100 Sqarime nga Hoxhë Bekir Halimi


 

 

Diku ka mesi i Muajit Prill disa djem të rinj entuziast takohen me Hoxhë Bekir Halimi dhe bisedojnë se si mund të bëjnë diç të hairit dhe njëri prej tyre i propozoi Hoxhës që ta bëjmë një mini serial me video të shkurtra dhe me tituj pak ma ndryshe siç ishim të mësuar deri më tani .. Pa hezitim Hoxha pranoi dhe filluan xhirimet ..

Me 31 Mars 2001 filloi edhe publikimi i episodit të parë nga gjithsej 100 episode.

Duke marrë parasysh se tash më facebooku kishte marrë jehonë, shpërndaheshin më shumë video, ato klikoheshin e shikoheshin pikërisht në facebook..

Për çdo dit nga një video, tash më shumë vëllezër dhe motra mezi prisnin se çfarë video do të vijon dhe kështu duke iu falënderuar Allahut ky projekt doli i suksesshëm, gjë që e tregojnë edhe shumë lëvdata, letra që na vinin nga shikuesit anekënd shqiptarisë dhe diasporës.

Videot si “FEJA E SHQIPTARIT SHQIPTARIA”, “KIJAMETI NË VITIN 2012” si dhe plot video tjera morën jehonë dhe vazhdojnë të shikohen, komentohen akoma ..

Me 30 Korrik pak para fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit u publikua pjesa e fundit e serialit tash më të njohur “100 SQARIME …”. Me një dozë mërzie nga shikuesit ngase nuk do të ketë më episode të këtij seriali përfundoi përfundimisht seriali “100 Sqarime nga Hoxhë Bekir Halimi”.

Gjatë publikimit të videos së fundit nga ky serial Administratori në Facebook i cili përkujdesej për publikimin e videove do të lutet:

“Më në fund erdhëm edhe deri te videoja e fundit nga seriali “100 Sqarime nga Hoxhë Bekir Halimi”. E lusim Allahun ta shpërblen të gjithë ekipin punues të këtij seriali si dhe Hoxhën tonë të nderuar Bekir Halimi! O Allah na shpërblej me Xhennet, na largo nga zjarri, e na i fal mëkatet!” AMIN!

30 Korrik 2011 – AUDIONUR SHKUP

Më poshtë keni listën e të gjitha sqarimeve:

http://www.youtube.com/playlist?list=PL40605CC27EF9157F

 

Lajme nga vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *