Imam Ebu Hanife, rahimehullah


Emri: Numan ibën Thabit

Datëlindja: viti tetëdhjetë sipas hixhretit

Vendi: Kufa

Përshkrimi i tij fizik: 

Ebu Jusufi, nxënësi i tij kështu e përshkruan: mesatar, shumë i bukur, orator, zë të bukur dhe me argumente të fuqishme në debate.

Hamadi, djali i tij e përshkruan duke thënë: Pak zeshkan, i bukur, prestigjioz, vetëm kur përgjigjej fliste dhe nuk merrej me gjëra që nuk e preokupojnë.

Lëvdatat e dijetarëve për te:

Fudajl ibën Ijadi, rahimehullah, thotë:

Ebu Hanifeja ishte fakir, i njohur për fikh, i njohur për devotshmëri, pasanik. Ishte bamirës ndaj atyre që e vizitonin, durimtar në mësimin e dies gjatë ditës dhe natës, bukur e kalonte natën (në adhurime), shumë heshte, pak fliste, vetëm kur hapej ndonjë çështje në lidhje me hallallin dhe haramin fliste, kishte mënyrë të mirë për të argumentuar për të vërtetën dhe ikte nga pasuria e sulltanit.

Ebu Muavije Dariri thotë: dashuria e Ebu Hanifes është prej Synetit.

Imam Shafiu thotë: krejt njerëzit kanë nevojë për Ebu Hanifen në fikh.

Imam Dhehebiu thotë: Ishte njeri i mençur, kishte grumbulluar fikun, adhurimin, devotshmërinë, bujarinë dhe nuk i pranonte dhuratat e shtetit.

La pas vete vetëm Hamadin.

Vdiq: në vitin 150 sipas hixhretit.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *