Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:

( ألا أدلكم على ما يمحو الله به الخطايا ويرفع به الدرجات ؟ قالوا بلى يا رسول الله . قال : إسباغ الوضوء على المكاره ، وكثرة الخطا إلى المساجد ، وانتظار الصلاة بعد الصلاة فذالكم الرباط ) رواه مسلم

“A t’ju tregoj se çka ua fshin mëkatet dhe ua ngritë gradat? I thanë: po, o i Dërguar i Allahut. Tha: marrja abdes mirë edhe përkundër vështirësive, hapat e shumtë për në xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është sikur të jesh në front”. (Muslimi).

Kadi Ijadi, rahimehullah, thotë:

“Të marrësh abdes të plotë edhe kur është shumë ftohtë dhe të dhemb trupi”.

Omeri, radijallahu anhu, ka thënë:

( الشتاء غنيمة العابدين ).

“Dimri është preu i adhuruesve”.

Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, thotë:

( مرحباً بالشتاء تتنزل فيه البركة ويطول فيه الليل للقيام، ويقصر فيه النهار للصيام).

“Mirë se na vjen dimër! Zbret bereqeti, zgjatet nata për namaz nate dhe shkurtohet dita për agjërim”.

Hasan Basriu, rahimehullah, thotë:

( نعم زمان المؤمن الشتاء ليله طويل يقومه، ونهاره قصير يصومه ).

“Sa kohë e mire për besimtarin është dimri, nata e gjatë për ta kaluar në namaz kurse dita e shkurtë për ta kaluar në agjërim”.

Mu’dedi, rahimehullah, thotë:

( لولا ثلاث: ظمأ الهواجر، وقيام ليل الشتاء، ولذاذة التهجد بكتاب الله ما بالبيت أن أكون يعسوباً ).

“Po të mos ishin tre gjëra do të dëshiroja të jem pilivesë: agjërimi në ditë të nxehta, namazi i natës në dimër dhe kënaqësia e leximit të Kuranit”.

Ibën Rexheb Hanbeliu, rahimehullah, thotë:

“Namazi i natës dimrit është si agjërimi verës”.

Kështu ishin myslimanët e parë, vallë si jemi ne? besoj se cili e di përgjigjen e kësaj pyetje për vetveten.

Jepni mundin seriozisht për të fituar kënaqësinë e Allahut në këto net të gjata të dimrit dhe agjëroni sa ma shumë në këto ditë, sepse

«الْغَنِيمَةُ الْبَارِدَةُ الصَّوْمُ فِي الشِّتَاءِ»

“Agjërimi në dimër është pre i freskët (i lehtë)”, siç na ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (sahih, Tirmidhiu).

 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *