Sfidë për besimin- dashuria ndaj Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e tregon këtë në hadithin të cilin e transmeton Enesi, radijallahu anhu:

لا يؤمن أحدكم حتى أكون أحب إليه من والده وولده والناس أجمعين

“Askush prej jush nuk beson deri sa unë nuk jam më i dashur te ai se prindërit, fëmijët dhe mbarë njerëzit”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kur e do njeriu dikë e pason atë dhe e merr si shembull dhe mostër.

Allahu, subhanehu ve teala, na mëson që atë ta kemi shembull dhe rrugën e tij ta ndjekim, duke thënë:

قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمْ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ (31)

“Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë”. (Ali Imran: 31).

Imam Shafiu në poezinë e tij kështu e përcakton dashurinë ndaj Allahut, azze ve xhel-le, duke thënë:

 

“Zotit si bindesh e dashuri për Te tregon

Silogji absurde është çka po sajon

 

Në e do vërtetë mos e kundërshto

I dashuruari i bindet atij që do”

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *