Daveti parisë


 

Ebu Bekri, radijallahu anhu, pasi hyri vet në fenë Islame, nxitoi të fut në fenë Islame burrat, të cilëve u besonte në atë kohë, andaj ishte shkaku për hyrje në fenë Islame të Zubejr ibën Avamit, Othman ibën Afanit, Talha ibën Ubejdullahit, Sad ibën Ebi Vekasit dhe Abdurahman Ibën Aufit. (Shiko “Es-sijren-nebevije” Ibën Kethir, 1/ 437).

Që të gjithë janë prej dhjetë të përgëzuarve me xhenet. Pesë prej dhjetë burrave më të mëdhenj në historinë Islame, pas Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pesë burrat mbi supet e të cilëve është përhapur kjo fe dhe burrat që më së shumti kanë sakrifikuar për te.

Shikoni çfarë strategjie dhe çfarë vepre! Shikoni çfarë vizioni dhe largpamësie!

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *