Argumenti se Ehli Hadithi janë ndjekës të Vërtetës


Imam Ebul-Kasim Isfahaniu, rahimehullah,, në librin e tij të çmueshëm “El-Huxhxhe fi bejanil-Mehaxhe”, thotë:

“Prej argumenteve që argumentojnë se Ehli Hadithi janë ndjekës të Vërtetës është edhe fakti se ai që shfleton të gjitha librat e tyre, nga libri i pare e deri te i fundit, të vjetrat dhe të rejat, edhe pse vijnë nga vende dhe kohëra të ndryshme, edhe pse kanë jetuar larg njëri tjetrit, secili ka jetuar në rajonin e vet, do të vëresh se në sqarimin e besimit islam, akides, janë të një gjuhe, të një metode, ndjekin të njëjtën rrugë dhe askush nuk devijon prej saj asnjë milimetër; kanë një fjalë dhe një veprim. Nuk mund të vëresh mes tyre divergjenca ose përçarje edhe në çështje të imta. Madje nëse i grumbullojmë të gjitha fjalët që i kanë thënë me gjuhën e tyre dhe ato që i kanë transmetuar nga selefi i devotshëm, do të vëresh sikur dalin nga një zemër dhe nga një gjuhë. Andaj, a ka argument më të qartë për këtë metodë se sa kjo që thamë?!”

(مما يدل على أن أهل الحديث هم على الحق: أنك لو طالعت جميع كتبهم المصنفة من أولهم إلى آخرهم، قديمهم وحديثهم، مع اختلاف بلدانهم وأزمانهم، وتباعد ما بينهم في الديار، وسكون كل واحد منهم قطراً من الأقطار؛ وجدتهم في بيان الاعتقاد على وتيرة واحدة، ونمط واحد، يجرون فيه على طريقة لا يحيدون عنها، ولا يميلون فيها، قولهم في ذلك واحد، وفعلهم واحد، لا ترى بينهم اختلافاً ولا تفرقاً في شيء ما وإن قلْ. بل لو جمعت جميع ما جرى على ألسنتهم ونقلوه عن سلفهم، وجدته كأنه جاء من قلبٍ واحد، وجرى على لسان واحد، وهل على الحق دليل أبين من هذا؟!)

Pastaj duke folur për ithtarët e devijimeve, bidatçive thotë:

“Nëse analizon ithtarët e epsheve dhe bidateve, do të vëresh se ata janë të ndarë dhe të përçarë, grupe dhe parti, saqë nuk mund të gjesh dy njerëz prej tyre në një rrugë e metodë”. (2/224-228).

(وأما إذا نظرت إلى أهل الأهواء والبدع رأيتهم متفرقين مختلفين أو شيعاً وأحزاباً لا تكاد تجد اثنين منهم على طريقة واحدة…) أ.هـ (الحجة في بيان المجة لأبي القاسم الأصفهاني 2/224-228).

Urtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *