Dëmi apo dobia te shqiptarët nga Islami burimor apo akademik


 

Here pas here në disa media tona dalin shkrime dhe opinione të kësaj natyre, se Islami burimor ose akademik, siç e kisha emërtuar unë, ose ai radikal ose fundamentalistë, vehabist apo neoselefistë, siç do ta quanin ata, qenka i dëmshëm për thelbin e kombit shqiptar. Të mbështetur në analiza dhe shkrime të dala nga kuzhinat e shërbimeve sekrete të vendeve të ndryshme, ata me nxitim i vërsulen popullit të vet, të rinjve dhe rejave tona, të cilët kanë vendosur ti kthehen fesë, edhe atë pasi që janë akademikisht të edukuar mire, islamit akademik, islamit që thërret në fe me fakte dhe argumente. Si duket këtyre qarqeve u pengon një gjë e tillë dhe frikohen se ata që do të njihen me islamin në formën e avancuar intelektuale dhe në mënyrë akademikë, ai do të mbetet përjetë tek ata, e alarmojnë situatën që në fillim për të penguar këtë hov të rikthimit të njerëzve në fe. 

Për tu dhënë përgjigje këtyre njerëzve dëshirova ti paraqes vetëm këto fakte:

1. Arsyeja fetare. Shumica e këtyre që futen në këtë temë nuk e njohin dhe në të cilën, siç herë pas here, edhe ata vet deklarojnë nuk dëshirojnë të hynë.

2. Arsyeja e realitetit. Këta intelektual fetar dhe shkencor të akuzuar me këto akuza dhe të njollosur me këto njolla dhe të rinjtë e tjerë  kanë dhënë kontribut shumë të madh për interesat kombëtare edhe atë jo vetëm verbalist por edhe konkretisht, edhe këtë secili shqiptar dhe mysliman në trojet shqiptare e di shumë mirë.

3. Univerzalizmi Islam aspak nuk është kundër kombeve e as që synon shkrirjen e tyre, përkundrazi mu feja Islame ishte ajo që na ndihmojë në vazhdimin tonë kombëtar.

4. Veprimet individuale të dikujt nuk mund të gjeneralizohen andaj edhe konstatimi i mbështetur në disa raste të izoluara dhe individuale nuk qëndron dhe nuk është analitik.

5. Nëse ka kush i përmirëson keqkuptimet e disa individëve në lidhje me këto tema, janë mu ata hoxhallarë që sipas disave llogariten radikal, por për ne akademik, edhe ata janë mu ata që hapin debatin akademik rreth çështjeve të fesë e assesi ata që thirren në Islam tradicional (pa e kuptuar akoma bash mirë se cili është ai Islam) ama nuk kanë lidhje aspak as me shkencat fetare e as me praktikumin e fesë.

6. Nëse dikush mendon se ata që thirren në Islamin tradicional do të kontribuojnë më shumë dhe ma mirë për interesin e kombit janë shumë gabim, sepse shihet kontributi i tyre i deritanishëm.

7. Politika shqiptare momentale ato qeveritare dhe opozitare në të gjitha trojet shqiptare në këto dekadat e fundit është ajo që më shumë ka dëmtuar kombin shqiptar, madje mund të themi se janë ato më antikombëtaret se sa veprimet e disa myslimanëve. Besoj se për këtë gjë janë shumë të vetëdijshëm mbarë populli.

8. Ndryshimin e flamurit, himnit, edhe shumë vlerave kombëtare i kanë ndryshuar vet ata që pretendojnë se janë bartësit e politikave kombëtare.

9. Mos të flasim për ata që në emër të kombit kanë vjedhur të mira të përgjithshme kombëtare dhe janë pasuruar në sajë të qëndrimit në pushtet në emër të kauzës kombëtare.

 

Ne nuk e mohojmë kombin shqiptar, ama edhe nuk e pranojmë ashtu siç dëshirojnë të na e servirin disa, si popull homoseksual, hajn, narkoman, i dhënë pas tradhtive martesore, grykës për pasuri dhe për përfitime jolegjitime fetarisht dhe ligjërisht, e kështu me radhë. Ndikimi negativ i kësaj qasjeje ndaj kombit është shumë më i madh dhe karshi atij duhet me qenë më të zhurmshëm, sepse ata kanë media, gazeta dhe ambasada të huaja që u rrinë mbrapa.

Allahu na dhashtë dije të dobishme dhe vepra të mira.

 

Çështja: Islami është një apo i llojllojshëm?

Islami në origjinë është një, burimet fetare janë një, parimet e fesë janë një dhe ato nuk ndryshojnë as nga vendi në vend e as nga koha në kohë.

Është e vërtetë se praktikat e Islamit në çështjet sekondare ose tarciale mund të ndryshojnë nga vendi në vend ose nga koha në kohë, mirëpo vlerësimi i këtij dallimi është dy llojesh:

1- Ndryshimi në praktikimin e asaj që ka të bëjë me traditën dhe që nuk bie ndesh me sheriatin, ajo është e lejuar dhe e pranuar dhe llogaritet si vlerë dhe kontribut pozitiv i popujve në kulturën islame.

2- Ndryshimi në praktikumin e asaj që ka të bëjë me traditat e një populli dhe që bien ndesh me sheriatin, ato janë të refuzuara me argumentet fetare dhe janë adete apo tradita të këqija fetarisht.

Për këtë shkak jo të gjitha ndryshimet që ndodhin në zbatimin e Islamit  mund të llogariten si të pranueshme me automatizëm, por ata duhet shikuar se sa janë në përputhje me rregullat fetare.

Përndryshe feja është diçka e kombi diçka tjetër, atyre disa herë u kryqëzohen rrugët e disa herë u dallojnë dhe këtu nuk ka as dëm e as dobi për fenë ose për kombin, sepse janë fenomene që jo çdo herë pajtohen mes vete dhe kanë synime dhe interesa të përbashkëta. Mirëpo kjo nuk mund të jetë pikënisje e akuzimit të Islamit burimor dhe akademik dhe mbivlerësimit të atij tradicional, (pa e kuptuar mirë se cili është ai tradicionali), sepse i pari nuk i konfirmon format devijonte të traditave tona, kurse ky i dyti aspak nuk merret me analizimin e tyre por i pranon si të tilla, madje disa herë i kultivon edhe nëse janë ndesh me mësimet bazë të fesë.

Mu këta që thirren në Islamin burimor dhe akademik janë ata që mund ta rruajnë popullin nga çdo formë devijante e kuptimit të fesë, të cilat si fenomene kanë ekzistuar vazhdimisht në historinë e feve.

Allahu na dhashtë sukses!

 

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *