Me pendim drejt vdekjes


Shkroi ditën e enjte

Esselamu alejkum vëllezër në fe.

Kjo është një tregim që më ka ndodhur mua personalisht. Para tre javëve më erdhi një email, të cilin ma kishte dërguar një vajzë, e cila jetonte në Australi. Mes tjerave në email qëndronte edhe kjo:

“Jam një vajzë libaneze, nga një babë musliman dhe një nënë e krishterë. Kam jetuar në Liban dhjetë vjetët e para, e pastaj kemi migruar me babin dhe nënën time në Australi që të ndërpritet lidhja ime tërësisht me lindjen e mesme që nga kjo datë. Tani kam 22 vjet. Me udhëtimin tim atje kam ndërprerë të gjitha kontaktet me fenë time. Tërë atë që di mbi fenë është vetëdija se unë jam muslimane, nuk e di formën e mus’hafit, nuk e di as fatihanë, nuk di si të falem, kurse feja nuk paraqet asgjë në jetën time. Pastaj u nda babi nga nëna ime dhe secili prej tyre u martua me tjetërkënd, gjersa unë hyra në universitet. Që të dytë e lanë Australinë dhe më lanë mua të vetmuar, pa familje dhe pa vëllezër. Nuk di asgjë për gjyshërit e mi që jetojnë në Liban. Kam jetuar e vetmuar. Më është imponuar që të punojë për të shpenzuar për vetveten. Në mëngjes studioja në universitet, kurse në mbrëmje punoja në Bar. Kisha edhe dashnor (boy friend), në kuptimin perëndimor të fjalisë. Nuk kam lërë gjë të ndaluar pa e bërë, pa turp dhe pa dhimbje. Jam bërë tërësisht perëndimore. Gjuhen arabe e di dobët. 

Pasi që isha shumë e bukur, mora pjesë në mis të bukurisë të Njuzelandës dhe fitova vendin e parë në qytetin ku u mbajt kjo garë. Tani përgatitem të hyjë në gara për mis të Njuzelandës. U bërë fotomodel e gazetave imorale. Ndërkohë vizitoja një familje libaneze që jetonin në Australi. Te ata pashë një seri të programeve të Ramazanit, ku flitej për nderin, e atje e pashë këtë adresë. U befasova. Ky program më flet mua. Andaj ju drejtova juve që t’ju pyes: a ka mundësi që të më pranojë Allahu dhe a ka mundësi të kthehem te Zoti?”.

Më erdhi kjo letër dhe thashë: subhanAllah, shpirti njerëzor sado që gjendet në fund të fundit, vazhdimisht mallëngjehet për Zotin dhe ashtu sikurse uritet barku për ushqim, ashtu shpirti i uritet për Zot.

Ia dërgova përgjigjen ku i thash se natyrisht që Allahu ta pranon pendimin tënd dhe e udhëzova në disa kushte të pendimit.

Mua lajmërua pas dy ditëve duke më thënë:

“Jam penduar, kam lërë dashnorin tim dhe nuk do ta shoh më pas sodit”.

Pastaj mu lajmërua pas dy ditëve e më tha: 

“Dëshiroj të mësoj të falem”.

Pas dy ditëve mua lajmërua duke thënë:

“dëshiroj të kem audio kaseta me lexime të Kur’anit”.

I dërgova me DHL kaseta me lexim të Kur’anit, prej lexuesve të ndryshëm, siç është Axhemiu, Meshari Rashid, nga lexuest e Medines dhe të gjitha kasetat e mia.

Heshti një javë. Pastaj sërish mu lajmërua duke thënë:

“Kam dhënë dorëheqje nga mis i bukurisë së qytetit”.

E pas katër ditëve më befasoi duke më thënë:

“Jam mbuluar”.

Mirëpo tregimi nuk përfundon këtu.

Pasi që u mbulua, pas dy ditëve, lajmërohet dhe më tregon se ndien dhimbje të mëdha. Shkoi në mjek dhe më tregoi se mjeku i ka treguar se ka kancer në tru dhe se ditët e jetës janë të numëruar.

Kjo vajzë do të hyn në operacion në Australi të premten e ardhshme për të bërë një ndërhyrje të emergjente në tru, kurse mundësia e suksesit është 20 %, siç kanë thënë mjekët e atij vendi.

Këtë e kanë thënë mjekët, kurse ajo më dërgoi një letër ku thoshte atë që s’kanë mundur ta thonë as dijetarët e dalluar në adhurim:

“Unë jam shumë e gëzuar me takimin me Zotin. Jam e gëzuar që jam penduar para se ta dija se jam e sëmurë. Nuk e di se a do ta dijë babi dhe nëna ime këtë që më ka ndodhur. Ata shumë rrallë më lajmërohen, mirëpo unë jam penduar që tre javë, kurse 20 vjet kam bëtë mëkate karshi Zotit. Allahun e lus që të më bëjë nga banorët e xhennetit, e nëse jetoj të jem në shërbim të islamit në këtë faqe tuajën. Kjo faqe ishte dritarja ime drejt Islamit”.

Komenti im: lutuni Allahut së bashku me mua që ta shëron. Flasim ditën e xhuma, inshaAllah.

I lartësuar qoftë Allahu, i cili i udhëzon robërit e tij, ua pranon pendimin dhe i mëshiron me mëshirën e gjerë.

Rënkimi i mëkatarëve është më i dashur te ne se sa lavdërimi i mburravecëve.

Kurse sot këtë e shkroi:

In-na lilah ve inna ilejhi raxhiun. Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Allahu ynë na shpërble në këtë fatkeqësi tonën dhe na e kompenso me diç ma të mirë. Sara 22 vjeçare vdiq dhe u varros sot te varrezat e muslimanëve në Njuzelandë. Ia falën namazin e xhenazes pas namazit të xhumasë, kurse mua më dërgoi një letër të shkurtër para operacionit, ku mes tjerash thoshte:

“Kam jetuar 22 vjet larg Zotit, mirëpo jam penduar që tre javë. Kam dëshmitar Allahun se jam penduar dhe jam larguar nga dashnori im, nga puna në bar dhe kam lërë mis bukurinë, jam mbuluar dhe falem rregullisht. Zotin e kam dëshmitar se tërë këtë e bëj vetëm për hir të Zotit tim. Unë nuk njoh musliman përveç teje dhe përveç këtij forumi. Ju lutem, lutuni për mua që të më mëshirojë Zoti, të mi fal mëkatet. Lutuni të ma udhëzojë Zoti nënën time, sepse ajo nuk di asgjë për mua”. Sara.

Ju lutem bëni çdo gjë që keni mundësi, haxhxh, sadaka dhe lutje për Sarën. A e shihni mëshirën e Zotit ndaj robërve të vet. Zoti ka caktuar të vdes në këtë kohë, mirëpo shikoni mëshirën e Zotit, i Cili ia mundësoi pendimin dhe ikjen nga mëkatet tre javë para se të vdes.

{ إن في ذلك لذكرى لمن كان له قلب أو ألقى السمع وهو شهيد } 

“Në të gjitha këto ka përkujtim, për atë që ka mendje të shëndoshë, që i ka vënë veshin me vëmendje, dhe është i pranishëm”. (Kaff: 37).

Marur nga http://www.amrkhaled.net

Përshtati: Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *