, ndihmësi i tij.

Faqe ku i premton Allahut se do të lë të gjitha mëkatet, të gjitha muzikat e fëlliqura, të cilat e largojnë nga Kur’ani, nga çdo shikim i ndaluar, i cili ia vret zemrën dhe nga çdo shok i keq, i cili e largon nga Allahu.

Vetëm në këtë mënyrë, e ngjallim përkujtimin e hixhretit të Pejgamberit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe arrijmë synimet e saja. 

Kjo është shpëtimi në të cilin na thërret muezini pesë herë në ditë, kur na thërret të qëndrojmë para Allahut [tebareke ve teala].

Allahu ynë, vitin e ardhshëm na e bëj më të mirë se vitin e kaluar, duke na dhënë sukses në zbatim të urdhrave dhe lënie të mëkateve.

Allahu ynë, vitin e ardhshëm na e bë shans për të na pranuar në karvanin e atyre që janë kthyer kah Ti.

Paqja dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

 

Shqipëroi: bekir halimi

Marur nga: www.islamway.com

Hutbet nga Shkupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *