Gjërësia e xhenetit dhe shkalla më e lartë në te


 

 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: 

إن في الجنة مئة درجة ، ما بين كل درجتين كما بين السماء والأرض ، والفردوس أعلاها درجة ، ومنها تفجر أنهار الجنة الأربعة ، ومن فوقها يكون العرش ، فإذا سألتم الله فاسألوه الفردوس

“Në xhenet ka njëqind shkallë, mes çdo shkalle dhe tjetrës është gjerë sikur mes qiellit dhe tokës, kurse shkalla më e lartë është Firdeusi. Prej këtu rrjedhin katër lumenjtë e xhenetit, kurse mbi te është Arshi (Froni) i Allahut. Andaj kur të lypni prej Allahut lypni Firdeusin”. (Muslimi)

 

Mësimet që merren nga ky hadith:

1- Xheneti është i madh dhe ka vend për të gjithë që përpiqen ta fitojnë atë.

2- Ashtu sikurse ka dallim mes shkallëve të xhenetit ashtu ka dallim edhe mes veprave të njeriut, andaj sa ma shumë vepra të mira që bën aq më lartë ngjitesh.

3- Shkalla më e lartë në Xhenet është Firdeusi.

4- Mbi Xhenet është Arshi (Froni) i Allahut, e mbi Arsh Allahu.

5- Njeriu çdo herë në jetë duhet të kërkon më të lartën, sepse edhe nëse nuk e arrin atë shkallë nuk do të jetë shumë larg.

6- Allahun e lusim të na gëzojë të gjithëve me Xhenetin Firdeus.

 

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *