8 Mars-Për cilën festë e kanë fjalën?


Festimi i ditës botërore të gruas ka filluar në vitin 1910 nëpërmjet një tubimit i cili kishte grumbulluar njëqind gra, të cilat prezentonin 17 shtete në Finlandë, si kremtim i pranimit të 3 grave si deputete në parlamentin finlandez. Pastaj erdhi edhe mbytja e 140 vajze në një fabrikë të Njujorkut në të njëjtin vit, e kjo ishte shkak që nxiti çështjen e garantimit të sigurisë në vendet e punës të grave.

Gratë ruse në vitin 1913 i kërkuan të drejtat e tyre në punë, gjë e cila do tu ndihmonte të mirëmbajnë familjen e tyre në mungesë të burrave, që gjindeshin në luftëra… Si rezultat i protestave dhe demonstratave Cari rus dha pëlqimin për lejim të grave që të punojnë dhe të votojnë në zgjedhje. Kjo ndodhi me tetë mars. Gratë e festuan këtë vendim dhe këtë ditë, domethënë tetë marsin e trajtuan si ditë feste për to, pasi që në këtë ditë i fituan të drejtat e tyre.

Gratë e botës në ditë të sotit e festojnë këtë datë botërore në mesin e shumë ndodhive të nxehta, të cilat në mënyrë të veçantë ndikojnë në gruan muslimane e cila ballafaqohet me shkelje të drejtave dhe padrejtësi në shumë vende të botës, qoftë kjo në Palestinë, Irak, Çeçeni, Kashmir dhe në shumë vende të botës Islame, ku shkelja e të drejtave të tyre nuk mund të përshkruhet e as të imagjinohet. Fatkeqësisht kjo shkelje e te drejtave të tyre është në shtim e sipër.

Dhuna familjare konsiderohet shkaku kryesor për vdekjen dhe lëndimin e gravë anembanë botës.

Çdo e njëqindta grua në Amerikë vuan nga rrahja dhe sulmet e zakonta, për të cilat e lajmëron policinë. Në çdo nëntë sekonda një grua rrihet nga partneri i jetës në shtëpi.

Çdo vit vriten 5000 nuse ose bëjnë vetvrasje sepse dhurata martesore që ua ka dhënë burri sipas të tjerëve nuk ka qenë e përshtatshme ose e drejtë!

Gjysma e viktimave të krimeve të vrasjes në Rusi janë gra. Ato vriten nga burrat e tyre.

Në Afrikën jugore në çdo 80 sekonda përdhunohet nga një grua.

Në Manilë për çdo ditë lajmërohet përdhunimi i ndonjë gruas.

Një e treta e grave në Kanada, Holandë, Njuzelandë, Norvegji keqpërdoren seksualisht në kohën e fëmijërisë.

Gruaja muslimane në perëndim, edhe ajo nuk është rehat nga këto sulme. Shkaku i kësaj është dallimi i saj për shkak të mbulesës islame. As vet islami nuk ka shpëtuar nga sulmet e tyre duke shpifur çdo gjë për te dhe për të drejtat e gruas në islam. Ata e shfrytëzojnë këtë temë për ta sulmuar thelbin e Islamit.

Pyetja që parashtrohet vetvetiu është se a kanë arritur sukses ideologjia dhe festimet që i organizojnë shoqatat e grave anembanë botës që t’ia kthejnë nderin dhe pozitën që duhet ta ketë gruaja, a ua kanë realizuar qëllimin dhe ëndërat e tyre dhe a ua kanë pakësuar vuajtjet?

Në perëndim përvoja e grave është duke u rianalizuar tërësisht. Pas një kohe kur gruaja punonte në shtëpi, ishte në shërbim të burrit, familje, kujdesej për fëmijët, shkrimet për gjatë shekullit XIX këtë e konsideruan një lloj skllevërie dhe keqpërodrim të gruas, pengesë për aftësitë intelektuale të gruas, andaj gratë dolën për ta kërkuar lumturinë në punë jashta shtëpisë. Rezultatet ishin katastrofale; u prish familja, u përhap divorci, çorodia, dhuna, nihilizmi, krimet dhe vetvrasja. Pastaj filloi një sezonë e kthimit në shtëpi dhe në familje, u publikuan shkrime që e përkrahin këtë kthim të mirë.

Historia e gruas në islam pa dyshim është thesari më i madh, si të cilin asnjëherë më parë nuk ka dëshmuar historia. Islami është shumë para deklaratës për të drejtat e njeriut, shumë më herët se Europa ka konfirmuar se edhe gruaja është njeri, të cilët vetëm burrit i jepni liri, kurse gruas jo. Islami e ka nderuar edhe gruan mu sikur edhe burrin. Islami i ka dhënë të drejtat gruas para se të fillojnë këto festime sekondare të cilat përsëriten për çdo vjet në mënyrë mekanike.

Pse të vrapojmë pas këtyre festimeve të huaja, kur ne jemi të nderuar me vlerat e Islamit?!

Marrë nga: lahaonline. com

Përktheu: Bekir Halimi

8 marsi, dita e gruas 

Publikimi i parë: 7.3.2004

Aktuale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *