Një formulë e rëndomtë që të jesh më i miri


Të gjithë njerëzit dëshirojnë t’i kenë gjërat më të mira në jetë, e kam fjalën, të kenë një jetë të lumtur dhe lumturinë ta arrijnë si rrjedhojë e punëve që kryejnë, por edhe të jenë më të mirët në mesin e të tjerëve dhe se të tjerët mos të jenë më të mirë se këta në mesin e tyre. Vallë, a është realiteti ynë i këtillë? Dorën në zemër, sa herë na ndodh të na vërtiten lloje të këtilla mendimesh në mendjen tonë?

“Unë dua të jem punëtori apo studenti më i mirë!” apo “Unë dua të kem celularin më të mirë!” apo “Unë dua ta posedojë makinën më të shtrenjtë në botë!” apo “Unë dua të jem i martuar me gruan më të bukur në botë!” apo “Unë dua… !”

Të dashur vëllezër dhe të nderuara motra! Vallë, ju ka ndodhur ndonjëherë që t’u vije në mendje një shprehje e kësaj natyre “Unë dua të jem myslimani më i mirë!” Tani, nuk dua të flas për çështjen e veprimit që kërkon për të arritur këtë gradë, por vetëm se më intereson a ju ka shkuar mendja për një ide të këtillë?

Pra, pasi që tema u shpalos dhe se doli në dritë qëllimi i saj, atëherë ju menjëherë mund të mendoni:  “Nëse duhet të jem myslimani më i mirë, atëherë më duhet të qëndrojë gjithë ditën në xhami apo duhet të agjërojë çdo ditë!” Në këtë, ne të themi se mendimi yt është i gabuar dhe se nuk ke aspak të drejtë në këtë!

Në të vërtetë, lexoje këtë thënie profetike se si Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) na jep një formulë të rëndomtë për këtë çështje:

“Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe pastaj ua mëson të tjerëve!” (Buhariu).

I lartësuar është Allahu! Vallë, a nuk është kjo një mënyrë e rëndomtë për këtë që po e themi? Dua të them, nuk kërkon nga ne të qëndrojmë 24 orë në xhami, porse çelësi i saj është në fjalën e Allahut – Kuranin!

Fillo me leximin e Kuranit së paku një faqe në ditë duke e kuptuar atë, ngase Allahu kështu urdhëron!

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kuranin) e Allahut, e mos u përçani! Përkujtojeni dhuntinë e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij agut të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehenemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu ua sqaron juve argumentet e Veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur. (3:103).

Ne Kuranin e bëmë të lehtë për mësim, mirëpo a ka ndokush që merr mësim? (54:17)

 

Përmbushja e një detyre Islame

Me një rast, Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Feja është këshillë!” Shokët e tij që ishin prezent aty, i thanë: ”O i Dërguar i Allahut! Për kënd është këshillë?” Atëherë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) tha: “Feja është këshillë për Allahun, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për prijësin e besimtarëve dhe për masën e gjerë të myslimanëve!”

Kështu, këshilla për Librin e Allahut e përfshin leximin e tij me rregull, pastaj mësimin e rregullave të texhvidit dhe përpjekja për të lexuar sa më të bukur sipas rregullave kuranore, dua të them, kuptimin e ajeteve kuranore dhe dija mbi arsyet e shpalljes së verseteve të veçanta të Kuranit. Në fakt, të bindurit në çështjen më të rëndësishme që lidhet me atë, e ajo është të pohuarit se Kurani është Fjalë e përsosur e Allahut, në të vërtetë, krijimi nuk i përshkruhet atij dhe se ai nuk është pjesë e krijimit. Ndërsa ne e nderojmë atë duke e mësuar, duke e zbatuar në përditshmërinë tonë, duke përfituar nga leximi i tij dhe duke i thirr të tjerët tek ai. Pra, duke e lexuar dhe duke e reflektuar Kuranin në jetën tonë, ne e përmbushim një detyrim dhe me lejen e Zotit do të shpërblehemi për këtë gjë. 

 

 Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit 

Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë në Ditën e Gjykimit si ndërmjetësues për lexuesit e tij.” (Sahih Muslim). 

Nëpër të gjitha mëngjeset e ftohta të dimrit, por edhe të freskëta të verës, që pas faljes së sabahut e kemi kaluar në lexim të Fjalës së Zotit, ta kemi të qartë se do të korrim sukses dhe se suksesi do të na vijë në Ditën kur kemi më së shumti nevojë për atë, e ajo është Dita e Gjykimit. Mirëpo, ne nuk mund ta imagjinojmë se si do të jetë momenti kur Kurani do të ndërmjetësojë për ata që e kanë nderuar (lexuar, mësuar), por nëse jemi të këtillë në këtë botë, atëherë të jemi të sigurt se do ta përjetojmë atë Ditë.  

Allahu na bëftë prej tyre, amin! 

 

Sa të kushtojnë 5 minuta?

Besojë se ju e keni të njohur hadithin: “Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut (Kurani), ai do të ketë për atë një shpërblim më të mirë, por edhe dhjetë herë më tepër. Nuk them: “Elif Lam Mim” një shkronjë, por “Elif” një shkronjë, “Lam” një shkronjë dhe “Mim” një shkronjë!” 

I lartësuar është Allahu! Vallë, a mund të imagjinosh peshën e veprave të mira që të shtohen në anën tënde të djathtë duke lexuar vetëm një ajet? Me të vërtetë, kjo është një mirësi e madhe për ne, mirëpo… “Edhe po të përpiqeni t’i numëroni të mirat e Zotit tuaj, ju nuk do të mund ta arrini një gjë të këtillë…” – thotë Zoti në Kuran.

Nuk kanë fund të mirat të cilat rezultojnë nga leximi i Kuranit… Por, edhe urtësia dhe mendimet e tua të ndihmojnë në zhvillimin e personalitetit tënd në aspekt pozitiv, edhe atë duke të dhënë një kuptim të qartë dhe një ngritje të shkëlqyeshme të intelektit.

Allahu na bëftë nga njerëzit e Kuranit dhe ta bëjë Kuranin një dëshmitar për ne në Ditën e Gjykimit. E kam fjalën, ta bëjë Fjalën e Tij në dobinë tonë, e assesi kundër nesh! Amin! 

Andaj, vazhdo me leximin dhe me mësimin e tij për vete, e pastaj dijen tënde që e ke për Kuranin bartte te të tjerët, dhe vetëdijesohu se në këtë mënyrë do ta realizosh formulën e rëndomtë, e ajo është TË JESH MYSLIMANI MË I MIRË, me lejen e Allahut! 

Përktheu nga anglishtja: Nexhmedin Kalisi

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *