Kur mund të shpëton nxënësi i dijes?


Shejh Ebu Sinan, Zejd ibën Sinan El-Esediu, rahimehullah, thotë:

(( إذا كان طالبُ العِلمِ – قبل أنْ يتعَلَّمَ مسألةً في الدِّين – يَتَعَلَّمُ الوقيعةَ في الناسِ : متى يُفْلِحُ ))

“Nëse nxënësi i dijes, para se të mëson ndonjë çështje në fe, mëson akuzimin e njerëzve, kur do të shpëton ai”.

(Shiko: “Rijadun-Nufus”, 1/ 388 dhe “Tertibul-Medarik”, 2/ 14). Marrë nga “El-Minehus-Sahihati”, fq. 3

Një: Shpëtimi i njeriut varet nga veprat e tija të mira…andaj çështja e parë të cilën duhet ta mësojë është gjërat që i sigurojnë shpëtimin në dynja dhe ahiret…kurse akuza ndaj njerëzve dhe ofendimi i tyre sigurisht se nuk është vepër e cila i shkakton shpëtim njeriut as në dynja e as në ahiret…

E dyta: njeriu duhet të zhvillohet në bazë të parimeve fetare dhe në bazë të prioriteteve fetare të caktuara…fillimi me akuzimin e tjerëve dhe mos angazhimin me vepra të mira, është veprim në kundërshtim me këto parime…

E treta: Brenga e të gjithë dijetarëve të selefit, që nga sahabet e deri te ato më të vonshmit, ka qenë shpëtimi i tij personal dhe të gjithë diturinë dhe të gjitha veprat e mira që i ka bërë i ka bërë për të garantuar vetes këtë shpëtim…e angazhimi me akuzimin e tjetrit dhe ofendime nuk e ndihmon aspak njeriun në këtë drejtim…

Bekir Halimi 

Publikim i pare: 2011-04-22 

Artikuj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *