Dashuria ndaj Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka çmim

Na tregon Ebu Hurejre, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

((مِن أشد أمتي لي حبًّا: ناسٌ يكونون بعدي، يودُّ أحدهم لو رآني بأهله وماله))؛ رواه مسلم (2832).

“Njerëzit që më së shumti më donë nga ymeti im janë ata që do të vijnë pas meje dhe do të flijonin familjen dhe pasurinë për të më pare mua”. (Muslimi, nr. 2832).

Çmimi i dashurisë së vërtetë ndaj Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

A thua vallë jemi të gatshëm për të hyrë në këtë test?!

A thua vallë ndonjë herë na ka shkuar mendja për këtë gjë?!

Dëshmi konkrete dhe e qartë, larg çdo filozofimi dhe muhabeti bosh.

Allahu na i mbushtë zemrat me dashuri të sinqertë ndaj Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem! Amin!

Një hoxhë shqiptar dhe mik i yni u thoshte disa hoxhallarëve tjerë: kërkojmë prej njerëzve të ndërrojnë fenë dhe të bëhen mysliman, e nuk kërkojmë prej myslimanëve të ndërrojnë adetet dhe bidatet. A thua vallë cila është më e rëndë dhe cila është më parësore?!

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *