Pse mu gratë janë duke u kthyer në islam?


Në një kohë kur islami është i përballur me ashpërsinë e mediave veçanërisht kur statusi i grave në islam diskutohet, mund të duket e habitshme të mësohet se islami është feja më në rritje në botë dhe madje më ironike është që statistikat tregojnë që maxhoranca e të konvertuarve (në fenë islame) janë gra.

Statusi i grave në shoqëri nuk është një dështje e re e as e vendosur plotësisht dhe ku islami pëmendet, për shumë vetë termi “grua muslimane” krijon imazhet e nënave të lodhura të lidhura në zingjir pas tavolinës, “viktima” të shtypura të indoktrinimit, të tërbura për tu europianizuar dhe kështu me rradhë. Të tjerët flasin gjatë për të shpjeguar hixhabin si një pengesë, duke e turbulluar mendjen dhe duke komentuar që femrat e konvertuara ose janë të laratrushë, të trasha apo tradhëtare të gjinisë së tyre.

Unë i refuzoi të tilla akuza dhe i ofroi atyre këtë pyetje: “Pse ka kaq shumë gra të cilat kanë lindur dhe janë rritur në ashtu quajturën shoqëri të “civilizuar” të Europës dhe Amerikës, me dëshirë janë duke refuzuar “lirinë” dhe “pavarsinë” për të pranuar një fe që gjoja i shtyp ato dhe e cila është gjërësisht e supozuar se është paragjykuese ndaj tyre?

Si një e krishtere e konvertuar në islam, Unë vetëm të prezantoi eksperiencën time personale dhe arsyet për refuzimin e “lirisë” që gratë thonë se kanë në këtë shoqëri në favor të fesë së vetme që me të vërtetë çliron gratë nga të dhënurit ne një status dhe pozicion i cili është tërësisht unik kur krahasohet me atë që palët jo-muslimane kanë.

Përpara se të bëhesha muslimane, unë kisha tendenca të forta feministe dhe kam njohur që ku gratë viheshin në pyetje, shumë zvarritje ndodhnin, ende pa qenë e aftë për ta parë atë në hartën shoqërore. Problemi ishte duke u bërë i ri “çështjet e grave” u ngritën pa u zgjidhur ato të mëparshmet në një mënyrë të kënaqshme. Si shumë gra të cilat ndaj të njëjtin nivel me mua. Unë do ta akuzoja islamin si një fe seksiste, diskriminuese, shtypëse dhe duke i dhënë burrave më shumë privilegje. Të gjitha këto vinin nga një person i cili nuk ka ditur për islamin, një i cili ka qenë i verbër dhe në injorancë (ndaj kësaj feje) dhe i kishte pranuar këtë përkufizim të ç’përfytyruar të islamin.

Megjithatë, për kundër kritikimit tim të islamit, për brenda unë nuk isha e kënaqur me vetë statusin tim si një grua në këtë shoqëri. Më dukej mua që shoqëria do t’i përkufizonte termat si “liri” dhe “çlirim” dhe pastaj këto përkufizime u pranonin nga gratë pa u përpjekur për t’i vënë në pyetje ose për t’i përballur ato. Kjo ishte një kontradiktë e madhe midis asaj çfarë grave i është treguar në teori dhe çfarë aktualisht ndodh në praktikë.

Sa më shumë që të meditoja, unë ndjeja një zbrazëtirë të madhe. Unë isha me ngadalë duke filluar të arrija një etapë-pakënaqësia ime me vetë shoqërinë. Çdogjë dukej se po degjenerohej mbrapsht, për kundër të gjitha thirrjeve që ishin duke u përhapur në 1990, sikur kjo dekadë do të ishte dekada e suksesit dhe prosperitetit. Diçka vitale dukej se mungonte në jetën timë dhe asgjë nuk do ta mbushte këtë boshllëk. Të qënurit një e krishterë nuk bëri asgjë për mua dhe unë fillova ta merrja në pyetje autenticitetin e vetëm të përkujtuarit të Zotit vetëm në një ditë, të dielave! Ashtu siç ndodhi edhe me shumë të krishterë të tjerë, u isha pështjellur nga hipokrizia e Kishës dhe isha duke u bërë e shqetësuar me konceptin e Trinitetit dhe hyjnizimin e Jezusit. Si rrjedhim, unë fillova të shikoja në islam. Së pari unë isha duke u interesuar në shikimin e atyre çështjeve të cilat veçanërisht trajtonin gratë. Unë isha e habitur. Çfarë lexova dhe mësova për veten time më tregoj shumë për veten time si një grua dhe gjithashtu rreth asaj se ku mbështetet shtypja ndaj grave, në çdo sistem tjetër dhe mënyrë jetese jashtë islamit. Grave muslimane ju janë dhënë të drejtat etyre në çdo aspekt me përkufizimin e rolit të tyre në shoqërinë e tyre, ashtu siç e kanë edhe burrat, pa padrejtësira ndaj asnjërit prej tyre.

Ashtu siç Allahu thotë: “Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie”. [el-Nisa:124]

Kështu pasi i hoqa keqkuptimet e mija rreth statusit të vërtetë të gruas në islam, unë tani e hodha shikimin më tutje. Unë dëshiroja të gjeja atë gjënë që do të ma mbushte boshllëkun në jetën time. Vëmendja ime ju drejtua besimeve dhe praktikave të islamit. Ishte vetëm pas vendosjes së themeleve, që unë do të filloja të kuptoja ku të kthehesha dhe kë të vija prioritet. Këto janë shpesh zona që kanë shumë pak vëmendje ose kundërshtim në shoqëri dhe kur studjova besimin islam, u bë e qartë pse ky është rasti, kaq i prerë, pa gabime dhe gjërësisht i kuptueshëm me detaje që nuk mund të gjenden askund tjetër.

Themeli i besimit islam është teuhidi i cili është një mesazh i thjeshtë “La ilahe il-Allah”. Është njohja që Allahu i vetëm e meriton të adhurohet dhe pastaj drejtimi i të gjitha adhurimeve vetëm Atij, rrënja e besimit e cila godet të gjitha adhurimet fallse dhe është ajo prej ku secili person i cili dëshiron seriozisht të studiojë për islamin, duhet të fillojë.

Deri kur arrita në këtë pikë unë isha të takohesha me gra muslimane që e praktikonin fenë dhe nuk imagjinohet se sa e sigurtë u ndjeva dhe e mirëpritur në shoqërinë e tyre. Kishte një sens qetësie dhe thjeshtësie midis tyre dhe unë dëshiroja ta ndaja me to. Këto motra, unë nuk i shikoja si shoqe, por si këshilltare dhe mbështetëse gjithashtu dhe bukuria e shoqërisë së tyre ishte që secili ishte i lidhur për të njëtën arsye, për ta ndihmuar njëri-tjetrin në adhurimin e Alllahut. Kjo është çfarë i bashkoi zemrat e tyre së bashku.

Allahu thotë: “Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë ata që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë”. [el-Enfal-63]

Elhamdulilah, e kam pranuar islamin me dëshirë.

Përmes leximit, kërkimit dhe pjesëmarrjes në ligjërata, unë kam arritur ta njoh Zotin tim. Unë jam njohur me Emrat (Esma) dhe Atributet (Sifatet) e Tij të bukur dhe perfekte. Kjo më ka ndihmuar shumë për të kuptuar tërë fenë. Për të ditur për shembull që midis Emrave të Allahut është që Ai është më i Urti (el-Hakim) dhe më i drejti (El-Adl) dhe si rezultat Ai urdhëron vetëm atë që është e urtë dhe e drejtë, kjo do të jetë si mbështetje për një person sesa të kërkojë justifikime për ligjet e Allahut ose të fillojë të dyshojë rreth drejtësisë së ligjve të Allahut. Tani, elhamdulilah, e kuptoi më mirë pse disa dijetarë musliman e theksojnë aq shumë që muslimanët duhet të mësojnë rreth Emrave dhe Atributeve të Allahut, përpara se të fillojunë të arsyetojnë me ligjet e Allahut. Nëse unë do të isha bazuar tek qëndrimi se “Islami jep trajtimin më të mirë për gratë” dhe ta kisha bërë këtë si arsyen time për të hyrë në islam atëhere besimi im herët apo vonë do të vihej përballë disa ligjeve që janë të urdhëruara nga Allahu por nuk mund të kuptohet në mënyrë racionale dhe logjike ose të shikohet ndonjë urtësi prapa tyre. Sikur të mos i kisha studjuar themelet e besimit , të quajtur Teuhid dhe të mos e kisha parë sesi Allahu e përshkruan Veten e Tij në Librin e Tij, ndodhta unë do të kisha qenë ende në errësirë. Dhe të gjitha falenderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut i cili më udhëzoi tek e vërteta, është sikurse Ai ka thënë: “All-llahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë”. [el-Maide:16]

Arsyeja pse gratë janë duke u kthyer në islam duhet patjetër të ketë të bëjë me nderin që islami i jep atyre dhe barazinë me të ciliën i trajton njerëzit, jo vetëm në termat e gjinive por gjithashtu në tremat e racave, nacionaliteteve, klasave etj… Megjithatë, arsyeja mbizotëruese pse unë dhe shumë si puna ime janë tërhequr nga islami është sepse islami i përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme për të cilat gjithmonë kam pyetur: “Pse jam unë në këtë botë?” Kështu unë e kapërceva pengesën (paragjykimet) dhe pashë se çfarë ka në anën tjetër…elhamdulilah, unë zgjodha islamin.

Hanife Ashavi

Marrë nga: Dava ila Allah vol. 1 nr. 3

Përktheu: Ammar Ardit Kraja 

Publikimi i parë: 24.6.2005

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *