Mrekulli shkencore në udhëzimet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem


 

Hadithet që flasin për synetet e natyralitetit (fitras) i radhisin dhjetë veprime që e ndihmojnë myslimanin të ruan pastërtinë dhe shëndetin e tij.

Aisheja, radijallahu anha, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

عشر من الفطرة: قصّ الشارب، وإعفاء اللحية، والسواك، واستنشاق الماء، وقصّ الأظافر، وغسل البراجم، ونتف الإبط، وحلق العانة، وانتقاص الماء)، يقول الراوي: ونسيتُ العاشرة، إلا أن تكون المضمضة.

“Dhjetë gjëra janë nga natyraliteti: shkurtimi i mustaqeve, lëshimi i mjekrës, përdorimi i misvakut (brushës së natyrshme për pastrimin e dhëmbëve), shpëlarja e hundës, shkurtimi i thonjve, larja e mes gishtave, shkulja e qimeve të nënsqetullave, rruajtja e vendeve të turpshme dhe pastrimi me ujë pas nevojës”. Transmetuesi tha: e harrova të dhjetën, e sigurisht është shpëlarja e gojës”. (Muslimi).

Kurse në hadithin tjetër thuhet:

عشرة من السنّة: السواك، وقصّ الشارب، والمضمضة، والاستنشاق، وتوفير اللحية، وقصّ الأظفار، ونتف الإبط، والختان، وحلق العانة، وغسل الدبُر.

“Dhjetë gjëra janë nga syneti: përdorimi i misvakut, (brushës së natyrshme për larje të dhëmbëve), shkurtimi i mustaqeve, shpëlarja e gojës, shpëlarja e hundës, lëshimi i mjekrës, shkurtimi i thonjve, shkulja e qimeve të nënsqetullave, synetimi, rruajtja e vendeve të turpshme dhe pastrimi me ujë pas nevojës”. (Nesaiu, hadithi është i saktë).

Kurse në hadithin e tretë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na thotë:

خمس من الفطرة: الختان، والاستحداد، ونتف الإبط، وتقليم الأظافر، وقصّ الشارب.

“Pesë gjëra janë nga natyraliteti: synetimi, rruajtja e vendeve të turpshme, shkulja e qimeve të nënsqetullave, shkurtimi i thonjve dhe shkurtimi i mustaqeve”. (Buhariu).

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *