Veprat e mira janë të shumta dhe të llojllojshme


عن أبي ذر جُنْدبِ بنِ جُنَادَةَ  ، قَالَ: قُلْتُ : يَا رسولَ الله، أيُّ الأعمالِ أفْضَلُ ؟ قَالَ : (( الإيمانُ باللهِ وَالجِهادُ في سَبيلِهِ )) . قُلْتُ : أيُّ الرِّقَابِ أفْضَلُ ؟ قَالَ : (( أنْفَسُهَا عِنْدَ أهلِهَا وَأكثَرهَا ثَمَناً )) . قُلْتُ : فإنْ لَمْ أفْعَلْ ؟ قَالَ : (( تُعِينُ صَانِعاً أَوْ تَصْنَعُ لأَخْرَقَ )) . قُلْتُ : يَا رَسُول الله ، أرأيْتَ إنْ ضَعُفْتُ عَنْ بَعْضِ العَمَلِ ؟ قَالَ : (( تَكُفُّ شَرَّكَ عَنِ النَّاسِ ؛ فإنَّهَا صَدَقَةٌ مِنْكَ عَلَى نَفْسِكَ )) مُتَّفَقٌ عليه .

Na rrëfen Ebu Dherri, Xhundub ibën Xhunade, radijallahu anhu, duke thënë:

I thashë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: cila vepër është më e mira? Mu përgjigj: Besimi në Allahun dhe xhihadi në rrugën e Tij. I thashë: lirimi i cilit rob është më i mirë? Tha: ai që është më i shtrenjtë dhe më me vlerë te pronarët e tij. I thashë: nëse nuk mundem ta bëj këtë? Tha: i ndihmon prodhuesit ose prodhon për të paaftin. I thashë: o i Dërguar i Allahut, nëse nuk kam fuqi ta bëjë asnjë vepër prej këtyre veprave? Tha: mos u bë dëm njerëzve, kjo le të llogaritet sadaka prej teje për ty”. (Buhariu dhe Muslimi).

Halid ibën Midani, rahimehullah, thotë: “Kur ta hap Allahu një derë të veprave të mirë, nxitoni drejt saj, sepse askush nuk e di se kur i mbyllet”.

Auf ibën Maliku, rahimehullah, ka thënë: “Nuk njoh njeri që i ka njohur rrugët e shumta që shpijnë në Xhenet sikur Hasan Basriu, rahimehullah”.

Abdurahman ibën Mehdiu, rahimehullah, thotë: “Nëse i thuhet Hamad ibën Selemes se nesër do të vdes, ai nuk do të kishte mundësi të shton asgjë prej veprave të mira (sepse të gjitha veprat e mira të mundshme ai i bënte)”.

Na tregojnë dijetarët mysliman se Bekij ibën Mahledi për çdo mbrëmje e përfundonte leximin e Kuranit, në trembëdhjetë reqate, gjatë ditës i falte njëqind reqate, dhe agjëronte një ditë po e një ditë jo. Ishte pjesëmarrës i madh në Xhihad, saqë thuhet se ka marrë pjesë në shtatëdhjetë e dy beteja”.

Ismail ibën Ajashi, rahimehullah, na tregon për Abdullah ibën Mubarekun, duke thënë: Nuk kam parë mbi tokë njeri sikur Abdullah ibën Mubareku, andaj nuk kam parë se Allahu ka krijuar ndonjë veti të mirë të cilën nuk e kishte Abdullah ibën Mubareku”.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *