Vizita e të sëmurit


Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“حق المسلم على المسلم خمس: رد السلام، وعيادة المريض، واتباع الجنائز، وإجابة الدعوة، وتشميت العاطس”. متفق عليه.

“Obligimet e myslimanit ndaj myslimanit janë:

kthimi i selamit,

vizita e të sëmurit,

përcjellja e xhenazes,

përgjigja e ftesës së gostisë,

lutja thënë atij që teshtijnë. (Buhariu dhe Muslimi).

Vlera e vizitës së të sëmurit

1- Vizituesi i fiton frytet e xhenetit deri sa të kthehet nga vizita.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

إن المسلم لم يزل فى خُرفة الجنة حتى يرجع قيل: يارسول الله وما خرفة الجنة؟ قال :جناها” 

“Myslimani vazhdon të jetë në hurfet e xhennetit deri sa të kthehet nga vizita e të sëmurit. I thane: çka janë hurfet? Tha: frytet e xhenetit”. (Muslimi).

2- Luten për te shtatëdhjetë mijë melaqe.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“مامن مسلم يعود مسلما غدوة إلا صلى عليه سبعون ألف ملك حتى يمسى وإن عاده عشية إلا صلى عليه سبعون ألف حتى يصبح وكان له خريف فى الجنة.

“Për çdo mysliman që viziton një mysliman të sëmurë në mëngjes luten shtatëdhjetë mijë melaqe deri në mbrëmje, e nëse e viziton në mbrëmje, luten për te deri në mëngjes dhe fiton një vjeshtë në xhenet”. (Tirmidhiu. Hadithi është autentik).

Edukata e vizitës së të sëmurit

1- Nxitimi në vizitë dhe mos prolongimi.

2- Vizita të jetë e lehtë.

3- Ti dërgohet dhuratë.

4- Të bëhet lutje për te, sikurse bënte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili lutej shtatë here me lutjen:

أسأل الله العظيم رب العرش العظيم أن يشفيك

“E lus Allahun e Madh, Zotin e Arshit të Madh që të shëron”.

Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush shkon për të vizituar një të sëmurë, të cilit nuk i ka ardhë exheli e thotë tek ai shtatë here:

أسأل الله العظيم رب العرش العظيم أن يشفيك

“E lus Allahun e Madh, Zotin e Arshit të Madh që të shëron”. Sigurisht se Allahu ka për ta shëruar”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është autentik).

5- Është e pëlqyeshme fetarisht që njeriu që shkon për ta vizituar një të sëmurë ti qëndron te koka dhe ti jep gajret e ta qetëson me fjalë të mirë dhe të këndshme, duke i uruar shërim dhe jetëgjatësi. Kjo vepër ia ngrit moralin dhe e forcon shpirtërisht.

6- Është mirë që vizituesi të kërkon lutje prej të sëmurit, sepse lutja të cilën e bën i sëmuri për vizituesin i ngjan lutjes së melaqeve.

Gjurmët që i le vizita e të sëmurit

1. E gëzon të sëmurin dhe e bën të ndien se akoma ka njerëz të mirë, njerëz besnik dhe ithtar të vërtetë të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

2. I bëhet me dije të sëmurit dhe familjes së tij se ka njerëz që e dojnë dhe interesohen për te, për sëmundjen dhe dhimbjen e tij. Kjo gjë e shton besimin ndër njerëz dhe i qetëson zemrat.

3. Përforcim i lidhjeve shoqërore dhe dashurisë mes vizituesve dhe të sëmurit.

4. Homogjenizim edhe më të madh të shoqërisë dhe shndërrimi i tyre në një trup, të cilit kur i dhemb një pjesë i tërë trupi i tij rënkon nga dhimbja dhe pagjumësia.

5. manifestimi i bukurisë së fesë Islame dhe madhështisë së moralit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili kujdesej me të madhe për obligimet mes myslimanëve. Gjë e cila mund të realizohet vetëm me sjellje konkrete dhe praktike.

6. Vizituesi e ndien se ka kryer një obligim prej obligimeve ndaj myslimanëve, gjë e cila e bën të qetë dhe të rehatshëm.

7. Vizituesi e kupton rëndësinë e shëndetit dhe se kjo është një begati e madhe të cilën ia ka dhënë Allahu dhe të cilën ia ka marrë të sëmurit. Kjo gjë e ndihmon vizituesin për të aktivizuar adhurimin e falënderimit për begatitë që ia ka dhënë, e të cilat janë pa numër.

8. Zemrat e myslimanëve shërohen nga mëria dhe inati, gjëra të cilat i shkakton mos realizimi i obligimeve që i kemi ndaj myslimanëve.

Bekir Halimi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *