Shejh Muhamed Hasani dhe iniciativa “Ndihma Egjiptiane”


Shejh Muhamed Hasni duke parë zhvillimet e fundit ekonomike në Egjipt dhe refuzimi i ndihmave ekonomike nga Sh.B.A.-të ndërmori një aksion për grumbullim të ndihmave për shtetin nga vet egjiptianët.

Në këtë aksion është futur Az’hari, me kryetarin e vet dr. Ahmed Tajib, Kryeministri i Egjiptit, dr. Kemal Hanzuri, Kryetari i shoqatës “Ensarus-Sunetil-Muhamedije”, dr. Ahmed Shakir dhe të tjerë.

Këtë iniciativë e publikoi shejh Muhamed Hasan në emisionin kontaktiv “Studio 27” që mbahet në Kanalin zyrtar të Egjiptit, ku hoxha ishte mysafir. Pas publikimit të kësaj iniciative emisioni zgjati deri në orët e mëngjesit për shkak të ndërhyrjeve të shumta të shikuesve nga mbarë bota për ta përkrahë këtë iniciativë.

Vetëm në ditën e parë prej një biznesmeni dhe një kompani egjiptiane u dhanë 60 milion Sterlin Egjipti, që të shndërruara në euro bëjnë 7.570.190 euro.

Sh.B.A.-të e kanë ndihmuar Egjiptin me 1.3 miliard dollar në vit si ndihma ushtarake dhe për ti ikur trysnive politike dhe kërkesave tjera, hoxha e nisi këtë iniciativë për të ndihmuar pavarësinë politike të shtetit.

http://www.islammemo.cc/akhbar/arab/2012/02/12/143847.html

www.Islammemo.cc

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *