Shumë vepra llogariten sadaka


Edhe në këtë artikull do të paraqesim para jush një hadith të Pejgamberit, sal-llallhu alejhi ve sel-lem për të korigjuar shumë botëkuptime të gabuara në lidhje me veprat të cilat llogariten vepra të mira dhe të cilat na sjellin shpërblime nga Allahu, subhanehu ve teala.

 

و عَنْ عن أبي ذر جُنْدبِ بنِ جُنَادَةَ   : أنَّ ناساً قالوا : يَا رَسُولَ الله ، ذَهَبَ أهلُ الدُّثُور بالأُجُورِ ، يُصَلُّونَ كَمَا نُصَلِّي ، وَيَصُومُونَ كَمَا نَصُومُ ، وَيَتَصَدَّقُونَ بِفُضُولِ  أمْوَالِهِمْ ، قَالَ : (( أَوَلَيسَ قَدْ جَعَلَ اللهُ لَكُمْ مَا تَصَدَّقُونَ بِهِ : إنَّ بِكُلِّ تَسْبِيحَةٍ صَدَقةً ، وَكُلِّ تَكبيرَةٍ صَدَقَةً ، وَكُلِّ تَحمِيدَةٍ صَدَقَةً ، وَكُلِّ تَهْلِيلَةٍ صَدَقَةً ، وَأمْرٌ بالمَعْرُوفِ صَدَقَةٌ ، وَنَهيٌ عَنِ المُنْكَرِ صَدَقَةٌ ، وفي بُضْعِ أَحَدِكُمْ صَدَقَةٌ )) قالوا : يَا رسولَ اللهِ ، أيَأتِي أَحَدُنَا شَهْوَتَهُ وَيَكُونُ لَهُ فِيهَا أجْرٌ ؟ قَالَ : (( أرَأيتُمْ لَوْ وَضَعَهَا في حَرامٍ أَكَانَ عَلَيهِ وِزرٌ ؟ فكذَلِكَ إِذَا وَضَعَهَا في الحَلالِ كَانَ لَهُ أَجْرٌ )) رواه مسلم .

Na rrëfen, Xhundub ibën Xhunade, Ebu Dherri, radijallahu anhu, se disa njerëz erdhën te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e i thanë: o i Dërguar i Allahut, pasanikët na e kaluan me shpërblime. Falen sikur falemi, agjërojnë sikur agjërojmë, por japin edhe sadaka nga pasuria e tyre. U përgjigj: a nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve çka të jepni sadaka. Çdo thënie subhanallah – i lartësuar qoftë Allahu është sadaka, çdo thënie Allahu ekber – Allahu është më i madhi është sadaka, çdo thënie elhamdulilah – falënderimi i takon Allahut është sadaka, çdo thënie la ilahe il-lallah – s’ka hyjni që meriton adhurim pos Allahut është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka, madje edhe marrëdhëniet intime tuajat llogariten sadaka. I thanë: o i Dërguar i Allahut, si ka mundësi që dikush prej nesh edhe kur e shfryn epshin të shpërblehet? Tha: si do të ishte puna po ta shfrynte epshin në haram, a do të ishte mëkat? Ashtu nëse e shfryn në hallall fiton shpërblim”. (transmeton Muslimi).

Hadith i cili na mëson se dyert e veprave të mira janë të shumta, na tregon se sadaka mund të jep njeriu edhe nëse nuk ka pasuri, duke e përmend dhe madhëruar Allahun dhe duke u kujdesur për shoqërinë me pjesëmarrje aktive në përmirësimin e sajë dhe pastrimin nga veset dhe veprat e liga.

Madje ky hadith na tregon se edhe argëtimi e dëfrimi në hallall shpërblehet nga Allahu dhe se kjo vepër (marrëdhëniet intime) me të cilën njeriu shfryn epshin e tij i llogaritet sadaka.

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *