Te punësuarit e firmave ushtarake angleze dhe amerikane po marrin gjithnjë e më tepër detyrat e ushtarëve të rregullt. Pika kulminante e këtij modeli: angazhimi në Irak

Ato janë firmat më të sukseshme në të gjithë botën. Produkti që shesin është: rritja e forcës luftarake të ushtrive. Biznesi i tyre është: lufta. Forcat angleze dhe amerikane do të ishin të humbur pa ekspertët e tyre që janë pikërisht këto firma ushtarake që po ndërmarrin gjinthnjë e më tepër detyrat e ushtarëve të rregullt. ”Lufta po privatizohet” tha eksperti Peter Singer nga instutiti i Brookings në Uashington. ”Pika kulminante e këtij modeli është angazhimi në Irak”. 

Shifrat tregojnë qartë: ndërsa në luftën e parë të Gjirit njëri nga 100 ushtarë ishtë i punësuar nga firmat ushtarake, sipas gazetës”Guardian” tani në Irak njëri nga 10 ushtarë anglez apo amerikanë është “me kontratë private” dmth i punësuar nga firma private ushtarake. 10000 ushtarë privatë janë momentalisht në aksion në Irak. Sa për krahasim: Britania e Madhe, që është forca e dytë ushtarake në Irak ka 9900 ushtarë të stacionuar atje. 

 

Mercenarë

Këto ushtarë privatë apo si njihen më mirë mercenarë janë shumica anëtarë të ushtrisë apo ish-ushtarakë nga njësitë speciale dhe janë aktivë në të gjitha format e makinerisë ushtarake. Kështu psh ishin pikërisht këto mercenarë (të punësuar nga firma private ushtarake që kënë kontratë më Pentagonin) të cilët drejtuan sistemin e armatimit te bombarduesve B-52 tani në Irak. Po ashtu ishte një firmë amerikane që i ushtroi forcat e GI-s për luftimin trup me trup në Kuvajt. 

Tani një firmë e tillë amerikane ka marrë detyrën fitimprurëse që të kryej stërvitjen e ushtrisë dhe policisë irakiane. Ndërkohë një firmë tjetër angleze është e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve amerikan në Irak. 

Fitimi i këtyre firmave private ushtarake të USA dhe Britanisë së Madhe arrin në 300 miliard dollar në vit. 

Sidomos në Irak, ku sipas të dhënave dhe llogaritjeve shpenzohet në aspektin ushtarak një e treta e buxhetit amerikan, këto firma kanë fitime shumë te mëdha. Nga njëra anë janë arsyet ekonomike që i nxisin qeveritë e Londrës dhe Uashingtonit të angazhojnë firmat private në luftë. Nga ana tjetër ushtritë kombëtare të këtyre vendeve, me mbarimin e luftës se ftohtë po zvogëlohen si psh forcat amerikane të cilat janë reduktuar me 40%. Ushtria angleze asnjëherë nuk ka qenë më e vogël në numër sesa sot. Megjithë shpenzimet e mëdha që duhen bërë për të angazhuar firmat private, për USA dhe Anglinë është më me leverdi të marrin ekspertë të gatshëm sesa ti stërvitin e përgatitin vetë ato. 

 

Kontroll nuk ka. 

Është dhe një arsye tjetër ndoshta më kryesorja që USA dhe shtetet e tjera perëndimore po përdorin këto firma private në luftë: Aksionet e këtyre ushtarëve të firmave nuk janë nën kontrollin e parlamentit të qeverisë që i merr “me qera”. Por ajo që është më kryesorja është së qeveria nuk mban përgjegjësi për “gabimet” që mund të bëjnë ushtarët e firmave. Kështu ushtari përgjigjet para firmës që e ka “punësuar” për gabimet e tij dhe nuk duhet të dalin para gjygjit ushtarak. Gjenerali amerikan Hackworth thotë: Ushtarët e marrë me qera kryejnë “punë”të cilat opinioni publik nuk i merr vesh kurrë. “Eksiston rreziku që situata dalë jashtë kontrolli sepse këto firma mund të kthehen në ushtri të vogla” paralajmëron një gjeneral amerikan tashmë në pension. 

Edhe për Peter Singer privatizimi i luftës është problematik”Për hërë të parë në historinë e shtetit po heqin dorë qeveritë nga e drejta e tyre monopole për të ndërmarrë veprime ushtarake”. Po ashtu ai thotë ”Nuk duhet harruar se këto firma nuk kanë dalë në betejë për të mbrojtur interesat e shtetit por për të fituar para”

 

Firmat në front: Ekspertë lufte

Ne USA ka më tëpër se 30 firma ushtarake. Shumica e tyre janë në listën e 500 firmave më të pasura të USA. Më të njohurat prej tyre janë MPRI, Dyn. Corp dhe ITT. Punëtorët e këtyrë firmave janë aktiv në Irak, në Ballkan, Amerikën latine, Afganistan dhe Afrikë. 

Edhe në Angli ka mjaft firma të tilla si psh ajo “Big Player”që siguron zyrtarët amerikanë e anglez në Irak. Për këtë firmë punojnë ish-anëtarë te njësive speciale SAS dhe ish-paraushtarakë nga Fidxhi. Firma të tjera janë Erinys Internacional. Genric Ltd dhe Controll Risks Group.

 

Detyrat e ushtarëve privat

Jo vetëm në Irak ka ushtarë privat por me mbarimin e luftës së ftohtë, ato janë në të gjitha vendet ku USA janë prezente ushtarakisht. Disa shembuj për këtë: Baza ushtarake amerikane Bond Steel në Kosovë u ndërtua dhë është nën drejtimin e ushtarëve privatë. Në qytetin verior të Bosnjës, Tuzla, ku gjendet Komanda e trupave paqeruajtëse, ka pothuajse 100% veçse ushtarë privat. Punëtorë të firmave amerikane ushtarake po stërvitin dhe po shkollojnë ushtrinë dhe policinë boshnjake. 

Ne Afganistan përgjigjet një firmë amerikane për sigurinë e presidentit Karzai. Sipas vrojtuesve ushtarët privat luftojnë dhe kundër Talibanëve. Me urdhër të Uashingtonit ushtarët privat shkatërruan disa plantazhe me kokainë në Kolumbi. 

 

Ushtarët private mund të bëjnë”gabime” më të rënda sesa ushtari i rregullt

Këtë gjë e vërteton rasti që solli shumë shqetësim në Bosnjë: Ushtarë të firmes amerikane Dyn. Corp rrëmbyen. përdhunuan dhe shitën si skllave seksi një vajzë 12 vjecare. Shteti i Bosnjës hodhi në gjyq autorët e krimit. Autorët e krimit u hoqën nga puna dmth u larguan nga detyra në firmën Dyn. Corp. Ndjekje tjetër penale për këta ushtarë nuk pati. Ndërkohë që një ushtarë i rregullt do të dilte para gjyqit ushtarak dhe do të dënohej. 

Firma Dyn. Corp po shkollon dhe policinë irakiane dhe ka marrë famë të madhe në Uashington. Në vitin 2001, ushtarë të Dyn. Corp rrëzuan një avion në Peru duke dyshuar se ka drogë. Mirëpo në bordin e avionit kishte vetëm misionarë. Dhënësi i kësaj detyre, qeveria amerikane, u tregua shumë e prekur nga ky incident, por përgjegjësinë për këtë ngjarje nuk e pranoi. 

 

Artikull i shkëputur nga gazeta ditore austrike “Kurier” 06. 01. 2004

Autori: Susanna Bastaroli

Përktheu: Daud Kurtabegu 

Publikimi i parë: 23.1.2004

Analiza politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *