Objektivat e Sheriatit Islam


Feja Islame i ka dhënë rëndësi të madhe kujdesit dhe ruajtjes së pesë objektiveve kryesore, gjë me të cilën pajtohen edhe legjislacionet tjera qiellore e ato janë: ruajtja e fesë, shpirtit, mendjes, nderit dhe pasurisë, kurse sulmin ndaj tyre e llogarit krim dhe mëkat, i cili meriton dënim të përshtatshëm. Shoqëria që i ruan këto pesë objektiva jeton i lumtur dhe çdo individ në te jeton i qetë.

 

Detyrimet janë dy lloje:

 

1- Detyrimet që i ka njeriu ndaj Zotit të vet, këtu hyn tevhidi, monoteizmi e besimi dhe namazi.

2- Detyrimet e njeriut ndaj njerëzve, e më e madhja në mesin e tyre është gjaku (derdhja e gjakut me vrasje ose lëndim).

Andaj vepra e parë për të cilën do të llogaritet besimtari në ditën e Kiametit është namazi, kurse gjëja e parë për të cilën do të gjykohet në ditën e Kiametit është gjaku (derdhja e gjakut me vrasje ose lëndim).

 

Marrë nga www.dorer.net

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *